• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

by Os De
15/01/2026 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 30 dhjetor të vitit 2025, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për masakrën e Reçakut. 21 persona, të gjithë shtetas serbë, akuzohen për krime lufte, përfshirë edhe vrasjen e 42 civilëve shqiptarë më 15 janar 1999.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe parasheh gjykim në mungesë ndaj të gjithë të pandehurve. Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se, në bashkëkryerje, individualisht dhe me përgjegjësi komanduese, kanë shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Sipas aktakuzës, të pandehurit ishin pjesë e strukturave ushtarake dhe policore serbe dhe akuzohen për vrasje, torturë, shkatërrim të pronës dhe dëbim masiv të civilëve shqiptarë.

Në dosjen e Prokurorisë përshkruhet se forcat serbe fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga disa drejtime, e granatuan nga distanca dhe më pas hynë me automjete të blinduara, duke nisur kontrollin shtëpi për shtëpi.

“15 janari i ftohtë, ato ditë, edhe mëngjesin e hershëm kemi qenë të rrethuar prej të gjitha anëve. Nuk na kanë dhënë asnjë mundësi, as me u largu prej fshatit, dhe në mëngjes kanë fillu maltretimet deri në ora 16:00 pasdite. Shpija ka qenë e rrethuar, njëherë ka pas gjuajtje prej të gjitha anëve, e granatune, na kemi qenë mrena, prej lloj-lloj armëve që kanë gjuajt derisa kanë pa asnjë shkrepje prej anës tonë. Janë hi me forcë, na kanë nxjerrë të gjithë burrat”, shprehet Burim Osmani, i mbijetuar i masakrës së Reçakut.

“Qaty në atë oborr i kanë rrahë, krejt ato psherëtima i keni ni, vëllai me bashkëfshatarët e vet. Tani, kur i keni marrë, i kanë qit përpjetë që i kanë çu neve. Janë ardh edhe njëherë edhe na i kanë mbyllë derën me çelës. Jena met aty, mbyllë në atë bodrum”

Sipas aktakuzës, disa prej viktimave u vranë në oborret e shtëpive të tyre, të tjerë gjatë tentimit për t’u larguar nga fshati. Një grup civilësh u ndalua, u torturua dhe më pas u ekzekutua gjatë marshimit të detyruar drejt zonës malore të njohur si “Kodra e Bebushit”.

“I vetmi unë që kam qëndru në kambë ato ditë, deri u plotësu, u numëru, nuk e di as vetë, se serbishten e kam ditë, dhe më kanë shti në bodrum, të vetmin mu. Edhe më kanë rreh, apet më kanë qit jashtë dy-tri herë, se ka pas edhe brenda edhe jashtë prej forcave serbe, ushtri dhe polici. Dhe kur më kanë shtri së treti herë, ma kanë mbyllë derën në bodrum dhe ka pas gjuajtje jashtë. Ne kemi mendu që i kanë mytë të gjithë jashtë, por ata i kanë qu, i kanë ekzekutu”, tha Osmani.

Përveç vrasjeve, Prokuroria Speciale i ngarkon të pandehurit edhe për trajtim çnjerëzor dhe torturë ndaj dhjetëra civilëve, përfshirë rrahje brutale, kërcënime me armë dhe ndarje të dhunshme të burrave nga gratë dhe fëmijët. Gratë dhe fëmijët, sipas aktakuzës, u mbyllën në bodrume, ndërsa burrat u keqtrajtuan fizikisht.

“U kon fati jonë që u kon një dritare me mrezhë të hollë dhe e kemi gjetur në atë vend një thikë. E kam marrë edhe e kam pre, edhe kemi dalë përjashta, e kemi qelë derën dhe kemi dalë në oborr. Kur dolëm aty, tentuam me dalë në udhë kryesore, e kur jena dalë në udhë kryesore, e kemi pa një kerr ma nalt dhe ma poshtë që s’ishin kon hala u hek policia e shkijeve dhe jemi kthy aty mrena”, u shpreh Ramadani.

Sadija humbi të vëllanë e Burimi, në atë kohë 17-vjeç, të atin. Të dy rrëfejnë për A2 CNN se vetëm një ditë më vonë e kuptuan përmasën e krimit.

“Më 16 janar, në të vërtetë, na kemi marrë vesh që kemi të masakruar dhe jemi ngjitë, kemi dalë te kodra ku e kemi shpinë aty dhe kam fillu prej të parit Haki Imeri, deri te prindi im. Kanë qenë të masakruar tmerrësisht. Kam qenë edhe aty te prindi, jam ulë, ja kam hek një orë, një këpucë, do dokumente dhe mandej s’kam mujtë me shku”, tha Osmani.

“Ka ardh një kushëri, duhet me dalë prej shpie, mos me nejtë këtu se ka mu bo luftë më e madhe. Kanë ardh me shkijet me hi me i marrë. I thashë: unë kah doni, unë çohem, dal. Ma zi për mu s’ka. Unë i pashë në kodër, i kam pa aty, i kam pa me kryt e çanë, i kam pa sy, qysh i kam pa krejt bota. Kam nejtë qaty të vëllai një kohë”, tha Sadije Ramadani, e mbijetuar e masakrës së Reçakut, shkruan A2 CNN.

Dita pasuese solli edhe ambasadorin William Walker, në atë kohë shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili e bëri publike masakrën dhe e cilësoi atë si krim kundër njerëzimit.

Trupat e viktimave u kthyen në Reçak vetëm më 11 shkurt, gati një muaj më vonë, pasi regjimi i kohës i kishte marrë për autopsi.

Drejtësia për këtë masakër vazhdon të mbetet kërkesë e vazhdueshme.

“Duhet me besu. Nuk ka pas drejtësi, por ishalla bohet. O dynjaja me ymyt. Ishalla secilën ditë bohet më mirë. Qitu jena”, tha Ramadani.

“Gjithë kjo masakër u kry dhe janë të lirë hala, që ende të çetnikë serbë të lirë nuk është dënu asnjë. E kemi shpresën te Zoti dhe dënohen të gjithë, se na mujmë me thonë të lirë, por na s’mundemi me qenë të qetë derisa ata janë të lirë e kanë bërë gjithë atë masakër”, u shpreh Osmani.

Aktakuza përfshin gjithashtu shkatërrimin sistematik të pasurisë së popullsisë civile. Sipas Prokurorisë, forcat serbe dogjën dhe shkatërruan shtëpitë e banorëve të Reçakut, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, të dokumentuara edhe nga autoritetet komunale pas luftës.

Po ashtu, të pandehurit akuzohen për dëbimin masiv të popullsisë civile nga Reçaku dhe fshatrat përreth, duke detyruar mijëra civilë shqiptarë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Next Post
Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

Begaj nderon Ismail Qemalin: Aspirata e etërve themelues, e vetmja strategji kombëtare

January 16, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

January 16, 2026
Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

Kthesë në marrëdhëniet Kinë-Kanada, kryeministri Carney takohet sot me Xi Jinping

January 16, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

January 16, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Vendimi i Trump për vizat, Zogaj: Duket sikur hanë qyl, por shqiptarët drobiten me 3 punë në Amerikë

January 16, 2026
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In