• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfimi i azilkërkueses/ “Djemve u bënin presion të merrnin hakun e babait të vrarë”

by Lorenc Vangjeli
19/01/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrimi drejt Suedisë ishte e vetmja mundë si për 40-vjeçaren nga Puka, nënë e dy fëmijëve, për të nisur një jetë të re larg presioneve dhe trysnisë së vazhdueshme që u bëhej dy djemve të saj për të marrë hakun e të atit.

Rrugëtimi i A.M. drejt Stokholmit u bë pikërisht kur djali i saj i madh mbushi 18 vjeç dhe detyrohej nga gjyshi dhe të afërm të tjerë të babit të vrarë 12 vite më parë që të merrte hak.

“Isha shumë e re kur u vra im shoq, vetëm 28 vjeçe. Mbeta me dy fëmijë, të cilët çdo ditë ‘ushqeheshin’ nga njerëzit e burrit se kur të rriteshin, do merrnin hakun e babait. Kemi kaluar vite shumë të vështira. Me fjalë nuk i përshkruan dot. Por edhe këtu ku jemi është shumë vështirë të kuptohet ky lloj fenomeni dhe mentaliteti që ka Shqipëria e Veriut dhe persekutimi që unë dhe djemtë kemi vuajtur”, tregon 40-vjeçarja nga Puka, sipas të cilës, zgjedhja për të emigruar për azil ishte e vetmja mënyrë që dy djemtë e saj, S.M. 19 vjeç dhe L.M. 13 vjeç të mos bëheshin vrasës.

Kjo familje nga Puka është mes 1700 azilkërkuesish të tjerë nga Shqipëria, të cilët kanë kërkuar azil në Suedi gjatë vitit 2014. Ndërkohë që të dhënat për 2015 nga sektori i emigracionit në Suedi flasin për një shifër prej 1400 azilkërkuesish, por ende nuk është shifra zyrtare, pasi nuk janë përpunuar të gjitha të dhënat. Sipas statistikave, numrin më të madh të azilkërkuesve nga Ballkani e zënë shqiptarët, më pas renditen shqiptarët e Kosovës. Ndërkohë që dy vitet e fundit ka rënë numri i shtetasve serbë dhe boshnjakë, të cilët në 2012- ën kanë pasur numrin më të lartë të lartë të azilkërkuesve nga Ballkani në Suedi.

HISTORIA

“Pas vrasjes së bashkëshortit 12 vite më parë, djemtë i kam mbajtur në ngujim. Shkonin në shkollë, por nuk dilnin jashtë klasës, i shoqëroja unë ose im vëlla. Gjakësit, ata që vranë tim shoq erdhën dhe kërkuan falje sipas Kanunit te vjehrri. Por ai nuk i fali dhe ju tha se hakun e të birit do ta merrnin nipërit, pra djemtë e mi. Trysnia, por edhe përndjekja nga njerëzit e burrit u shtua shumë vitin që djali ishte në prag të mbushte 18 vjeç. Na përndiqnin kudo ku shkonim, edhe në shtëpi vinin. Ndaj u detyrova të iki bashkë me dy djemtë. Familja ime, vëllai më ndihmoi nga ana ekonomike që të vinim në Suedi”, tregon 40-vjeçarja për “GSH”.

Por fatkeqësisht, edhe pse tashmë u bënë plot 13 muaj në Suedi, shpresat për të përfituar azil po u shuhen, pasi pak ditë më parë u kanë kthyer përgjigje negative. “Çështjen e kemi apeluar, por pak shpresa kemi. Këtu nuk e kuptojnë dot fenomenin e gjakmarrjes. Po na kthyen, do m’i bëjnë djemtë vrasës, ose do i vrasin. Këtu erdha me shpresën për një jetë më të mirë për fëmijët. Që të arrinin të bënin një jetë të lirë dhe pa frikë e strese”, tregon 40-vjeçarja, A.M. Ndërsa djali i saj i madh, tashmë 19 vjeç, tregon se ky vit që ka kaluar në Stokholm, edhe pse janë në azil dhe jetojnë në një kishë, ka qenë viti më i bukur për të.

“Përgjatë këtij viti nuk kam pasur frikë, trysni. Apo njerëz që të afrohen befas dhe të thonë duhet të lash gjakun e babait. Unë kam qenë shumë i vogël, ende nuk i kisha mbushur 7 vjeç. Dëgjuam zhurmë jashtë dhe mami më tha shko se do jetë babi ta ndihmosh me çantat, se vëllai ishte i vogël, gati 1 vjeç. Por kam parë një skenë që nuk më hiqet kurrë nga mendja. Babai i mbuluar me gjak dhe tre persona që po largoheshin me vrap. Nuk e morëm vesh kurrë përse e vranë”, tregon 19-vjeçari./GSH

Next Post

Ngacmimi seksual në Himarë, News 24 publikon videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In