• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Yuri Kim: Porosia e ish-ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, para se të vija këtu

by A R
22/10/2020 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku ka rrëfyer jetën e saj, karrierën diplomatike dhe misionin aktual që ka në vendin tonë.

Kim u pyet nga gazetari Fevziu nëse e njihte Shqipërinë dhe nëse kishte informacion për vendin tonë përpara se të vinte si ambasadore në Tiranë.

Diplomatja amerikane u shpreh se përpara se të niste misionin diplomatik në Shqipëri, pati një takim me të gjitha ish-ambasadorët amerikanë në vendin tonë.

Blendi Fevziu: Ambasadorja Kim, shumë faleminderit që na pritët në rezidencën tuaj.

Ambasadorja Kim: Është kënaqësi t’ju kem këtu. Mirë se erdhët.

Blendi Fevziu: Keni qenë këtu që nga fillimi i Janarit, apo jo?

Ambasadorja Kim: E saktë.

Blendi Fevziu: Si është qëndrimi juaj në Shqipëri?

Ambasadorja Kim: Është i mrekullueshëm. Më i miri.

Blendi Fevziu: Çfarë doni të thoni me i mrekullueshëm?

Ambasadorja Kim: Do të thotë që Shqipëria është një nga vendet më të mira në botë për një amerikan. Është kënaqësi të jem këtu.

Blendi Fevziu: Sepse është vend pro-amerikan apo…

Ambasadorja Kim: Është sepse është një vend pro-amerikan, me një histori të pasur dhe me njerëz të mrekullueshëm.

Blendi Fevziu: Po ju keni qenë më parë edhe në Turqi me mision. Turqia ka një histori si e jona, të pasur në histori, të pasur në kulturë. Pse thoni se Shqipëria është vendi më i mirë në botë?

Ambasadorja Kim: Ngaqë…

Blendi Fevziu: Apo flisni si ambasadore?

Ambasadorja Kim: Flas edhe si ambasadore edhe si person. Për mua, Shqipëria…

Blendi Fevziu: Nuk është diplomatike…

Ambasadorja Kim: Jo, jo. Jo, Shqipëria është një vend i veçantë, mendoj, shumë shumë i veçantë në botë.

Blendi Fevziu: Për shkak të diellit, të motit? Sepse të gjithë ish-ambasadorët më kanë thënë në intervista se dielli është gjëja më e mirë në Shqipëri.

Ambasadorja Kim: Po. Dielli këtu është i ndritshëm, i ngrohtë, por edhe shumë i butë. Ndryshe nga çdo vend tjetër në botë.

Blendi Fevziu: A kishit ndonjë ide për vendin tonë përpara se të vinit në Shqipëri?

Ambasadorja Kim: Pakëz. U takova me të gjithë ish-ambasadorët…

Blendi Fevziu: Përpara se të emëroheshit si ambasadore.

Ambasadorja Kim: Dija pak, por është…

Blendi Fevziu: …informacion të përgjithshëm …

Ambasadorja Kim: …po, saktë… E dini, ka shumë legjenda për Shqipërinë por nuk e njihja Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Pastaj u takuat me ish-ambasadorët në Shqipëri? Çfarë ju thanë?

Ambasadorja Kim: Të gjithë më thanë se pasi të kesh ardhur në Shqipëri, nuk të hiqet nga zemra.

Blendi Fevziu: Është e njëjta gjë për të gjithë ata, mendoj?

Ambasadorja Kim: Të gjithë.

Blendi Fevziu: Cila ishte këshilla më e mirëqë të dhanë?

Ambasadorja Kim: Mendoj këshilla më e mirë ishte nga Ambasadori Rajerson, i cili më tha

Blendi Fevziu: Ambasadori i parëpas rifillimit të marrëdhënieve diplomatike në vitin ’91…

Ambasadorja Kim: Po, më tregoi se sa i veçantë është ky vend, se vendi ka kaluar shumë, se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie shumë unike, dhe që ka shumë potencial, ndaj jam e lumtur që jam këtu.

Blendi Fevziu: Ambasadori Rajerson ka qenë këtu në një çast të pashlyeshëm, kur Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker erdhi në Shqipëri. Ishte një ditë e çmendur fare, për ne por mendoj edhe për diplomacinë amerikane.

Ambasadorja Kim: Po.

Next Post
Hetim në gjendje të lirë për zyrtarët e ARRSH-së në Durrës

Hetim në gjendje të lirë për zyrtarët e ARRSH-së në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com