• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i dëshmitarit të mbrojtur, hetim për nxjerrjen e sekretit të dosjes CEZ

by Java News
16/10/2015 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria fillon hetimet për “nxjerrje të sekretit hetimor” në çështjen “CEZ”.

Objekt i hetimit është mënyra se si ka dalë në media dëshmia e shtetasit Elvis Mataj, ish­punonjës i kompanisë DIA, në pronësi të Kastriot Ismailajt.

Dokumenti prej shtatë faqesh u bë publik në datën 24 shtator 2015, gjatë kohës që çështja e CEZ­it ishte në vëmendjen e debateve politike në vend.

Faksimilet e publikuara plotësisht në formën e dokumentit, me kokë dhe me gjithë përmbajtjen, kanë edhe disa vula dhe firma në të.

Dokumenti që u bë publik në media ishte nxjerrë nga dosja penale që Prokuroria kishte hetuar në vitin 2014 për çështjen e abuzimit me mbledhjen e faturave të prapambetura të CEZ­it.

Sipas burimeve të Prokurorisë, thuhet se pjesë e dokumentit të bërë publik, ka qenë edhe një shënim ku theksohej se përmbajtja e shtatë faqeve përbënte sekret hetimor.

Faksimilja e botuar në media në shtatë faqe përmban pyetjet e prokurorit Dritan Rreshka dhe përgjigjet e dhëna nga Elvis Mataj, gjatë seancës së mbajtur në Prokurorinë e Tiranës në datën 12 qershor 2014.

Për shkak të përmbajtjes së procesverbalit, që mbrohet nga sekreti hetimor, publikimi i dokumentit u bë shkak për nisjen e verifikimeve nga ana e Prokurorisë. Panorama

Next Post

Kallëzimi i KLSH për Gjiknurin, prokuroria nis hetimet, por ‘pa emra’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com