• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Kumbullës para finales të Tiranës: Jam i emocionuar për finalen. Duhen ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar

by Java News
20/05/2022 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla do të zbarkojë me Romën në Tiranë për të luajtur finalen e madhe të Conference League në “Air Albania”.

Për Kumbullën është një emocion i veçantë të luajë në vendin e tij, përballë tifozëve shqiptarë një finale të një kompeticioni europian.

Në një intervistë për “DAZN” mbrojtësi verdhekuq ka treguar për marrëdhënien e tij me trajnerin Jose Mourinho, humbjen me 6 gola ndaj Bogo/Glimt dhe sulmuesin më të fortë që ka pasur përballë.

“A jam i emocionuar për finalen? Shumë, më duhet ta them. Kur të shkojmë, do të jetë bukur të jem aty ku luaj me kombëtaren e Shqipërisë”.

“Marrëdhëniet me trajnerin? Të mirë. Ai është shumë i mirë në dhomat e zhveshjes. Kur humb, më mirë jo… Mourinho është një njeri i drejtpërdrejtë. Kur gjërat shkojnë keq e thotë pa problem. Çfarë duhet të dish ai e thotë dhe nuk të vjen në vesh nga askush tjetër”.

“Kur kam menduar se nuk më mbanin këmbët më? Duhen marrë ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar. Mendoj për humbjen me 6 gola ndaj Bogo/Glimt në tetor. Ende përpiqem të kuptoj për të kuptuar se çfarë ndodhi, kishte kaq shumë komponentë.

Kisha kohë që nuk luaja, ishte një nga ndeshjet e para, kushtet e fushës, i ftohti. Nuk janë justifikime, por ishte mjaft e vështirë. Është situata në të cilën mësova më shumë. Të nesërmen mendova se duhet të ngrihesha menjëherë dhe të tregoja se nuk isha ai. Ishte vetëm një aksident, nuk janë ato vlerat e mia”.

“Sulmuesi më i fortë me të cilin jam përballur? Vitin e kaluar dhe dy vite më parë, Lukaku. Me të ishte një sprovë. Më pëlqente të luaja kundër tij. Shpresoja të zgjaste më shumë, por ishte e vështirë. Është e pamundur ta lëvizësh atë, nuk di nga t’ia kapësh topin, pastaj është edhe i shpejtë”, përfundoi Kumbulla. abcnews.al

Next Post
“Nuredin Dumani nuk ka folur sepse…”/ Avokati i të shumëkërkuarit: Lëvizte i armatosur për shkak të problematikave që ka

“Vëllai i Festimit, ishte gërricur me një person”/ Eksplozivi në restorantin e Mustafa Subashit. Dumani: S’mora asnjë lek, planin e bëra vetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In