• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi mes lotësh i familjes ukrainase në Tiranë: Djali i vogël i tha babit ‘mos qaj, tanket do ikin dhe ne do kthehemi në shtëpi’

by
27/03/2022 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Yana Nikolaenko me dy djemtë, Timurin dhe Nikitan, si dhe me nënën e saj, Nataliyan, udhëtuan me javë të tëra për t’u larguar nga luftimet në qytetin e tyre Buça të Ukrainës. Ata kanë arritur në Tiranë më 20 mars, por pas vetes në Ukrainë kanë lënë të gjithë familjarët e tjerë, përfshirë burrin e Yanas, Igorin. Ndonëse nuk e dinë se çfarë do të sjellë e ardhmja, Yana dhe nëna e saj shpresojnë që lufta të mbarojë shpejt.

Lufta në Ukrainë e detyroi Yanan me dy djemtë dhe nënën e saj të udhëtojë me javë të tëra me makinën e tyre për të mbërritur në një vend të sigurt.

Ata kaluan një pjesë të Ukrainës, Rumanisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për t’u strehuar në Tiranë. Këtu kanë mbërritur më 20 mars, gati një muaj pasi Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre.

Yana thotë se po mundohet t’i bëjë fëmijët të ndihen si në shtëpi, ndonëse ndiejnë mungesën për babain Igorin që ka mbetur në Ukrainë. Bashkë me nënën ajo shikon me trishtim pamjet që një i afërm ka dërguar nga Ukraina, shohin shtëpinë e tyre të dëmtuar rëndë nga sulmet e ushtrisë ruse.

Yana thotë se këto pamje përpiqet t’i mbajë larg syrit të fëmijëve të saj 9 dhe tre vjeç.

“Kjo është gjëja më e dhimbshme. Djali i madh e kupton se çfarë është lufta. Dje (23 mars) ishte ulur në shtrat, duart po i dridheshin dhe tha se po e kuptonte se çfarë po ndodh”.

Deri kur u larguan, Yana thotë se u kanë mbijetuar granatimeve dhe të shtënave me armë zjarri duke u fshehur në bodrumet e banesave të ndryshme pa ushqim e ujë.

Burri i saj nuk ka mundur të largohet për shkak të ligjit që nuk i lejon burrat të ikin nga lufta, atje i ka mbetur dhe babai.

“Burri im po qante atë ditë, por djali im i vogël i tha “mos qaj babi! Tanket do të largohen, të shtënat me armë do të ndalen dhe ne do të kthehemi në shtëpi”.

Në Shqipëri Yana thotë se ka ardhur me rekomandimin e një mikeje.

“Ne shpresojmë që lufta të mbarojë dhe të kthehemi në shtëpi. Ne u futëm në shtëpinë e re vitin kaluar, nuk jetuam dot as një vit aty. Fëmijët kishin dhomën e tyre, nuk u mungonte asgjë”.

Yana thotë se nuk e kanë idenë se çfarë do të sjellë e ardhmja por thotë se ajo dhe nëna e saj duan të punojnë në Shqipëri që fëmijëve të mos u mungojë asgjë./REL

/b.h

Next Post
“Rusia po përpiqet të na ndajë në dy pjesë”/ Inteligjenca ukrainase zbulon planin e Putin: Së shpejti do të nisë…

"Rusia po përpiqet të na ndajë në dy pjesë"/ Inteligjenca ukrainase zbulon planin e Putin: Së shpejti do të nisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In