• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i mjekut të njohur: Nëna ime është spanjolle, u njoh në Rusi me babain tim shqiptar

by A R
23/06/2023 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, neurokirurgu i njohur shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda u bë një nga mjekët që këshillonte më së shumti qytetarët se si të ruheshin nga virusi.

Sallabanda ishte i ftuar në emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Tv Klan ku zbuloi përse ai jeton dhe punon në Spanjë prej shumë vitesh tashmë.

Mjeku i njohur tregoi se nëna e tij është spanjolle. Ajo u largua nga Spanja gjatë Luftës Civile në atë vend dhe u vendos në Rusi. Aty u njoh me babain shqiptar të Kita Sallabandës që kishte shkuar për të studiuar, dhe më pas u kthyen të dy së bashku në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Çne nëna juaj spanjolle e gjendur në Shqipëri? Një nga 4 spanjollet që gjendeshin këtu. Cila është historia e familjes?

Kita Sallabanda: Nëna ime është ajo që quhet një nga vajzat. Gjatë Luftës Civile shumë fëmijë spanjollë u larguan nga Spanja, një pjesë vajtën në Francë.

Blendi Fevziu: Si u gjend nëna juaj në Shqipëri?

Kita Sallabanda: Vajti në Rusi. Nënës time i takoi që të shkonte në Rusi, ishte një nga ata fëmijët spanjollë që vajtën në Rusi gjatë Luftës Civile.

Blendi Fevziu: Nga Spanja në Rusi? Pra e dërguan në Rusi për të mbijetuar nga lufta?

Kita Sallabanda: Vajtën me qindra fëmijë. Atje studio dhe u njoh me babain tim që shkonte për të studiuar në Rusi në Fakultetin e Tekstilit. Nëna ime është inxhiniere tekstili, u kthyen të dy në Tiranë.

Blendi Fevziu: Po nëna e kishte ruajtur nënshtetësinë spanjolle dhe në Rusi?

Kita Sallabanda: E kishte ruajtur nënshtetësinë spanjolle. Në fakt rusët ia hoqën sepse e mbajtën me nënshtetësi ruse. Pastaj ajo erdhi si ruse në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Në çfarë moshe ishte larguar nga Spanja drejt Rusisë?

Kita Sallabanda: Ishte larguar në moshën 8 vjeç.

Blendi Fevziu: Kishte kujtimet e Spanjës?

Kita Sallabanda: Patjetër dhe mbante lidhjet me Spanjën sepse tezja ime e kërkonte nëpërmjet Kryqit të Kuq. Pastaj e kontaktuan nëpërmjet Kryqit të Kuq kur ishte në Rusi dhe pastaj kur ishte në Shqipëri përsëri.

Blendi Fevziu: Dhe ajo u njoh me një shqiptar dhe erdhi në Shqipëri. Pra, nëna juaj spanjolle që kishte jetuar si sovjetike dhe më pas u bë shqiptare. Dhe jetoi deri në cilin vit në Shqipëri?

Kita Sallabanda: Nëna ime ka ardhur definitivisht në Spanjë në vitin 2000.

Blendi Fevziu: Çfarë gjeti në Spanjë nga Spanja që kishte lënën?

Kita Sallabanda
: Nëna ime vajti në Spanjë kur kishte të atin e saj 100 vjeç, që i ati jetoi 100 vjeç. Nëna ime e pa në përvjetorin e ditëlindjes së vetë dhe disa muaj më vonë vdes. Ky ishte takimi i parë. Dhe i tha një gjë shumë të bukur i ati i saj; erdhe, u kënaqa që të pashë, tani shko kthehu te burri yt sepse ti e ke shtëpinë atje. Dhe nëna përsëri u kthye në Shqipëri. Ishte viti 1983 kur vajti ajo për herë të parë.

Blendi Fevziu: Në vitin 2000 u vendos definitivisht në Spanjë?

Kita Sallabanda: Po.

Blendi Fevziu: E gjeti shumë ndryshe Spanjën kur shkoi për herë të parë?

Kita Sallabanda: U ambientua me shumë vështirësi.

Blendi Fevziu: Pse?

Kita Sallabanda: Sepse ajo kishte kujtimet e një Spanje ndryshe dhe gjeti një Spanjë ndryshe. Ajo jetoi në një botë ruse, sovjetike dhe u kthye në një botë të lirë demokratike dhe kjo kishte kontradiktat e saj.

/a.r

Next Post
Serbët insistojnë: Asociacionin, ashtu si u vendos në Bruksel

Shpërthime në Mitrovicën e Veriut, ja çfarë thotë Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Trafiku i armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK konfirmon hetimin për dosjen, por mban në sekret çështjen: Nuk mund ta zbulojmë sepse…!

October 22, 2026
Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

October 22, 2026
Macron njofton masat e rrepta pas kaosit në Francë: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat, do të ndalohen në ditët në vijim!

Macron njofton masat e rrepta pas kaosit në Francë: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat, do të ndalohen në ditët në vijim!

October 22, 2026
“Paketë masash për studentët”- Zv/ministrja Manjani zbardh lëvizjet e Qeverisë: Bazohet në katër shtylla, synon të mbështesë fillimisht 10 mijë të rinj!

“Paketë masash për studentët”- Zv/ministrja Manjani zbardh lëvizjet e Qeverisë: Bazohet në katër shtylla, synon të mbështesë fillimisht 10 mijë të rinj!

October 22, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Mjerimi i arsimit të lartë!

October 22, 2026
“Eshtë një kafshë politike, i intereson tensioni politik”/ Minxhozi: Dilemat e Berishës për negociatat me BE

Xhihadi urban/ Anonimë si flamengo, fytyrmbuluar si skiftera

October 22, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë për deklaratën e Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Dhuna në protestë, Gjykata e Tiranës liron edhe 8 nga të arrestuarit prej Policisë, vetëm për 2 caktohet detyrim paraqitjeje!

October 22, 2026
Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Rusinë

Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda

October 22, 2026
Parlamenti Evropian në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i kërkon BE-së të klasifikojë rebelët Huthi si grup terrorist

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In