• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europa është e detyruar të bëjë një “sy qorr” ndaj abuzimeve të Kinës? The Economist: BE jo në pozicionin e duhur për të qortuar haptazi Pekinin

by S T
25/04/2025 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një botë të përçarë, tregtia dhe bashkëpunimi do të jenë më të rëndësishme.

Në këto kohëra të pazakonta, aleatët e Amerikës po rimendojnë marrëdhëniet me Kinën.

Në vitet e fundit, politikanët europianë dhe gjetiu në Perëndim kanë folur me guxim dhe qartësi për rreziqet ekonomike, gjeopolitike dhe etike të paraqitura nga Kina, një gjigant autokratik me plane për të ndryshuar botën.

Por tani, vendet europiane nuk ndodhen në pozicionin e duhur për të qortuar haptazi Kinën, shkruan The Economist.

Vetëm disa muaj më parë, pajtimi për sfidën që paraqiste Kina dukej se ishte një urë lidhëse midis Amerikës dhe miqve të saj.

Fuqitë perëndimore ishin të gatshme të kënaqnin kërkesën e presidentit Donald Trump për të bllokuar shitjet e teknologjive më të përparuara në Kinë, ose për të përjashtuar kompanitë kineze nga industritë me rëndësi jetike.

Por fatkeqësisht, Trump nuk duket se është i interesuar të pajtohet në ndonjë fushë me aleatët perëndimorë. Ai i ka trajtuar aleatët e Amerikës më ashpër se sa armiqtë dhe ka lënë të kuptohet se mund të lidhë një marrëveshje tregtare me udhëheqësin kinez Xi Jinping.

Aleatët kanë mbetur në mëdyshje. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për vite me radhë ka bërë thirrje për të “hequr pjesët e rrezikshme” në marrëdhëniet me Kinën.

Ideja është që europianët të tregtojnë me Kinën aty ku është e sigurt, por që Bashkimi Europian të bëhet më pak i varur nga Kina për teknologjinë dhe mallra që zëvendësohen me vështirësi.

Sipas kësaj strategjie, qeveritë europiane gjithashtu duhet të kenë kujdes ndaj investimeve potencialisht të rrezikshme kineze, për shembull në infrastrukturën jetike.

Kjo qasje mbështetet në një model marrëdhëniesh me tri shtylla, ku BE-ja e quan Kinën “një aleat për bashkëpunim, një konkurrent ekonomik dhe një rival sistematik”.

Por që nga rizgjedhja e presidentit Trump, zonja Von der Leyen e ka zbutur tonin. Ajo tani flet për një “epokë të gjeopolitikës hiper-konkurruese dhe hiper-transaksionale”, ku Europa duhet “të zotohet ngushtë me Kinën dhe të gjejë zgjidhje në interesin tonë të përbashkët”.

Kur udhëheqësit e BE-së miratuan modelin me tri shtylla në vitin 2019, zyrtarët kinezë u ankuan se termi “rival sistemik” ishte një fyerje, duke kritikuar sistemin politik europian.

Në të vërtetë, BE-ja po bënte një vëzhgim të thjeshtë: se është e vështirë të merresh me Kinën, një fuqi globale në rritje që është gjithashtu një aleat tregtar i domosdoshëm dhe një autokraci me ambicie alarmante.

Kjo enigmë diplomatike u shndërrua në një krizë, kur Rusia pushtoi Ukrainën. Pavarësisht pretendimeve për asnjanësi, Kina fajëson Ukrainën dhe Perëndimin për luftën dhe i ka shitur Rusisë shumë pjesë përbërëse për të prodhuar drone, raketa dhe tanke.

Tani, BE-ja po bën edhe një herë baraspeshime në strategjinë e saj. Me siguri do të vihet më tepër theksi mbi shtyllën e parë të bashkëpunimit, teksa Europa ka propozuar të bashkëpunojë me Kinën për ngadalësimin e ndryshimeve klimatike, ruajtjen e biodiversitetit dhe të mirave të tjera publike globale.

Disa nga këto ftesa do të priten me kundërshtim. Kina ka investuar shuma të mëdha në energjinë e ripërtëritshme, por nga ana tjetër, djeg edhe shumë qymyr për të prodhuar energji të lirë për industrinë.

Bashkëpunim dhe konkurrencë

Disa anë të marrëdhënieve përfshijnë si bashkëpunime, ashtu edhe konkurrencë. Ndryshimet klimatike nuk mund të zbuten dot pa Kinën, që është një prodhuese kryesore e paneleve diellore, turbinave me erë, baterive dhe teknologjive të tjera ekologjike.

Por nga ana tjetër, ky mbizotërim kinez alarmon vendet e tjera, të cilat kanë frikë se prodhuesit e tyre të makinave dhe industritë e tjera nuk mund të konkurrojnë.

Eksportet e përgjithshme të prodhimit të Kinës po vazhdojnë të rriten. Prandaj, shtylla e dytë e modelit të Europës, që përfshin konkurrencën ekonomike, do të ketë gjithnjë e më shumë peshë.

Në kryeqytetin e Kinës, Pekin, diplomatët e huaj kanë vënë re një tentativë për joshje nga zyrtarët kinezë, të cilët i kanë bërë thirrje BE-së dhe qeverive të tjera perëndimore që të thellojnë lidhjet me vendin e tyre të rregullt dhe të parashikueshëm, si një mbrojtje kundër rrëmujës së Trump-it.

Disa zyrtarë dhe politikanë europianë duan të rinisin bisedimet me Kinën për një marrëveshje që kishte ngrirë prej kohësh, Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Investimet.

Një nga arsyet është edhe për t’i treguar Amerikës se Europa ka mundësi të tjera. Diplomatët europianë në Pekin kanë vënë re se Kina dëshiron marrëdhënie më të ngrohta.

“Problemi është se ata i duan falas këto marrëdhënie”, thotë njëri. Zyrtarët kinezë duan të anashkalojnë ankesat europiane për një baraspeshë tregtare dhe duan ta anojnë tregtinë në anën kineze, me pretendimin se produktet e tyre janë thjesht më konkurruese.

Pastaj vjen shtylla e tretë, që e sheh Kinën si një kundërshtar ideologjik. Kjo shtyllë po e humbet rëndësinë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën. Dhe ky është një ndryshim i madh.

Në mars 2022, disa javë pas pushtimit rus të Ukrainës, gazeta The Economist intervistoi disa të dërguar perëndimorë në Pekin, të cilët thanë se ishte një “gënjeshtër e egër” që Kina ishte asnjanëse siç pretendonte, në një kohë kur dukej qartë se ajo dëshironte një fitore ruse.

Të njëjtët diplomatë parashikuan se Kina do të përpiqej ta tregonte veten si paqeruajtëse në fund të luftës.

Një diplomat u shpreh se ëndrra e zyrtarëve kinezë është që t’u kërkohet të ndihmojnë në rindërtimin e një Ukraine të shkatërruar.

Ata mendojnë se fundi i luftës së Ukrainës “do të jetë një çast i lavdishëm për Kinën dhe ne do të harrojmë atë që po ndodh tani”.

Ajo ëndërr po realizohet. Kompanitë kineze po kontaktojnë qeverinë e Ukrainës, duke kërkuar kontrata. Diplomatët perëndimorë shprehen se nuk mund ta përjashtojnë dot Kinën nga bisedimet e paqes, duke vënë në dukje faktin e turpshëm se qëndrimi i Trump është shumë më i ashpër ndaj Ukrainës se ai i Kinës.

Nëse nuk ju pëlqejnë vlerat tona, kemi të tjerë

Pas dyerve të mbyllura, ata pranojnë se shumë qeveri perëndimore tani kanë pak ose aspak dëshirë për t’u ballafaquar me Kinën në lidhje me shtypjen e popullatave në Tibet, Xinjiang ose Hong Kong, duke pretenduar se kjo është një kohë për pragmatizëm.

Qeveritë europiane do të japin deklarata të forta për rendin e mbështetur në rregulla në rast se Kina merr nën kontroll ishullin e Tajvanit, me luftë ose bllokadë.

Por nëse Amerika nuk përdor forcën, asnjë fuqi tjetër perëndimore nuk do të luftojë për Tajvanin.

Zbehja e vlerave dhe ligjit ndërkombëtar, ka një çmim. Jo shumë kohë më parë, udhëheqësit europianë thanë se ishte e nevojshme që Kina të sfidohej kur ajo ngacmonte fqinjët, për shembull në Detin e Kinës Jugore, në mënyrë që të ishte edhe më i besueshëm dënimi i tyre ndaj prirjeve imperialiste ruse në Europë.

Ato argumente mbeten të vlefshme. Por për fat të keq, aleatët e Amerikës tani kanë shumë gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Prandaj, shumë prej tyre do të mendojnë se kritikat ndaj anës së pamëshirshme të Kinës, janë luks, jo domosdoshmëri./Monitor

Next Post
200 mijë besimtarë, 160 delegacione dhe 4 mijë forca sigurie! Detaje nga ceremonia mortore e Papës

200 mijë besimtarë, 160 delegacione dhe 4 mijë forca sigurie! Detaje nga ceremonia mortore e Papës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla

June 17, 2026
Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

June 17, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

June 17, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

June 17, 2026
“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

June 17, 2026
“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

June 17, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

June 17, 2026
Klevis Balliu u kërkon ndihmë protestuesve: Hajdeni nesër te Parlamenti, t’i nxjerrim socialistët jashtë

Klevis Balliu u kërkon ndihmë protestuesve: Hajdeni nesër te Parlamenti, t’i nxjerrim socialistët jashtë

June 17, 2026
Njehsim falas i diplomave/ Mali i Zi heq tarifën 3500 euro për konvertimin e diplomave të studimit në Shqipëri

Njehsim falas i diplomave/ Mali i Zi heq tarifën 3500 euro për konvertimin e diplomave të studimit në Shqipëri

June 17, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha ‘non grata’, nuk shkon dot në festën e zhvilluar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha ‘non grata’, nuk shkon dot në festën e zhvilluar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In