• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i dëshmitarit: Sherri brenda shtëpisë së familjes Josifi, me dy burra dhe një psikologe

by A R
08/07/2020 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dëshmitar me origjinë nga Përmeti që banon gjithashtu në Kombinat, tregoi sot se e ndjera Anisa Josifi ka qenë në banesën e tij bashkë me tre persona të tjerë Dëshmitarë të Jehovait, madje me më të vjetrin është konfliktuar dhe ai e ka kërcënuar me jetë.

Ai ka preferuar të qëndrojë anonim teksa ka folur sot në News24 për ngjarjen tragjike të Kombinatit.

“I kërkoj ndjesë familjarëve të viktimave që shpresoj të mos i lëndoj. Para 2 vitesh, Anisa bashkë me një vajzë tjetër dhe dy burra një 65 vjeç dhe tjetri rreth 35 vjeç, kanë ardhur në lagjen tonë dhe kanë insistuar të futen në banesë me ato broshurat”, tha ai.

“Unë jam konfliktuar me atë që ishte më i madh, tjetri nuk fliste shqip. I huaji ishte me kostum të zi, kurse shqiptari me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, nga dialekti them se ishte nga Jugu. Anisën nuk e njihja më parë, kurse kunatin e Zhanetës e njoha shpejt, kam pasur muhabet, pinim dhe kafe. Kur pashë atë që ngjau, kam bërë lidhjen me Anisën”, tregoi qytetari.

Ai deklaroi më tej se ngjitur me shkollën ndodhej dhe selia e këtyre elementëve të sektit fetar, ku mblidheshin shpesh. Madje ai tha se pikërisht vajza që kishte shkuar në shtëpi me Anisën ishte psikologe e shkollës dhe iu fliste fëmijëve për Dëshmitarët e Jehovait çka ka qenë një tjetër motiv për konflikt nga ana e tij.

“Vinin tek një banesë rreth 100 metër larg banesës sonë. Unë i thashë largohuni dhe mos u ktheni më në këtë lagje. Ai personi 65 vjeç më ka kërcënuar dhe me jetë. Unë kam qëndruar rreth 2-3 muaj me Dëshmitarët e Jehovait shumë vite më parë, nuk më pëlqyen, u shkëputa për të ikur jashtë vendit. Ika vetë, nuk më larguan”.

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë u gjetën të vdekura mbrëmjen e 2 korrikut në banesën e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spital.

“Nuk e dinim për Anisën që kishte 15 muaj por para 1 muaj e gjysmë kjo vajza tjetër ka kaluar me ata dy burra prapë në atë lagje. Selia e Dëshmitarëve të Jehovait është shumë pranë shkollës 9-vjeçare dhe psikologia e shkollës është shoqja e Anisës. Shtëpia është dhënë me qira për selinë e tyre. Unë i kam thënë je me Dëshmitarët e Jehovait dhe nuk të lejohet të futesh në shkollë aq më tepër që janë fëmijë. Ajo tha se kishte hequr dorë nga ajo fe. E tërhoqi mësuesja i tha mos u merr me atë person. Janë të sektit të Jehovait, jam shumë i bindur se i kam lexuar ata libra, para 18-20 vitesh”, theksoi ai.

“E kam pyetur fëmijën tim për psikologen, të dy, se i kam pasur të dy fëmijët në atë shkollë dhe më kanë thënë që na ka folur për Zotin. Iu kishte dhënë dhe një libër brenda ambienteve të shkollës dhe unë e kam grisur. Kjo psikologe është në shkollë prej 1 viti e gjysmë ndoshta”, tha qytetari.

Ai deklaroi më tej se nuk i ka parë më këta persona tek kjo seli që ditën që doli ngjarja. “Janë zhdukur, unë kam lëvizur, por nuk i kam parë më. Që në atë moment që e dhanë televizionet në darkë, ata janë zhdukur”, deklaroi ai.

Hetimet zbuluan se 30-vjeçarja Anisa Josifi kishte vdekur 15 muaj më parë dhe kufoma ishte mbajtur në banesë nga nëna dhe motra, të cilat i lyenin trupin me vajra e lëndë të ndryshme duke e mumifikuar.

Dyshohet se riti i kryer prej tyre kishte ardhur për shkak të besimit tek ringjallja në këtë mënyrë.

Vdekja kishte ardhur si pasojë e mosushqyerjes për një kohë të gjatë, ashtu siç vepruan dhe Zhaneta dhe Blerta. Sipas kësaj të fundit, nëna kishte vdekur më 2 korrik.

Next Post
Arti shqiptar në zi! Shuhet ‘Mjeshtri i Madh’ Gjovalin Lazri

Arti shqiptar në zi! Shuhet ‘Mjeshtri i Madh’ Gjovalin Lazri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Gusht 2026

August 19, 2026
Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

August 19, 2026
FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

August 19, 2026
U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

August 19, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

August 19, 2026
“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

August 19, 2026
Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

Sherr mes të miturve në Kombinat, policia ndërhyn në kohë, 28 të proceduar

August 19, 2026
Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

Fluks i madh turistësh në Lezhë, Policia Rrugore shton shërbimet për të shmangur radhët e gjata

August 19, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

August 19, 2026
Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

Kapet në flagrancë 33-vjeçari në Dukat, zbulohen 135 bimë kanabisi (VIDEO)

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com