• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i denoncueses: Dashuri dhe përndjekje, historia 5-vjeçare me gardistin e arrestuar

by Java News
29/12/2016 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gardisti që u arrestua dy ditë më parë nga SHÇBA, ka pasur një histori dashurie të mëparshme me 39­vjeçaren që e denoncoi për përndjekje.

Lidhja mes Leard Xhikës dhe shtetases me iniciale E.L., kishte zgjatur 5 vjet dhe po prej kaq vitesh ishte ndërprerë me kërkesën e të arrestuarit, pasi ai kishte vendosur të fejohej me një vajzë tjetër, me të cilën tashmë është i martuar dhe ka një fëmijë.

Vendimi ishte respektuar nga ana e të dëmtuarës, e cila pretendon se kohët e fundit kishte filluar të shqetësohej thuajse çdo ditë nga ish­i dashuri. Madje në dy raste ai i kishte shkuar edhe në shtëpi, duke tentuar të futej me forcë brenda.

Historia e përndjekjes ka vijuar për 5 muaj rresht dhe 39­ vjeçarja ka hezituar ta denoncojë në Polici, duke mos dashur që të dëmtojë martesën e ish­të dashurit 10 vjet më të vogël. Megjithatë, kur shqetësimet që ai i sillte sa vinin e shtoheshin çdo ditë, ajo i është drejtuar Komisariatit nr.1, ku e ka kallëzuar 29­vjeçarin Xhika për përndjekje.

DESHMIA
Shtetasja 39­vjeçare me iniciale E.L. ka dhënë deklarime paraditen e së martës në prezencë të oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, duke denoncuar për përndjekje efektivin e Gardës së Republikës, Leard Xhika.

Në dëshminë e saj ajo ka treguar episodet që i ka konsideruar më problematiket, që i kanë shkaktuar stres dhe ankth. “Kam pasur një lidhje gati 5­ vjeçare me Leard Xhikën, lidhje që ai vendosi t’i jepte fund 5 vjet më parë kur u fejua me gruan që ka tani. E respektova vendimin e tij dhe vazhdova punën time. Ndërsa ai ka gati 5 muaj që më shqetëson. Më ka shkaktuar jo pak probleme, pasi më bezdis në telefon orar pa orar. Më del në rrugë, madje më ka ardhur edhe në shtëpi, duke dashur të futet brenda me forcë. Kanë ndodhur dy raste të tilla dhe ia kisha bërë të qartë që do ta denoncoja në Polici, pasi deri tani po e falja për hir të familjes së tij”, është shprehur 39­-vjeçarja. Në Polici ajo ka dorëzuar edhe disa mesazhe në formë presioni që ai i kishte dërguar në celular gjatë kësaj kohe.

ARRESTIMI
Punonjësi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, 29 vjeç, është vënë në pranga pasditen e së martës, pasi ka përndjekur prej 5 muajsh ish­të dashurën e tij 10 vjet më të madhe. Ngjarja është denoncuar në mëngjes nga e dëmtuara në Komisariatin nr.1. Efektivi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, shërbente në këtë institucion prej 5 vitesh.

Ai është martuar para 4 vitesh dhe është baba i një vajze të vogël. Por prej 5 muajsh, të paktën sipas kallëzimit të 39­vjeçares E.L., ai insistonte që të krijonte një lidhje jashtëmartesore, për të cilën është refuzuar vazhdimisht nga vajza. Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit, si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe në ambiente të tjera publike. Panorama/d.i.

Next Post
VIDEO/ Tahiri në versionin “rock”… ja merr këngës në festën e fundvitit me Sidrit Bejlerin

VIDEO/ Tahiri në versionin "rock"... ja merr këngës në festën e fundvitit me Sidrit Bejlerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In