• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Arvizu: Me Berishën nuk takohem më! Ata që kisha miq në PD, i kanë larguar

by A R
27/11/2018 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është dekoruar këtë të martë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë të vlerësimit “Merita të veçanta civile”.

Në ceremoni nuk ishte lideri i opozitës dhe në një intervistë për Albanian Daily News, Arvizu thotë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk e kanë takuar gjatë kësaj kohe.

“Disa më thonë kur vijnë në Uashington që do të jenë atje dhe të takohemi. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, por Presidenti Meta, kur ishte kryetar parlamenti, e gjente gjithmonë kohën të më takonte, gjë që e vlerësoj shumë. Zoti Rama, që nuk ka ardhur shpesh, edhe ai më ka takuar.

Ministri i Jashtëm, zoti Bushati, zoti Ruçi erdhi vitin e kaluar dhe drekuam bashkë. Edhe Fatmir Xhafaj, zonja Kodheli, zoti Veliaj, kryetarja e LSI zonja Monika Kryemadhi, zoti Vasili, ish-anëtarë të PD, si Majlinda Bregu (s’besoj se iu vjen keq që po them ish…), edhe Genc Ruli, të cilin e takoj kur vij këtu.

Ata që quaj miq nga PD i kanë larguar. Dhe i vutë re besoj ata që nuk përmenda në këtë numërim…” – thotë ai, duke shtuar se nuk është takuar me Bashën dhe Berishën.

“I kam thënë shumë herë që kur të jetë në Uashington të më telefonojë, të shihemi, edhe pse e di që është shumë i zënë e ka shumë kanale. Nuk ka ndodhur kurrë, jo vetëm me të, por edhe me tjetrin…”

I pyetur se përse pati deklaruar në vitin 2011 se Lulzim Basha është ylli në ngjitje i politikës shqiptare, ai qesh.

“Me keqardhje, mund të thuhet që zgjedhjet lokale më 2011 ishin fillimi i fundit për PD. Megjithatë, nuk përmenda as zotin Berisha. Nuk është sekret që të gjithë ambasadorët e fundit amerikanë, zoti Uidhers, unë, zoti Lu, kur jemi larguar, marrëdhëniet me zotin Berisha dhe PD nuk i kemi pasur aq të mira si në fillim. Pse kështu? Mendoj që njerëzit e dinë përgjigjen. Kur erdhi zoti Uidhers, zoti Berisha ishte në pushtet e kështu ishte edhe kur Uidhers u largua. Me zotin Lu, Berisha ishte në opozitë në të dy rastet. Kur erdha unë, ishte në pushtet, kur u largova, zoti Berisha ishte në opozitë. Interesante, apo jo…”

Për çfarë mendon Arvizu për qeverisjen e Edi Ramës? Ai thotë se po mblidhen më shumë taksa, por nuk dihet nëse ato po përkthehen në investime dhe të mira për qytetarët.

“Pyetje interesante dhe paksa e vështirë. Megjithëse mendoj se do të kishte qenë edhe më e vështirë të përgjigjesha nëse do të jetoja në Shqipëri (qesh). Duhet të them, më duket se ka njëfarë progresi, nëse sheh Tiranën për shembull. Dhe nuk po flas për ndërtimet e reja apo për sheshin e ri… Duken mirë. Por nga ajo që kuptoj, ka procedura më të mira për mbledhjen e taksave, ashtu siç duhet të ketë një vend normal.

Në këtë drejtim, është mirë. Sigurisht që ka njerëz që ankohen, por kjo vjen për shkak se tani duhet të paguajnë, ndërsa në të shkuarën nuk e bënin. Pastaj janë reformat e ndryshme. Megjithatë, sipas asaj që mendojnë shumë njerëz me të cilët kam folur, qofshin liberalë, konservativë apo midis, disa thonë se gjërat janë pak më mirë; të tjerë thonë që nuk ka shumë ndryshim, disa thonë është më keq.

Sidoqoftë, mbledhja e më tepër taksave është njëra anë. Ana tjetër është ajo çka njerëzit marrin në këmbim. Kjo pjesë për mua është pak e paqartë. Nuk jam në pozitë të them se nuk po marrin asgjë, por nuk e kam të qartë se sa përmirësime ka si rezultat i këtyre fondeve shtesë dhe procedurave më të mira”.

/b.d

Next Post
Luftë në Athinë, sulmohet me molotovë tribuna e Ajax

Luftë në Athinë, sulmohet me molotovë tribuna e Ajax

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO+FOTO)

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

September 6, 2026
Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com