• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i një amerikaneje në Shqipëri: Pas 20 vitesh, kam kuptuar që s’do të bëhem kurrë shqiptare

by A R
14/04/2025 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo të hënë, programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan sjell rrëfime interesante të të huajve që jetojnë në Shqipëri. Këtë herë, në studion lëvizëse ndodhet Elisabeth Grezda, një amerikane që prej 20 vitesh ka ndërtuar jetën dhe familjen në vendin tonë.

Ajo tregon se është rritur në Himalaje, në Nepal dhe për SHBA-në dhe botën informohej përmes revistave që i sillte i ati. Kështu njohu edhe Shqipërinë dhe vite më vonë, kur ishte në vitin e fundit të universitetit të cilin e ndiqte në SHBA, u takua me bashkëshortin, Nikun.

Elisabeth u tërhoq menjëherë nga inteligjenca e tij dhe fakti që brenda pak vitesh qe përshtatur mirë me kulturën amerikane.

Elisabeth Grezda: Unë jam rritur jashtë Amerikës, në Nepal dhe babi më sillte gjithmonë Time dhe Newsweek dhe nëpërmjet revistave, lexoja shumë për gjithë botën në fakt dhe kisha lexuar për Shqipërinë. Kur takova Nikun në Amerikë thashë Shqipëria, Albania, ka qenë një luftë shumë e madhe atje…

Aldo: ’97-a.

Elisabeth Grezda: Po,  besoj se kjo ishte ideja që kisha krijuar për Shqipërinë, por jashtë kësaj nuk kisha dëgjuar asgjë, vetëm kaq.

Aldo: Ndërsa mua kur më pyesnin nga je dhe thosha Albania, “Albany”, jo, jo Albania.

Elisabeth Grezda: Jam lindur shumë afër Albany dhe kur u martuam në New York të gjithë thoshin “po shkoni në Albany?”, jo, jo Albania.

Aldo: Po, ngatërrohet.

Elisabeth Grezda: Domethënë një orë larg apo një oqean larg.

Aldo: Tani ky Niku, si hyri në jetën tënde? Në Nepal, jo?

Elisabeth Grezda: Jo, në Minnesota. Ai në ’98 edhe unë në 98, u nisëm për në Amerikë me studime të larta.

Aldo: Secili rrugë më vete.

Elisabeth Grezda: Po, rrugë më vete dhe në vit të fundit në fakt, ai po mbaronte për Ekonomi dhe unë në një shkollë tjetër po mbaroja për Ekonomi.

Aldo: Si u puqët, si i dhatë dorën njëri-tjetrit, si ndodhi?

Elisabeth Grezda: Momenti i parë, ishte me një shok, Elvis dhe thashë unë Elvis, nuk kemi, vetëm Elvis Presley kemi dhe të dy ishin shqiptarët e parë që kisha takuar. Isha e impresionuar me inteligjencën e Nikut, kishte mësuar shumë gjatë 4 viteve në Amerikë. Ai kishte mësuar shumë për kulturën, për gjithçka,  e njihte shumë më shumë sesa vetë unë, ndoshta edhe ngaqë kishte parë shumë televizor amerikan në Shqipëri, para se të shkonte në Amerikë dhe kishte një kulturë dhe njohuri për kulturën amerikane që nuk e kisha vetë ngaqë u rrita në Nepal. 

Pas 4 vitesh bashkë, çifti vendosën të martoheshin. Fillimisht ata shkuan në Tajlandë për të takuar prindërit e Elisabeth, bënë një dasmë në New York dhe një tjetër në Shqipëri sipas traditave. Nga ardhja e parë në Shqipëri, Elisabeth mban mend ngrohtësinë dhe afrimitetin me të cilin u prit. Sot ata kanë tre fëmijë, ajo është përshtatur dhe ka mësuar edhe të gatuajë pjatat tradicionale, por veten e ndien gjithnjë të huaj.

Elisabeth Grezda: Shqiptarët janë të drejtpërdrejtë, janë edhe të rezerevuar kështu që mënyra e  komunikimit mua më pëlqen shumë. Flasin shumë me njëri-tjetrin, bëhen shumë me njëri-tjetrin, kanë një humor të mirë, afrohen më shpejt dhe duke folur mund ta afrosh më shpejt një shqiptar.

Aldo: Cila është gjëja e vështirë, një shqiptar të bëhet amerikan apo një amerikane të bëhet shqiptare?

Elisabeth Grezda: Pas 20 vitesh, unë kam kuptuar që nuk do të bëhem kurrë shqiptare kështu që unë mendoj që është kollaj që një shqiptar të bëhet amerikan spese Amerika është lëmsh dhe mund të bëhesh amerikan shumë shpejt, për 6 muaj, shqiptarët dinë ta mësojnë edhe gjuhën si vendasit kështu që unë si amerikane akoma ndihem si e huaj këtu.

Next Post
Përgjaket një tjetër aks rrugor në vend, makina përplas për vdekje këmbësoren në Bulqizë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas dy gra, njëra ndërron jetë në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In