• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i “Gruas që dinte shumë” për orgjitë e Berluskonit

by A R
17/03/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imane Fadil, vajza që gazetat italiane e përshkruajnë si “gruaja që dinte shumë”, po shkruante një libër mbi ngjarjet që ndodhën në vilën e Silvio Berlusconit në Arcore, ku dhe shpërtheu skandali i “Bunga bunga”.

34-vjeçarja me origjinë marokene, ndërroi jetë me 1 Mars, pas një muaji agonie, për arsye që ende nuk janë vërtetuar. Ajo konsiderohej si një nga dëshmitaret kryesore në gjyqin Ruby, që përfshin ish-kryeministrin Silvio Berlusconi. Il cavaliere, të cilit vajza i tha se u takua personalisht me të në Arcore, mohoi t’a ketë takuar ndonjëherë.

Ajo u shpreh për mjekët dhe avokatin e saj, para se të vdiste, se ishte helmuar. Referuar të dhënave të marra nga testet toksikologjike, vajza vdiq nga një “përzierje e subsatncave radioaktive”.

Titulli i librit të saj, tani në duart e gjykatësve, ishte: Kam takuar djallin!

“Herët ose vonë çdo gjë do të shihet, herët a vonë çdo gjë do të publikohet”,- shprehej ajo në faqet e librit. “Kam besim në drejtësinë italiane dhe shpresoj se gjërat do të ndryshojnë”.

Përmbajtja e këtij raporti, i papublikuar, është zbuluar nga gazetat italiane, të cilat kanë parë disa nga pjesët e tij.

Në librin e saj, Fadil tregon se si shkoi për herë të parë në Arcore, e shoqëruar nga pronari i agjencisë “Lm management”, i cili ishte Lele Mora. Në atë periudhë, Imane Fadil ishte 25-vjeçe. Ajo mori pjesë në tetë “mbrëmje elegante” në vilë.

“Sapo doli nga makina”,- shkruante Imane në libër,- “ajo dëgjoi britmat dhe klithmat e vajzave që festonin në vilë”.

“Mora e kuptoi menjëherë stepjen e saj dhe e shtyn pak me sup, duke i thënë se janë vajzat e partisë që po argëtohen në festë”.

Kur hynë në vilë, bënë vetëm disa hapa, për të zbritur dy kate nën tokë, ishte një bodrum i mobiluar në një ngjyrë të artë, ku ajri bëhej gjithnjë e më mbytës, ndërsa Imane hodhi vështrimin përreth për të vëzhguar një mjedis të pazakontë. Ajo vuri re vajza të reja që performonin dhe kënaqnin mjeshtrin.

Imane Fadil pretendon se është ndier e shqetësuar dhe ka kërkuar të largohet, por Lele Mora e ka bindur të qëndrojë dhe të bisedojë me Brelusconin. Ëndrra e saj, si ajo e vajzave të tjera, ishte të ndiqte një karrierë në televizion.

Për t’i krijuar një gjendje mikëpritëse dhe për t’a bërë që të ndjehet mirë, Berluskoni ftoi dy nga vajzat e veshura si murgesha, të vishen me rrobat e tyre. Lele Mora, qëndroi pranë saj, duke iu lutur të ulet dhe të marrë një pije.

Në një moment, pronari iu afrua asaj dhe i kërkoi të vizitionin vilën. Ajo tregon disa detaje nga vila, por mbi të gjitha burgun që ishte krijuar, disa kolltuqe, një piano dhe në mes një pistë vallëzimi, flamuj shtetesh dhe të partisë. Ndërmjet katit të parë dhe bodrumit, kishte një dysheme me drurë dhe me pishinë, një dhomë të vogël për masazhe dhe një papafingo të errët.

Katër muaj para se vajza të rikthehej në shtëpinë e Berluskonit, ajo pa skena që mbeten në mendjen e saj: Vajza që qëndronin në një lloj rrethi me Berlusconin në qendër, ku dukej një lloj adhurimi, vajza të zhveshura apo gjysmë të zhveshura e të maskuara, të cilat argëtoheshin me të.

Në atë bodrum, ajo pa një lloj bordelloje; me vajza që laheshin në pishinë. Madje kishte edhe vajza të mitura, të cilat nuk e kuptonin shumë se çfarë po ndodhte.

Pastaj ishte një skenë e përsëritur disaherë: “Vajza e virgjër mbërriti”, Imane e përsëriti me tmerr historinë e saj. Zgjedhja e tij, ishte shumë e re për atë mbrëmje.

Më pas, Berlusconi i dërgoi disa vajza për t’i bërë disa propozime “të pahijshme”. Ato ishin kërkesa të natyrës seksuale, në këmbim të një pozicioni të mirë në televizionin e tij.

Kur ndodhi skandali “Bunga bunga”, Imane Fadil kërkonte të denonconte Berlusconin dhe ajo ishte një nga vajzat që ra dakord për të dëshmuar në gjyq kundër tij, pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’a blerë që t’mos dëshmonte.

Në një nga intervistat e saj, ajo zbuloi: pashë gjëra të çuditshme dhe të këqija. Unë isha e ndjeshme që kur isha fëmijë. Aty pashë gjëra të këqija. Unë kurrë nuk kam treguar asgjë, sepse nuk kam pasur dëshmi, tani kam dhe është e pamundur të mos dalin. Tashmë më duhet vetëm të përfundoj librin dhe bota do ta dijë se çfarë ka ndodhur.

A ishin rrëfimet në libër, ato që e çuan drejt vdekjes? Një gjë të tillë vështirë t’a thuash. Për të kuptuar nëse Fadil u helmua me të vërtetë, do të duhet të presim për rezultatet e autopsisë.

/a.r

Next Post
Rituali i veçantë, gratë i bëjnë ‘pistil’ burrat në mes të rrugës

Rituali i veçantë, gratë i bëjnë 'pistil' burrat në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In