• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i tmerrshëm i motrave Kajtazi/ “Babai më ka zhveshur dhe më ka pështyrë në pjesët intime” (3 Video)

by
15/08/2015 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orialda dhe Klevisa Kajtazim dy motrat e zhdukura për rreth një muaj nga familja e tyre, kanë regjistruar 4 video, 88 minuta gjithsej, (dy prej të cilave më tepër se 30 minuta secila), për të rrëfyer historinë e jetës së tyre. “Po flasim që të tregojmë se çfarë ka ndodhur me jetën tonë. Prindërit dhe motra e madhe janë fajtorë për arratisjen tonë. Na kanë rrahur, na kanë fyer për vite të tëra. Ne nuk kthemi gjallë në shtëpi. Më mirë vrasim veten”, thonë ato në video, të publikuara nga Panorama.

Rrëfimi i 14­vjeçares Klevisa, nëse është e vërtetë, është i tmerrshëm. Ajo thotë se njëherë i ati i ka future kokën në banjë, ndërsa në një rast tjetër, i ka ulur mbathjet dhe e ka pështyrë në pjesët intime. Rrëfimi Ne jemi dy motrat Kajtazi që jemi në kërkim nga Policia dhe po e bëjmë këtë video për të treguar të vërtetën dhe për t’i çjerrë maskën të gjithë atyre që e quajnë veten prindërit tanë, familja jonë e motra jonë. Siç e shikoni nuk na detyron njeri të shprehim mendimin tonë, por jemi vetëm vetë, pa kontrollin e askujt. Do të tregojmë të gjitha ato që kemi në zemër, çfarë kemi vuajtur. Shpresojmë që të mos na paragjykoni, por të na kuptoni për zgjedhjen që ne kemi bërë.

JETA ME FAMILJEN TONË, MAMIN, BABIN DHE MOTRËN E MADHE (Klevisa)­ Vjet një djalë që ishte në shkollën tonë dhe që ishte me kartelë më hodhi ujë, duke më lagur komplet. Ai më ngacmonte, por nuk e pashë me rëndësi t’ia tregoja prindërve se ai ishte me kartelë. Shkova në shtëpi dhe prindërit më pyetën pse isha lagur dhe u tregova të vërtetën.

Ata nisën të hamendësonin, duke më thënë se unë kisha lidhje me atë djalin dhe kisha kryer marrëdhënie seksuale me të. Më akuzonin se e kisha ulur veten. Vazhdoja t’u tregoja se nuk kishte asgjë nga këto, por vetëm më qëllonin. Të nesërmen erdhën në shkollë, bënë bujë të madhe, e morën vesh të gjithë. Atë djalin e shanë dhe mua më rrahën. Që para se të ikja nga shtëpia ma përmendnin gjithmonë që unë e paskam dashur atë djalin.

Mua më kanë ngacmuar shumë çuna, 30 çuna në shkollë, por nuk u kam treguar se prindërit direkt do të më thoshin se do t’i kisha të dashur. Kur kam qenë 7 vjeçe kujtoj se m’u thyen filxhanë kafeje pa dashje dhe babi më rrahu e më hodhi sipër copave të thyer. Edhe më vonë, kujtoj që mora një peshqir të pastër sepse ai që ishte në banjë ishte i pistë. Babai më tha: ‘U bëre ti të kesh merak nga familja’. Edhe atëherë më rrahu dhe më futi kokën në banjë, e cila ishte e papastër.

Nuk e harroj kurrë atë moment. Vjet në verë ishin prindërit dhe motra e më ulën mbathjet me zor. Ata talleshin e unë bërtisja me të madhe. M’i ulën dhe babai më pështyu në pjesën intime. Unë kam ikur duke qarë me të madhe, por ata e bënin shpesh, duke thënë se nuk kemi me çfarë merremi më dhe do të shihnin nëse isha femër apo mashkull”, thotë ajo në rrëfimin e saj.

Next Post

Kryeredaktori i revistës çeke i kërkon falje shqiptarëve për gabimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

May 13, 2026
Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

May 13, 2026
Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

May 13, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Përse Veliaj e zotëroi tërësisht hapësirën publike për një javë

May 13, 2026
Putin lëshon “djallin”, raketa do të godasë deri në 35 mijë kilometra

Putin lëshon “djallin”, raketa do të godasë deri në 35 mijë kilometra

May 13, 2026
Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

Reforma territoriale në Fier, Balluku: Bashkitë e vogla kanë funksionuar

May 13, 2026
Atentati ndaj Metës në Lushnje, dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital

Atentati ndaj Metës në Lushnje, dëshmitarët në GJKKO: Autori i qëlloi nga afër. Të plagosurin e dërguam ne në spital

May 13, 2026
Mijëra bileta dhe abone false, 8 persona në pranga, mes tyre edhe pronari i “Unazës”

Miratohet kompensimi i naftës për transportin publik, masa nis zbatimin nga muaji mars

May 13, 2026
Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatë babai i Noizyt: Me Kleviol Ahmetin kanë pasur xhelozi për punë muzike

Djegia e dyqanit, dëshmon në Gjykatë babai i Noizyt: Me Kleviol Ahmetin kanë pasur xhelozi për punë muzike

May 13, 2026
Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli

Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In