• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Liri Berishovës për luftën… krahasimi i Enverit me Çausheskun dhe “ylberi” që shqiptarët nuk kapën dot

by Java News
29/11/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Liri Belishova është sot 90 vjeç. E ndodhur në një moshë të vogël në momentin kur luftohej për çlirimin e Shqipërisë, ajo rrëfën idealet e rinisë së kohës së saj. Motivin për të luftuar. Por edhe zhgënjimet e një sistemi ndryshe nga ajo që kishte menduar dhe pritur.

Në një intervistë për TCH, ajo e krahason Hoxhën me Çausheskun dhe ndihet e keqardhur me pushkatimet në masë për eleminimin e rivalëve të sistemit totalitar. Megjithëse ka jetuar gjatë, ajo ka parë pak ditë të bardha në jetën e saj.

Zonja Liri, në vitin 1939 ishit vetëm një fëmijë, si e kujtoni atë kohë?

Nuk kisha mbushur as 13 vjeç. Ato demonstrata spontane të rinisë kundër okupacionit patën rëndësi, se propaganda fashiste ishte që populli shqiptar, i pakënaqur nga Ahmet Zogu, i kërkonte Italisë ta shpëtonte nga ky sundimtar.

Si ishte lufta, çfarë mbani mend nga ajo kohë?

Rezistenca në qytet, kur vajzat merrnin pjesë në mbledhjet antifashiste dhe dilnin në demonstratë. Unë syrin e kam humbur në demonstratë.

Po shoqet tuaja i mbani mend, kanë ngelur disa prej tyre sot?

Nga ish-shoqet e mia jetojnë Nexhmije Hoxha dhe Vito Kapo. Më kanë vdekur shoqet, një e nga një.

Çfarë mendonit pas luftës?

Gjatë luftës na u vranë shumë shokë e shoqe. Filluan edhe shumë diluzione. Mendonim se komunizmi do të ishte një shoqëri e drejtësisë, e mirëqënies. Një ylber që rendëm pas tij por s’e kapëm dot kurrë.

A keni ndonjë dhembje të veçantë për dikë që është pushkatuar pas luftës?

Më ka ardhur keq për vëllezërit Kokalari. Ata ishin njerëz demokratë dhe patriotë dhe vrasja e tyre më ka bërë shumë përshtypje.

A mund ta krahasoni Hoxhën me dikë tjetër?

Tani është kollaj të flasësh për Enver Hoxhën, me Çausheskun ndoshta.

Edhe ju jetuat gjatë dhe jetoni ende, çfarë ju ka mbajtur gjallë deri tani?

Kur të arrini në moshën time do më kuptoni. Edhe unë çuditem dhe them, paskam qenë shumë e fortë. Por nganjëherë mendoj se do të kishte qenë më mirë të kisha vdekur./a.k

Next Post
Etrit Berisha 2 muaj larg fushave të futbollit, ja arsyeja

Etrit Berisha 2 muaj larg fushave të futbollit, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In