• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i turistes amerikane: Shqipëria, vendi i ëndrrave të mia

by Java News
25/08/2015 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guida e rradhës për në Shqipëri vjen nga “Adventurous Kate”, një blogere nga SHBA e cila udhëton e vetme nëpër të gjithë botën.

Në një shkrim të veçantë dedikuar udhëtimit të saj nëpër Shqipëri, Kate përshkruan në detaje çdo moment të kësaj aventure që sipas saj nis kështu:

“Shqipëria ishte vendi që mezi po prisja të vizitoja këtë verë. Ishte pjesë e endrrave të mia – vend i një kulture të mahnitshme dhe e disa prej plazheve më të bukura në Europë, por ende pak ‘i humbur’.”

Më tej, në përshkrimin e saj Kate tregon sesi i lindi idea për të vizituar Shqipërinë, e kjo ndodhi pasi ishte miqësuar me dy vajza shqiptare, emigrante në SHBA, që e kishin shoqëruar atë në një tur në Amerikën qëndrore. Të prezantuara si Erisa dhe Bianka, këto dy vajza i kishin rrëfyer Kate histori dhe anekdoda për Shqipërinë, duke i dhënë mundësinë asaj të njihte një vend që sipas saj shumica e njerëzve e njohin nëpërmjet filmit Taken. Kështu, në mënyrë që t’i jepte Shqipërisë një shans për të njohur dhe anët e saj të mrekullueshme e jo vetëm steriotipet negative , ajo vendosi ta vizitonte personalisht vendin tonë dhe mbeti padyshim e mahnitur.DSCF1286

Ndonëse fillimisht tregon se vendi ynë ka ende disa probleme me infrastrukturën për turistët dhe sqaron nivelin e zhvillimit dhe të ekonomisë tonë, duke mos harruar pa përmendur faktin se shumicën e shekullit të 20-të Shqipëria e ka kaluar në izolim të plotë duke lënë pasoja edhe në ditët e sotme.

Artikulli nis me faktin e parë, se “Shqipëria është një vend mysliman”, çka për blogeren Kate është mjaft interesante pasi njihet kryesisht si një vend laik, ku feja nuk ndikon në qeverisje. Më tej gjuha shqipe është sërish në fokus, si një gjuhë “që nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër ekzistuese”, pavarsisht prejardhjes së saj indo-Europiane.

DSCF1162Ajo çka tërheq vëmendjen e saj është gjithashtu prania e flamurit Shqiptar kudo, (jo vetëm në ndërtesat qeveritare) si dhe shitja e simbolit kombëtar të shqiptarëve në forma të ndryshme, në bluza e deri në postera. Të njëjtin detaj ajo e ka vënë re dhe në Kosovë, duke sqaruar se është vend me kombësi shqiptare. Por fakti më i mahnitshëm për të janë çmimet absolutisht të ulëta në Shqipëri, duke listuar një sërë produktesh si ushqimi, kafet dhe birrat, por dhe veshjet.

Ndërsa kritikon disi transportin publik dhe mungesën e stacionëve të autobusve dhe mjeteve të tjera të transportit, ajo rrëfen një eksperiencë jo fort të këndshme me mundin që ju desh të kalonte për të mbërritur në destinacion.

Megjithatë jeta e natës dhe kafja e pasdites janë ndër momentet e saj të preferuara, duke e krahasuar këtë zakon me kulturën e Ballkanit dhe sidomos Mesdheut për kënaqësinë e konsumit të kafesë që dominon kudo. Kujdesi i gjyshërve që shoqërojnë nipërit dhe mbesat është një tjetër element, që Kate e vlerëson si një tregues i rëndësishëm i familjeve të forta dhe të mbyllura.DSCF1098-Edit

Por surpriza më e madhe për të do të jetë Tirana, tepër e këndshme e që do ta donte shumë me jetën e gjallë dhe vibruese që ofron kryeqyteti shqiptar.

Vizitat në Berat, në Sarandë, Butrint e Ksamil janë gjithashtu pjesë e guidës së saj ku ndjesitë nuk kanë nevojë për komente dhe ajo i prezanton me fotot mahnitëse për të gjithë ndjekësit e saj.

Riviera Shqiptare si gjithmonë merr 5 yjet për disa nga plazhet më të bukura të Europës, me ujërat e kaltra e të ftohta si Ksamili, Himara dhe Drimadhesi. Duke shtuar se Shqipëria është jo plotësisht e zbuluar ajo shton se nuk do të jetë përgjithmonë kështu ndaj i nxit lexuesit e saj t’a vizitojnë vendin tonë sa më parë, ndërsa e rekomandon shumë dhe për femrat turiste që udhëtojnë vetëm duke mos harruar të përmendë dhe larminë e mundësive për turizëm e sporte të ndryshme përgjatë gjithë vitit.

Next Post

Një peticion kërkon që feminizmi të cilësohet si “grup terrorist”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In