• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i nuses nga Korça: Vjehrra mori çiften dhe më gjuajti….

by A R
11/10/2020 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një 33-vjeçare nga Korça e quajtur Vilma. Ajo ka treguar historinë e saj të jetës mes dhimbjes dhe dhunës që ka marrë ndërvite nga bashkëshorti i saj, por edhe nga vjehrra. Vilma tregon se është martuar shumë e vogël, vetëm 14 vjeç pa dëshirën e saj. Jetesa në shtëpinë e burrit u bë e padurueshme, por ajo nuk kishte mbështetjen e askujt dhe u detyrua të qëndronte aty.

Vilma: Në moshë shumë të vogël 14 vjeç më ka marrë motra për kunatin e vetë. Ajo po bënte një vit atje dhe familja e vetë më pëlqyen dhe mua dhe arritën që më morën. Kaloi disa kohë dhe shkova tek prindërit dhe i them mamit që unë  nuk dua të shkoj më atje. Edhe pse më mori motra unë nuk e doja atë njeri. Isha një fëmijë dhe nuk e dija se çfarë është  martesa, dashuria, asnjë gjë. Mami gjithmonë më kundërshtonte sepse ishte dhe motra atje e më thoshte jo se kemi dhe vajzën tjetër. Zgjati historia, e kisha të pamundur t’ja mbushja mendjen mamit që të më merrte.

Ardit Gjebrea: Si silleshin me ty?

Vilma: Në fillim situate ishte e mirë, por jo se më donin, sidomos vjehrra nuk më ka dashur asnjëherë. Gjithmonë e gjente një arsye që do shante, do fyente nga gjërat më banale.

Ardit Gjebrea: Po pse, çfarë bëje?

Vilma: Asnjë gjë. Kam pasur dhe kam atë tipin që nuk bëj shamatë dhe kur grinden unë nuk flas, nuk shaj, nuk fyej tjetrin, i mbaj brenda vetes.

Ardit Gjebrea: Ti ke rrëfyer se burri të dhunonte.

Vilma: Po.

Ardit Gjebrea: Që kur?

Vilma: Edhe vitet e para më gjuante, por vitin e fundit ishte më e ekzagjeruar. Pas 4 vitesh kam lindur djalin, ishte gjëja e vetme që më gëzonte në atë shtëpi dhe më ndryshoi jetën. Fillova të ndryshoja dhe mendimet. Të rrish me një njeri që nuk e do është absurde, vetëm thjesht me idenë që nuk kam ku shkoj dhe do rrij vetëm për hir të njerëzve. Kishte raste që mund të bëja një diçka shumë të vogël dhe ai më gjuante para të gjithë njerëzve. Ishte edhe vjehrra ajo që më godiste dhe kunati. Ka qenë një pjesë ku vjehrra ime ka marrë çiften dhe më ka gjuajtur, por shyqyr Zotit nuk dinte ta mbushte dhe më gjuajti me qytën e çiftes.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Vilma: As unë nuk e kuptoja pse ajo kapeshe aq shumë me mua. Më erdhi nga mbrapa dhe më gjuajti, nëse unë do isha vetëm, nuk do më besonte kush, por ja ka kapur kunati çiften dhe ja ka hequr nga dora. Unë mamit ja tregoja të gjitha.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

September 11, 2026
Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

Kylian Mbappe i përgjigjet akuzave: Nuk jam unë problemi, s’është normale që…

September 11, 2026
PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

PDK braktisi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi LVV nuk votoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares!

September 11, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Elon Musk i shpall luftë dokumentarit për jetën e tij, avokati kërcënon producentët me gjyq

September 11, 2026
Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

September 11, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

September 11, 2026
Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

Rriten tensionet për Ishujt Falkland, presidenti i Argjentinës anulon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar!

September 11, 2026
Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

Protesta në Patos-Marinzë, banorët kërkojnë zbatimin e kontratave nga “Bankers” dhe paralajmërojnë bllokimin e tokave

September 11, 2026
Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com