• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Veliajt: Ja ndryshimet që do të pësojë Tirana

by A R
15/03/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e verës për Erion Veliaj, nuk u mbyll si ajo e njeriut merimangë, ashtu siç nisi. Megjithëse një robë luftëtari dhe mbrojtësi të qytetit ai ia vesh çdo ditë vetes në kryerjen e detyrës së kryebashkiakut.  Koha, gjykatësja e më e vështirë për t’u manipuluar, do të vlerësojë nëse kjo ishte një maskë apo lëkurë e  administratorit të ri. Përtej elokuecës së zakonshme në studion e Shih Programin në TVSH, Veliaj dha disa lajme për bashkëqytetarët e tij. Më i miri, mbetet ai që ende nuk ka firmosur asnjë leje ndërtimi në kryeqytetin e tejlodhur me beton. Më i keqi është se mund të jetë fundi i kësaj periudhe dhe se së shpejti do të ketë leje për ndërtime të reja që do të lartohen në Tiranë. Por, ndërkohë Veliaj ka thyer dhe një rekord brenda pak muajsh. Që kur ka ardhur në detyrë janë zhvilluar mbi 100 protesta kundër vendimeve të bashkisë. Për qytetarin e parë të Tiranës ky është një sukses e kjo sepse jo vetëm dëshmon që po punohet, por sepse janë trazuar po ujërat e ndenjur. Lidhur me bulevardin e ri të Tiranës, për të cilin vetëm javën e kaluar u bënë katër protesta, Veliaj ka thënë se Bashkia nuk ka prishur objekte, por vetëm ka dhënë dëmshpërblimet në raport me vendimin e Qeverisë.

Kreu i bashkisë ka sqaruar edhe njëherë kategoritë që janë prekur dhe kanë përfituar nga ky proces, duke sjellë në vëmëndje se ndërsa ish-pronarët e truallit kanë mbetur të kënaqur me kompensimin, personat që dekadat e fundit kishin zaptuar këto troje janë më pak të kënaqur, pasi janë kompensuar vetëm për ndërtimet duke ngelur natyrisht më pak të kënaqur, po aq sa dhe kategoria tjetër që ka ndërtuar në tokë shtetërore apo ajo që nuk ka asnjë dokumentacion për ndërtimin. Veliaj ka bërë të ditur në studion e Enkel Demi se po rishikohet dhe projekti i Bulevardit të ri të Tiranës dhe se arkitektëve britanikë u është kërkuar të rishikojnë raportin mes ndërtimeve dhe gjelbërimit në favor të këtij të fundit. Ai tha se projekti për Bulevardin e ri të Tiranës doli nga sirtarët rreth 27 vjet, pasi ishte parë si zgjidhje nga qeveria e Adil Çarçanit. Sipas tij, në këtë boulevard ka mundësi jo vetëm për të sistemuar një pjesë të mirë të zyrave të administratës përgjatë gjatësisë së tij, por do të ketë teatro, kinema dhe hapësira për shkolla e kopshte të reja.

Duke zbritur më poshtë në qendër të Tiranës Veliaj thotë se punimet për rindërtimit të sheshit “Skenderbej” do të nisin shumë shpejt, pasi të mbarojnë punimet për Unazën e Vogël. Sipas kryebashkiakut, sheshi qendror i kryeqytetit po planifikohet që të kthehet në një qendër krenarie për shqiptarët. Veliaj ka zbuluar se aty po planifikohet që të ketë gurë dhe pllaka nga e gjithë Shqipëria, duke bërë bashkë në të njëjtën hapësirë gjithë vendin. Gjithashtu në këtë zonë, që Veliaj ka lënë të nënkuptohet se mund të shërbejë dhe si pedonale do të mbillen dhe pemë autoktone shqiptare. E duke qëndruar tek pemët, kryetari i Tiranës ka bërë të ditur se megjithëse ende nuk ka nisur tarifimi për parkimet nëpër lagje e rrugë, deri më tani vetëm me paratë e biletave të parkimeve tek sheshi “Italia” dhe atij tek stadiumi “Selman Stermasi” janë blerë dhe janë mbjellur rreth 7 mijë pemë, ose rreth 1 mijë pemë në muaj.

Ndërsa lidhur me një tjetër hapësirë publike të gjelbër, për të cilën ka patur akuza ndaj Veliajt se po tenton ta betonizojë, atë të Parkut të Liqenit, kryebashkiaku ka deklaruar se aty nuk do të ketë ndërtime sa të jetë ai kryetar Bashkie. Ai këmbëngul se reagimet e shoqërisë civile janë të yshtura nga opozita dhe se ato nuk janë cënuar në asnjë rrethanë nga policia bashkiake.

Ndërsa lidhur me një pallat të ri që po ndërtohet përballë Fakultetit Ekonomik, Veliaj deklaroi se ai nuk është brenda hapësirës së parkut të liqenit artificial, por se është një rrugë pas parkut dhe se ndërtimi po bëhet në pronë private. Gjatë bisedës, Veliaj ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të nisë puna për të përcaktuar saktësisht kufinjtë e parkut të liqenit. Ai ka paralajmëruar nisjen e një operacioni për markimin e kësaj hapësire, në mënyrë që të shmanget përdorimi i disa xhepave të këtij Parku për parkime private.

Ndërkohë ai ka shtuar se brenda këtij mandate do të ndërtohen parqet në zona të ndryshme të Tiranës si në Farkë, Kashar dhe Vaqarr. Nga ana tjetër, Veliaj ka njoftuar se do t’i nënshtrohet rindërtimit liceu “Jordan Misja”, shkolla që brumosi jo pak artistë të njohur shqiptarë që kanë pushuar skenat ndërkombëtare. Nga ana tjetër ngulmoi se shkolla “Kosova” do të rindërtohet, edhe për të treguar që nuk ka pallat aty ku i vihet flaka një shkolle.

Next Post

Te marten vazhdon seanca në Kosovë por pa pozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In