• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Taulant Ballës: Ja çfarë bëri Nano tre muaj para se të dorëzonte pushtetin

by A R
07/08/2019 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe gjithë opozitës, të heqin dorë nga urdhrat.

Në studion e News 24, në rubrikën “Opinion”, numri dy i PS tha se Basha kishte urdhëruar sot kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, që të mos i lironte zyrën pasardhësit të tij të PS, Rakip Suli.

Lidhur me këtë, ai tregoi kohën kur ka qenë pjesë e kabinetit të Fatos Nanos, duke thënë se 3 muaj para se të dorëzonte pushtetin, e gjithë qeveria kishte bërë një punë intensive për përgatitjen e dosjeve.

“PD të heqë dorë nga urdhrat. Më thanë sot se Mziu është urdhëruar nga Basha për të mos liruar zyrën. Kam punuar na kabinetin e Fatos Nanos dhe them që 3 muaj para dorëzimit të pushtetit kanë qenë intensive për përgatitjen e dosjeve.

Ky është një mandat i rëndësishëm dhe i veçantë, pasi edhe zgjedhjet e 30 qershorit ishin të veçanta. Ishin përgjegjësi e madhe për ne. Niveli i papastërtive ishte i tmerrshëm, ka disa punë konkrete. PD në gjithë këto vite nuk arriti të kishte një model të vetin të qeverisjes vendore. Ne kemi plot modele të suksesshme të qeverisjes dhe jam shpresëplotë se në 60 bashkisë ku PS qeveris do mundohemi ta zgjerojmë këtë model të mirë. Këto modele na kanë bërë të jemi të vetëdijshëm për nevojën për t’iu shërbyer njerëzve me seriozitet dhe përkushtim.

Jam njohur sot në disa bashki ku kanë qeverisur përfaqësues të opozitës, PD e LSI, me kontrata të paligjshme të lidhura dhe në orët e fundit të largimit, që janë të dëmshme. Është detyrë e kryetarëve të rinj që t’i bëjnë publike”, tha Balla.

Më tej, Taulant Balla iu përgjigj dhe Presidentit Ilir Meta, i cili vijon t’i kthejë mazhorancës ligje në Kuvend. Sipas Ballës, ky nuk është më një President i paparashikueshëm, ndërsa ngre dyshime për funksionimin e zyrës së tij, teksa ai ndodhet me pushime në mal.

“Ky President nuk është më i paparashikueshëm. Edhe kur është në majë të malit, nxjerr dekrete dhe kjo bën të kesh dyshime për mënyrën e funksionimit të zyrës së tij. Por kur ka bërë faje më të rënda, këto të voglat nuk na bëjnë më përshtypje.

Dua të sqaroj gafën skandaloze të bërë nga Presidenti, i njoftuar sot me dekretin për ta kthyer në Kuvend. Klasa e parë e fillores e di mirë se një ligj mund të hyjë në fuqi ditën që Presidenti jep dakordësimin, ose 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ligji ka qenë që prej muajit shkurt dhe kam kërkuar të hyjë në fuqi edhe me pëlqimin e opozitës. Me këtë President Republike, gjithçka kthehet mbrapsht. Meta e pranon që ligji është i mirë. Me ç’sy e faqe mund t’i dalë para popullit ky President e t’iu thotë arsyen e kthimit të ligjit?”, deklaroi socialisti.

Kjo mazhorancë pa filtra funksionon dot?
Prej vitesh ne nuk kemi pasur në Kuvend një opozitë funksionale. Me deputetët e rinj janë zhvilluar më shumë interpelanca.

Aksioni për pastrimin e plazheve …
Nuk është më e njëjta situatë si më parë, por jemi ende larg nga ajo që presin qytetarët. Turizmi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me cilësinë e bregdetit. Jemi para një situate ku kemi territore të bregdetit që janë tejet të papranueshme ku situata e papastërtitë është e papranueshme, si dhe informaliteti është i lartë. Kjo histori duhet të marrë fund. Për ne është e rëndësishme t’iu shërbejmë njerëzve.

Next Post
Aksident në Librazhd, kamioni përmbyset në rrugë

Aksident në Librazhd, kamioni përmbyset në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

February 25, 2026
Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In