Një skllave seksi ka dhënë rrëfimin e saj për tmerrin që ka hequr që kur ka rënë në duart e xhihadistëve. 20-vjeçarja Khalida, femër Yazidi, thotë se është shitur tetë herë në meshkuj të ndryshë.
“Na vinin në rresht, si makinat në një shoë-room, dhe meshkujt zgjidhnin më të mirat”, rrëfen Khalida duke shtuar: “Ishte si një treg mishi. Na shisnin më lirë se një celular i zakonshëm”.

IS ka si burimin e dytë kryesor ekonomik pikërisht shitjen e skllaveve të seksit. Kryesisht trafikohen femrat Yazidi për shkak se janë të bukura.










