• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Djali i Qazim Mulletit rrëfen takimin me Robert Ndrenikën: Çfarë ndodhi kur u shfaq komedia “Prefekti”

by Java News
29/08/2023 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë u kthyen në atdhe nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulleti, për t’u rivarrosur, sipas amanetit të tij, në Shish-Tufinë në Tiranë. Në rrjetet sociale është sjellë në vëmendjen një intervistë e dhënë nga djali i Qazim Mulletit, Reshitit, në vitin 2013 për gazetarin Luan Laze, ku rrëfente sesi e mbante mend të atin, si dhe prekte dhe komedinë “Prefekti” dhe takimin me aktorin Robert Ndrenika që luante rolin e babait të tij.

 

“Në shtator të ’44 iku babai, unë isha 14 vjeç. Vetëm mua ka pas fëmijë. Me nënën sillej mirë. Nuk ka qenë njeri nevrik, madje ia kishte lënë në dorë të gjithë kontrollin në shtëpi nënës sime.

Nga fundi i 1949 ne jemi internuar. Në vitin që u internova u bë edhe komedia, ndoshta ajo qe dhe një nga shkaqet që u publikua më shumë. Unë nuk e kam parë komedinë, ishte gjë e turpshme për mua se vihej në lojë babai im. Unë isha në shkollë, në klasë të dytë gjimnaz, Qemal Stafa, ishte premierë nata e parë që do jepej dhe ishin të gjithë aty, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe të tjerë të Byrosë… por ishte dhe një grua sovjetike, mësuese.

Kur dola ditën tjetër për në shkollë, furi e madhe, ishte rritur kurioziteti i njerëzve, dhe doli fjala që e ka luajtur vetë i biri,dhe dolën ca njerëz dhe më thoni ‘si e talle babën e ashtu’, u thoja ‘unë që jo nuk isha unë’.

Edhe në shkollë e njëjta gjë. Orën e parë atë ditë kisha rusisht, ajo tha ‘Mulleti, mbrëmë në teatër të kam parë…’, këta të klasës aq deshën, ‘ky është’. Pastaj i qetësoi fëmijët dhe më pyeti mua. ‘ku është baba? Në Itali’ i thoja unë.

Robert Ndrenikën e kam takuar, ka nja 6-7 vite. Nuk mbaj inat me të. Madje një shok i thotë Ndrenikës, ‘djali jot është ky?’”, tregon djali i Qazim Mulletit.

Kush ishte Qazim Mulleti

Qazim Mulleti lindi në lagjen “Sulejman Pasha” në Tiranë, më 20 dhjetor 1893 dhe vdiq më 28 gusht 1956 Vicolo delle Grotte Romë. Ka qenë prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist. Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanissht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht.

Në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).

Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë.

Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me z.Hafiz Ibrahim Dalliu dhe z.Musa Maçi, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare” dhe z.Avni Rustemi të shoqërisë “Bashkimi”. Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishme, si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të Revolucionit largohet nga Shqipëria. Familja e Qazim Mulletit vuajti persekutimin e përndjekjen më të egër nga regjimi komunist vetëm për shkak të bindjeve dhe idealeve të tyre të lirisë e besimit.

 

Next Post
Formacionet zyrtare/ Sylvinho debuton me skemë sulmuese, ja titullarët e Poloni-Shqipëri për Euro 2024

Përballjet e shtatorit për Euro 2024/ “Dhimbje koke” për Sylvinhon, tjetër mungesë e rëndësishme

Comments 3

  1. Shefqet Çela says:
    2 years ago

    Intelektual i shquar dhe veprimtar aktiv në ngjarje të rëndësishme të pamvarësisë vëndit, konsolidimit të shtetit dhe antizogiste.
    Vajmedet, pati një mbyllje fashiste në fund të jetës së vet – KUISLING, si ajo lopa….

    Reply
  2. SHPETIM HOXHA says:
    2 years ago

    Nje intellectual dhe dhe patriot i shquar, ai dhe familja e tij ka vuajtur nga rregjimi cnjerzor i komunizmit

    Reply
  3. Vranakonti says:
    2 years ago

    Fashist ka qene dhe atij i ka sherbyer. Fashizmi eshte denuar ne te gjithe boten..Prandaj mos na e beni engjell Mulletin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
“Nuk kemi bërë progresin e duhur”/ Rama dhe Ibrahimaj takim me Dashnor Sulën

“Nuk kemi bërë progresin e duhur”/ Rama dhe Ibrahimaj takim me Dashnor Sulën

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kërkon interpelancë me ministrin e Bujqësisë: Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës në Seman?

February 13, 2026
Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Ministri kroat: Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

February 13, 2026
Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

Përdhunohet suedezja në Tiranë, në pranga turku

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In