• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Shaqirit: Tallja për transferimin tek Liverpooli, ‘Beatles’ dhe Salah

by Java News
19/11/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Që të jem i sinqertë nuk jam një tifoz i Shaqirit dhe mendimin tim e përkeqëson fakti që sezonin e kaluar, ai ishte një nga faktorët që përçanë ekipin Stokes”. Me këtë deklaratë, Geri Nevil komentonte zbarkimin e Xherdan Shaqirit në “Anffield Road”.

Disa muaj më pas, shqiptari e ka marrë veten dhe ka fituar disa shkallë në rendin hierarkik të ekipit të Jurgen Klopit. Aktualisht, sulmuesi është i grumbulluar me kombëtaren zvicerane dhe nga grumbullimi i Bazelit ai ka dhënë një intervistë.

Një nga pyetjet kishte lidhje pikërisht me polemikat me ish-legjendën e Junajtidit dhe i pyetur nëse do ta pinte një kafe me të, Shaqiri u përgjigj:

“Jo aspak, nuk më intereson çfarë thotë ai. Nuk më intereson nëse Nevil tani mendon se po luaj shumë apo pak, ose mirë apo keq”.

“HAKMARRJA”

Pas transferimit te Liverpuli, djaloshi me origjinë kosovare nuk fliste me shtypin, teksa punoi shumë dhe kohët e fundit e gjeti veten në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme, te nënkampionët e Europës.

Edhe në takimin e fundit kundër Fulhemit, ishte Shaqiri, i cili shënoi golin e dytë të rëndësishëm në fitoren 2-0 për të siguruar tri pikë.

“Shumë njerëz janë tallur me mua pas transferimit te Liverpuli, duke thënë se po e bëja hapin më të madh se këmbën.

Unë kam qenë gjithmonë i qetë edhe pse në fillim luaja pak. E dija, sigurisht për shkak të përvojës në Bajern dhe Inter, se duhet të isha më i durueshëm, të punoja i përqendruar dhe pastaj të shfrytëzoja shansin tim kurdo që të më jepej”.

“BEATLES” DHE SALAH 

Koha e pakët në Liverpul nuk i ka mundësuar të njohë imtësisht qytetin, por e ka afruar futbollistin me grupin muzikor “Beatles”.

“Vërtet dëgjoj muzikë të ndryshme, por “Beatles” i njihja që përpara se të transferohesha në Angli.

Ata njihen si katër fantastikët, ndaj një herë kam postuar në “Instagram” një fotografi timen me Firminon, Salahun dhe Manenë, duke shkruar poshtë ‘Katër fantastikët’”, tregoi 27-vjeçari.

Miqësia me Salah është ajo më e ngushta. Dyshja është afruar në Liverpul, por njohja e tyre daton që në kohët e Bazelit, kur Shaqiri ishte një yll vendës, ndërsa egjiptiani ende i panjohur.

Lidhur me takimin e tyre, Shaqiri tregoi edhe një prapaskenë: “Kur u takuam për herë të parë në Liverpul, Momo më tha se ishim parë në Bazel. Mua nuk më kujtohej momenti, ndërsa atij po, sepse i kisha kaluar dy herë topin poshtë këmbëve në një ndeshje prove të tijën”.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Aksident në Tiranë, makina ‘futet’ brenda në market

FOTOT/ Aksident në Tiranë, makina 'futet' brenda në market

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: E pashmangshme, po ndodh në të gjithë botën

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In