• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i Floriana Garos: Ja e vërteta e ndarjes me Tedin

by Java News
24/12/2015 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi për ndarjen e Floriana Garos nga Tedi Ngjela, bëri bujë mediatike. Kjo, jo vetëm për faktin se ajo është bukuroshe dhe ai miliarder, por sepse ata kishin filluar të shiheshin nga publiku si shembulli i relalizimit të ëndrrës së dashurisë.

Historia e tyre na u përcoll si një përrallë, shkruan ‘Panorama’. Vajza shumë e bukur nga Amerika, la gjithçka për të qenë pranë të dashurit, i cili rastisi të jetë një djalë shumë i pasur nga një familje e fuqishme. Të lumtur, të buzëqeshur, ata ndanin me dëshirë çaste nga jeta e tyre e bukur. Mirëpo edhe për ta, erdhi lajmi i ndarjes. Kanë kaluar disa javë dhe asnjëri prej të dyve nuk foli për këtë ndryshim në jetën e tyre, që u duk i papritur. Por nuk ka qenë dhe aq. Floriana Garo tregon se vendimin për ndarjen e morën të dy. Ajo flet për herë të parë lidhur me lajmin e fundvitit, për gazetarin Genti Minga, pasi është zgjedhur të jetë personazhi i kopertinës së revistës “Living”.

“Me kalimin e kohës ndoshta do t’i bëj një bilanc më të saktë kësaj që ndodhi. Kur më kërkojnë të flas për ndarjen jam e rezervuar pasi është herët. Përvojat e jetës janë të rëndësishme për t’u ndarë nga njerëzit publikë por duhet të kalojë njëfarë kohe dhe duhet të kuptojmë se është njerëzore të ndryshosh mendim. Nesër këto ngjarje mund t’i gjykoj ndryshe nga sot, por unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se s’jam koherente në ato çka them. Brenda një kohe të shkurtër ndyshon çdo gjë në jetën tënde ndaj duhet të jesh i përgatitur”, ka thënë ajo. Shumë e përfolur në publik, moderatorja është e vetëdijshme se arritjet e saj i atribuohen edhe dikujt tjetër.

“Unë jam e ndërgjegjshme që shumë më kanë cilësuar si një vajzë që i ka arritur gjërat në saj të të tjerëve, jo vetes. Unë do të dëshmoj që e kanë pasur gabim”, shprehet Floriana. Nëse do të mbetet shoqe me Tedin, është ende herët për ta thënë…

“Në raportet me familjen Ngjela unë s’kam mllefe. është familja ku kam jetuar për pesë vjet dhe i vlerësoj, i dua. Nuk do të flisja kurrë keq për ta. Mamanë e Tedit e ndjej ende të afërt dhe tezen e tij e kam si tezen time”, sqaron prezantuesja e “Jo vetëm modë”. Pyetjes së gazetarit se pse erdhi kjo ndarje e papritur, bukuroshja e TV Klan i përgjigjet: “Nëse ndjen se diçka nuk shkon në jetën tënde, duhet ndryshuar. Kuptuam se diçka nuk shkonte në ndjenjat tona dhe morëm një vendim të përbashkët. Nëse njeriu s’është i lumtur me situatën e tij ose toleron, ose gjen forcën dhe kurajon që t’i ndryshojë gjërat”. Floriana tregon se po përpiqet të kalojë mbi këtë periudhë të vështirë, duke u munduar “Sigurisht nga lidhja me Tedin kisha krijuar rehati. Tani atë rehati që kisha përpiqem t’ia krijoj vetes. Këtu nis gjithçka se çfarë bën ti për të përmirësuar jetën tënde”. Megjithatë ajo pranon edhe se e ka vuajtur këtë ndarje, duke thënë se ka derdhur lot: “Patjetër që kam derdhur lot, madje më shumë se një”.

Next Post

Shpërblimi i fundvitit, ja sa përfitojnë pensionistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In