• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i Endrit Bacajt: Arratisja jonë nga stacioni policor i Athinës

by A R
17/06/2019 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endrit Bacaj, njëri prej 4 të arratisurve nga stacioni policor në Athinë, tregon çfarë ndodhi më 3 Qershor në orët e para të mëngjesit. Në një lidhje telefonike për TV Klan, 32-vjeçari thotë se plani u sajua në moment.

Njëri prej 4 të burgosurve u shtir si i sëmurë dhe kur roja shkoi për të ofruar ndihmë, e kërcënuan me thika të improvizuara.

Endrit Bacaj: Na dërguan atje që të na shpërndanin nëpër burgjet tona për arsye se ne kemi ardhur për gjyqe këtej. Na çuan atje në Metagogon, që të na shpërndanin nëpër burgjet tona. Atje siç po rrinim, ishte një çështje rastësore domethënë, që ndodhi rastësisht.

Pyetje: Nuk e kishit planifikuar?

Endrit Bacaj: Jo jo! Thjesht ishte një gjysëm ore plan.

Pyetje: Kush e kishte organizuar?

Endrit Bacaj: Të tërë bashkë. E menduam atë muhabet, edhe… e bëjmë, e bëjmë!

Pyetje: Në cilën orë ndodhi arratisja dhe në cilën datë?

Endrit Bacaj: Në datën 3 dhe nga ora 03:00 e mëngjesit. Bëri njëri si i sëmurë aty, u shtri. Tjetri tha kam unë ilaçet në çantën time, e hapi polici derën që të dali ai të marrë ilaçet. Nga momenti kur u kthye ai në zonën ku ishim ne, aty shtymë derën, dolëm në korridor. Vajtëm tek kupola ku rrinë policët. Nga aty pastaj nxorrëm thikat, u vumë thikat në fyt, u morëm edhe pistoletën. I vumë prangat policëve edhe vazhdoi historia.

Pyetje: Ku i gjetët thikat?

Endrit Bacaj: Ka llamarina burgu.

Pyetje: Thika të improvizuara?

Endrit Bacaj: Thika të improvizuara.

Katër të burgosurit shkuan në zyrat ku qëndronin punonjësit e stacionit të policisë. I çarmatosën, i lidhën me pranga dhe morën pistoletën. Nën kërcënimin e armës, zbritën në parkimin e nëndheshëm të godinës dhe u futën në makinën e policisë. Brenda mjetit ishte edhe një efektive femër, të cilën e detyruan të ngiste automjetin deri tek dalja kryesore. Aty u përballën me një roje tjetër, i cili refuzoi të hapte portën. Prej këtej, u larguan me këmbë deri në afërsi të një lumi, ku dhe u ndanë. Pas arratisjes nga stacioni policor, Endriti theu këmbën dhe u kap nga forcat policore pas 14 orësh. Ai thotë se në asnjë moment nuk ushtruan dhunë ndaj rojeve të sigurisë.

Pyetje: Dhe nëpërmjet kërcënimit ju arritët të dilni deri tek dera e jashtme e burgut. Prej andej?

Endrit Bacaj: Po po. I morën armën policit që ishte te kupola lart edhe zbritëm poshtë. Morëm një makinë policie. Poshtë ku hipim ne në ato furgonat e transferimit është bodrum. Edhe dolëm me makinën e policisë nga bodrumi deri tek dera kryesore. Aty pastaj ishte mbyllur dera. Ishte polici i rojes aty. I thamë hape derën, nuk e hapi, është e prishur tha. I morëm armën edhe atij, u shtri përdhe ai.

Pyetje: Ndaj policëve nuk pati asnjë akt dhune, thjesht kërcënim?

Endrit Bacaj: As edhe një akt dhune ndaj policëve, as nuk i ka prekur njeri me dorë. Thjesht ishte kërcënim se normale nuk mund t’i thuash ‘të lutem hap derën’. Edhe për këtë arsye, mbi të gjitha nuk na cënuar as kur na kapën. Edhe përkundrazi, na respektuan.

Pyetje: Pasi dolët nga bodrumi i stacionit të policisë me makinën e policisë, prej andej si u shpërndatë?

Endrit Bacaj: Makinën e lamë brenda nuk u hap dera. Brenda në makinë kishim edhe një police femër, që ishte ajo në timon dhe ne u ulëm në sediljet nga pas.

Pyetje: Ju kërcënuat atë për t’u larguar bashkë me makinën e policisë?

Endrit Bacaj: Po normale.

Pyetje: Deri ku shkuat?

Endrit Bacaj: Pastaj shkuam deri tek dera kryesore. Dera kryesore nuk u hap edhe kaluam në këmbë pastaj edhe dolëm në asfalt. Në momentin që dolëm në asfalt aty nxorra këmbën vendit unë. Vazhduam ashtu prapë të katërt bashkë deri në njëfarë momenti. Aty pastaj unë s’mund të ecja dot më me shokë, dhe u thashë vazhdoni. U hodh në një lumë pastaj unë, aty ku u ndamë me shokë, kishte beton atje poshtë dhe theva këmbën. Aty u ndamë pastaj. Unë u kapa pas 14-15 orësh në zonën e votanikos. Nuk është shumë larg.

Endriti ndodhet në spitalin e burgut të Koridhalos, ku pret që të operojë këmbën e thyer. Problemet e tij me drejtësinë nisën kur ai shkoi në Greqi në vitin 2008.

Endrit Bacaj: Në Greqi kam rreth 11 vjet, që nga viti 2008 që vij në Greqi edhe kthehem në Shqipëri. Jemi ngatërruar njëçik me këto gjërat e jashtëligjshme.

Pyetje: Me origjinë nga jeni?

Endrit Bacaj: Me origjinë jam nga Mirdita, banues në Lezhë.

Pyetje: Në Greqi me çfarë jemi marrë kur keni shkuar për herë të parë?

Endrit Bacaj: Po si çdo shqiptar avash-avash sa të ngrihemi në këmbë, si emigrant shqiptar që jemi ne.

Pyetje: Me dokumente ilegale keni shkuar?

Endrit Bacaj: I paligjshëm.

Pyetje: Kur filluan problemet për ju në Greqi?

Endrit Bacaj: Sapo erdhëm u ngatërruam me ca grabitje, gjëra kështu. Edhe kështu vazhduam me radhë.

Pyetje: Juve jeni dënuar për këto ngjarje?

Endrit Bacaj: Për ca po, për ca jam në gjykim.

Para se të arratisej nga stacioni policor, prej 4 vitesh vuante dënimin në burgun e Kretës.

Pyetje: Para se të ndodhte arratisja nga stacioni i policisë, ju në cilin burg vuanit dënimit për të cilin refuzuat të komentonit?

Endrit Bacaj: Në Xania të Kretës.

Pyetje: Prej sa vitesh ndodheshit aty?

Endrit Bacaj: Rreth 4 vjet.

Pyetje: Keni pasur probleme në burg?

Endrit Bacaj: Tani burgu burg është, por asnjë problem s’kam pasur as me gardianët as me njeri.

Mariol Toska, Adrian Çobo, Endrit Bacaj dhe Astrit Çela u arratisën nga qelia e stacionit policor ‘Petrou Ralli’ në orën 03:00 të mëngjesit të 3 Qershorit. Në kërkim është vetëm Astriti, ndërsa të tjerët u kapën sërish pas disa orësh.

Next Post
Vrasja e deputetit gjerman, shtohen dyshimet për ekstremin e djathtë

Vrasja e deputetit gjerman, shtohen dyshimet për ekstremin e djathtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In