• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i gruas shqiptare: Më rrëmbyen alienët 17 vjeç, kam parë banorët e diellit

by A R
31/10/2019 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është 31 Tetor, Halloween, data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave. Legjenda thotë se shpirtrat mblidhen së bashku me 31 Tetor, për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen.

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Për të folur pikërisht për këto fenomene paranormale, sa të vërteta janë, a bazohen ato në fakte shkencore dhe a ka një shpjegim real për to, të ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, kanë qenë Alfred Cako, studiues dhe botues, Flora Xhemani, gazetare turizmi dhe Altin Bogdani, psikolog, studiues dhe botues.

“Fenomenet paranormale quhen të gjitha ato fenomene, të cilat nuk perceptohen nga arsyeja njerëzore. Ndarja midis fenomeneve paranormale dhe fenomeneve të zakonshme lidhet me atë që quhet ide racionale dhe ide iracionale. Perceptimi racional lidhet me faktin që çdo gjë e perceptojmë nëpërmjet shqisave dhe çdo gjë që shqisat nuk na e pranojnë, një pjesë e njerëzve, ata që nuk mendojnë me intuitë, janë të prirur që mos i besojnë këto lloj fenomenesh. Njeriu është i kufizuar shumë në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës”, shprehet Alfred Cako.

Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze, gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive. Disa thonë se këto fenomene janë prodhime fiziologjike, të tjerë këmbëngulin se ato janë psikologjike.

“Unë kam pasur komunikim me një vajzë më ka marrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjeç, por ngjaj si 17 vjeç, sepse në moshën 17-vjeçare më kanë ardhur dhe më kanë rrëmbyer UFO-t. Më kanë folur shqip me një gjuhë pak të vështirë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vështirë. Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha. Vijnë më rrëmbejnë, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndodh në planetët e tjerë, në diell. Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të diellit, që ne i besojmë se ekzistojnë në disa kushte të veçanta. Thotë që babai më ka çuar tek hoxha, më ka rrahur hoxha, më ka mbështjellë me çarçaf. Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse dikush kërkon të takojë një jashtëtokësor, mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kërkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë”, tregon më tej Cako.

Gjithsesi, dukuri të tilla janë përfolur shumë, duke krijuar a nxitur besime dhe teori të çdo lloji. Nga pikëpamja shkencore, këto përvoja janë edhe më të vështira për t’u kuptuar. Provat mungojnë, pasi fenomeni shfaqet në kushte kaotike, që e bëjnë studimin e tij në kohë reale pothuajse të pamundur. Prandaj edhe fenomene të këtij lloji quhen “paranormal”, sepse ndodhin krahas ose paralelisht me ngjarjet normale ose reale.

Sipas të ftuarve, disa eksperienca paranormale janë lehtësisht të shpjegueshme, bazuar në veprimtarinë defektoze të trurit.

Next Post
“Lajmi për celulën iraniane bëhet për të zhvendosur vëmendjen”, çfarë thotë Gent Cakaj

Cakaj: Prania ime në politikë nuk lidhet me Baton Haxhiun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur mashtrimi u bë investim

June 28, 2026
“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

June 28, 2026
“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

“Kur ishte deputet i PD, Ndrenika më hoqi nga puna dhe më rrahu”, djali i Kadri Roshit: Hyri vjedhurazi në varrimin e babait…

June 28, 2026

Biografia politike e zgjedhësve në Shqipëri

June 28, 2026
Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

Rama paralajmëron “Rilindja Urbane 2.0”: Kabllot do të kalojnë nën tokë

June 28, 2026
Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

June 28, 2026
Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

Marrëveshja e paqes Izrael–Liban me 14 pika, çështja e Hezbollahut në qendër të krizës

June 28, 2026
Rama në “Flasim”: Franca rol kyç në integrimin e Shqipërisë në BE

Rama në “Flasim”: Franca rol kyç në integrimin e Shqipërisë në BE

June 28, 2026
Botërori “i mallkuar” për Iranin, i mjafton vetëm një gol, por gjithçka i kthehet kundër në fund

Botërori “i mallkuar” për Iranin, i mjafton vetëm një gol, por gjithçka i kthehet kundër në fund

June 28, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama: Nuk më interesojnë protestat e shtirura, por zemërimi i qytetarëve me hall real

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In