• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Kastro Zizos: Si e lashë alkoolin dhe… LSI-në

by A R
08/10/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ani Jaupaj!

Nga të gjitha deklaratat e artistëve që janë shfaqur ditët e fundit në mbështetje të politikës, duket qartë që nevoja për t’u ndjerë i mbështetur, i kapërcen të gjitha. A mund të gjykohen artistët që shfaqen krah politikanëve, vetëm sepse duan të ndihen të sigurt, të papërjashtuar?! Nuk duhet të jetë vetëm çështje financiare, përndryshe artistë miliona dollarësh në të gjithë botën, nuk do të bënin deklarata politike çdo prag zgjedhjesh apo nuk do t’i mbushnin emisionet e tyre me emra në mbështetje të njërit apo të tjetrit. Sidoqoftë, marrëdhënia është e pastër, në çdo rast dhe për këdo, artist ose jo; më ndihmove, do të ndihmoj dhe kur je esëll, këto gjëra i kupton më mirë! Kaq është bërë bota. Kastro Zizo, një ditë më parë, doli në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nga Njësia 4, në mbështetje të vijueshmërisë së punës së tij dhe të Partisë Socialiste. Gjykimet në rrjetet sociale nuk nguruan as këtë herë, si çdo herë, por tani që ka lënë alkoolin, LSI-në, siç deklaroi vetë në prezantimin me Veliaj, idetë i ka më të qarta sepse “tani i kanë ardhur trutë!”

Ekspozimi yt me politikën nuk është i ri, përse mendon që një artist duhet të krijojë marrëdhënie me politikën?

Një artist duhet të krijojë marrëdhënie me këdo që suporton artin e tij. Arti nuk është për plotësim egoje, por për shpërndarje në masë, për të ndryshuar apo krijuar një koncept të ri. Në momentin që politika e mbështet atë, atëherë patjetër që mbështetja do të jetë reciproke, cilido qoftë krahu politik.

Sfondi i angazhimit tënd politik, cilado qofshin përmasat, ka qenë me LSI, çfarë e solli kalimin te partia tjetër?

Në fakt, në LSI kam suportuar miq e shokë, më shumë sesa partinë apo projektin në tërësi. Kam kaluar një kohë shumë të mirë dhe produktive, kam krijuar shumë miqësi të cilat qëndrojnë përtej politikës. Njeriu ka disa kapituj në jetë dhe unë jam në një kapitull te ri ku dua të punoj me një projekt të ri dhe pa alkool.

Ç’marrëdhënie ke pasur, nëpër vite, me kryetarin Veliaj dhe si ishte ftesa për t’iu bashkuar PS-së?

Me kryetarin kemi njohje të vjetër dhe në fakt, nga distanca gjithmonë e kam suportuar. Shpesh i shkruaja apo kritikoja për gjëra që nuk më pëlqenin, madje edhe duke e stresuar që në X vend koshi i plehrave është plot! Çdo gjë rrodhi natyrshëm…sistemi botëror funksionon me bazë komunikimin dhe bashkëveprimin njerëzor, kështu që njerëzit duhet të investojnë kohë, mendje, nerva në njerëz të tjerë që i suportojnë në ide që të jenë më të gjata se një natë pije dhe një të nesërme me dhimbje koke!

Kastro, jashtë politikës, cilat janë aktualisht angazhimet e tua, në televizion dhe muzikë?

Më datën 17 tetor fillon ‘Urta Fest’ ne Rtsh1, një kompeticion, festival hip-hop me bazë talentet e reja. Një festival ku jam producent dhe pretendoj shumë për t’i dhënë një hapësirë tjetër muzikës urbane në vend. Ndërkohë po punoj dhe për dy projekte paralele për një media, si producent i jashtëm.

Si e sheh përfshirjen tënde në vijim, në ç’mënyrë do t’i mbështesësh këta muaj politikë?

Unë do të mbështes çdo ide dhe veprim të mirë që shoh, siç dhe do të bërtas për çdo gjë të keqe që ndiej!

Si i kombinon angazhimet e tua profesionale e familjare, për t’i bërë të gjitha mirë?

Me dëshirë çdo gjë bëhet. Tingëllon klishe, por vërtetë që me dëshirë mund t’i bësh të gjitha! Mes xhirimeve, studios dhe larjes së Dantes ka vetëm dashuri në atë që bej, rezultati është shumë i rrjedhshëm në të bërit të gjitha…jo detyrimisht mirë, por me plot dashuri.

A i duhet artistit politika, apo politikes artisti?

Qëndrime mbi atë që ndodh rreth jetës sonë i duhet secilit, jo vetëm artistit. Marrëdhënia e të dyja palëve është sa e ngushtë aq edhe moskokëçarëse. Të dyja palët bëjnë dhe pa njëra-tjetrën, çështja është që t’i bëjmë të bashkëveprojnë për të dhënë zhvillim në të mirë të artit./dritare.net

Next Post
Dalin pamjet! Shqiptari godet me thikë kolegun e tij në market

Dalin pamjet! Shqiptari godet me thikë kolegun e tij në market

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In