• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

by Veton Surroi
25/02/2026 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Një natë para se të fillonte lufta në Ukrainë, në një darkë në Vjenë e pyeta një ish- diplomate evropiane, të përfshirë më herët në negociatat e formatit Normandi për ndërprerjen e luftës kur Rusia filloi sulmin e parë më 2012, se a do të hynte Rusia në luftë frontale në Ukrainë mëngjesin e ardhshëm? Me tërë përvojën e saj dhe mesazhet që i vinin pandërprerë në telefon e pas një pauze të gjatë psherëtiu dhe tha që nuk di. “Sinqerisht nuk e kam idenë”.

Në një formë të çuditshme pakkush në Evropën kontinentale do të mund të pajtohej me parashikimin se Rusia do të hynte në luftë frontale. Sipas një shkrimi të gjatë hulumtues të “The Guardian”, të botuar këtë javë, ishin vetëm udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe me shërbimet e tyre inteligjente, që dinin deri në hollësi jo vetëm se lufta frontale pushtuese do të fillonte në filan date, por edhe se çfarë ishte në hollësi plani ushtarak i sulmit.

Ajo darkë dhe ato ditë para pushtimit ishin metaforë e mjaftueshme e një rendi e kulturë politike që mbështetej në arsyen e shëndoshë. Arsyeja njerëzore e cilitdo evropiani të rëndomtë do të tregonte se është e pakuptueshme që një shtet evropian të përpiqet ta pushtojë tjetrin dhe për këtë të rrezikojë njerëz, para dhe pozicion ndërkombëtar. Dhe, meqë është e pakuptueshme dhe shkon kundër arsyes, cilido evropian, nga qytetari i rëndomtë deri tek ai që është në pushtet, i dukej se Rusia nuk do të hynte frontalisht me ushtri në Ukrainë.

Mësimi i parë i 24 shkurtit të para katër vjetëve ishte se kemi hyrë në një ndryshim historik, ku thyhet konvencioni i deriatëhershëm i arsyes; pra po, Rusia hyn me tanke në Ukrainë për të thyer njëkohësisht rendin e sigurisë që është ndërtuar në kontinentin evropian nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Atë ditë duhej të flisja në konferencë – me lojën e fatit, kushtuar normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë – dhe i kondensova argumentet në dy pika që mendoj se janë valide edhe sot. Një, që lufta pushtuese ruse në Ukrainë ishte kthesë historike e dimensionit të krahasueshëm me rënien e Murit të Berlinit. Dhe dy, që kjo lëvizje e madhe tektonike do të ketë ndikim të madh gjithandej Evropës, rrjedhimisht edhe në procesin e normalizimit. Kur ra Muri i Berlinit, Kosova u përcaktua për frymën historike perëndimore të demokracisë, lirisë dhe vetëvendosjes, ndërsa Serbia për vazhdimin e monizmit politik, luftën kundër popujve të tjerë dhe Serbinë e madhe.

Dhe, këtu po vazhdojmë me mësimet e para katër vjetëve. Mësimi i dytë, atëherë, është se lufta frontale e Rusisë kundër Ukrainës sado të duket veprim i paarsyeshëm, jo vetëm që është rrënim i një rendi (të ngjashëm me peshën historike si rënia e Murit të Berlinit), por gjatë këtyre katër vjetëve është edhe ndërtim i konturave të rendit të ri ndërkombëtar. Ato kontura për kontinentin evropian duket një fjali që shkon disi kështu: lufta në Ukrainë është punë e Evropës dhe SHBA-ja do ta përkrahë këtë luftë e me të edhe sigurinë e Evropës me një partneritet (që nënkupton garanci bërthamore, ndihmë në inteligjencë, etj.), por jo si palë në luftë konvencionale; rrjedhimisht kontinenti evropian (me Britaninë e Madhe dhe Turqinë të përfshira në të) merr përgjegjësinë për siguri të vetes, mobilizon shpenzimet për mbrojtje dhe ballafaqohet me nevojën për një vendimmarrje më efikase kolektive. Sepse, siç u pa me mësimin e parë, kemi hyrë në periudhë ku gjërat vetëm pse janë kundër arsyes nuk ndalen së ndodhuri.

Mësimi i tretë është ai i ndikimit që kanë ndryshimet e këtilla tektonike në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kur ra Muri i Berlinit, Serbia zgjodhi anën e gabuar historike – ishte kundër demokracisë, lirisë së popujve të ish-Jugosllavisë e në fund edhe paqes që po krijohej në një Evropë të çliruar nga komunizmi. Prej atëherë deri më sot, në një formë a tjetrën, e posaçërisht gjatë shekullit XXI kufiri mes Kosovës dhe Serbisë në një masë të madhe ka qenë kufiri ndarës mes botës euroatlantike dhe interesave gjeopolitike ruse.

Ky rrezik nuk është tejkaluar dhe mund të ripërtërihet në rikonfigurimin botëror. Serbia nuk duhet të bëjë gjë të re, vetëm të vazhdojë me përcaktimin e deritanishëm, prej mohimit të parimit të barazisë së palëve në marrëveshjet e lehtësuara nga BE-ja (që nga mosnënshkrimi, rezervimet gojore e me shkrim) e deri te mbështetja apo organizimi i sulmeve paraushtarake kundër Kosovës si në Banjskë.
Dhe, këtu për BE-në (dhe në vitet e kaluara SHBA-ja) vlen mësimi i parë: vetëm pse veprimet e Serbisë duken të paarsyeshme, nuk është se nuk do të ndodhin. Pra, fakti se SHBA-ja dhe BE-ja janë përpjekur ta tërheqin Serbinë me një perspektivë transformimi çfarë kanë përjetuar të gjitha shtetet ish-komuniste në BE e NATO, nuk do të thotë se Serbia nuk do ta lidhë ardhmërinë e vet me Rusinë, gjë që shkon kundër arsyes. Apo se do të vendosë që të rrijë në politikën e “katër karrigeve” (shpikje e ish- presidentit Tadiq): me SHBA-në, BE-në, Rusinë e Kinën. Serbia e tanishme do të largohet nga Rusia vetëm kur të ndiejë se është e detyruar ta bëjë.

Kështu mbërrijmë te mësimi i katërt: kontinenti evropian është zgjuar me ndenjën e pasigurisë për veten. Pra, katër vjet më pas, nuk po zhvillohet një luftë diku atje në Lindje, ku dikur fërkohej Perandoria austro-hungareze me atë ruse; është në pyetje i tërë sistemi i sigurisë, jetës, demokracisë së popujve evropianë. Përzgjedhja është e thjeshtë, mes një hapësire të sigurisë apo pasigurisë evropiane. Ajo që deri dje konsiderohej e garantuar nga rendi botëror, tash kërkon përgjegjësi evropiane dhe ribalancim përgjegjësish me SHBA-në.

Ajo hapësirë kërkon që të mos ketë vija ndarëse brenda kontinentit evropian si mes Kosovës dhe Serbisë. E kjo do të thotë se i tërë Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e hapësirës evropiane të sigurisë; një politikë parësore që duhet të ngrihet tej varësisë nga teket e ndonjërit prej shteteve të Ballkanit Perëndimor e të humburit të rrugës historike.

Next Post
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In