Rrëfimi i Andi Lilës: Pse e bëra shqiponjën kur shënova
Duhej të shërbente si një lloj lehtësimi, që PAS Janina nuk doli e turpëruar plotësisht nga “Karaiskaqi”, pasi Andi Lila shënoi golin e nderit, por në fakt ka ndodhur diçka tjetër. Grekët kanë treguar edhe një herë tjetër se kur vjen puna te nacionalizmi, janë të sëmurë. Po, po, të sëmurë!
Festimi më se i ligjshëm i një shqiptari që formon shqiponjën me duar, pasi ka shënuar gol kur ekipi i tij po mundej 5 0, ka bërë që drejtuesit e skuadrës me trajnerin në krye të merren me festimin e Lilës dhe jo me humbjen turpëruese në stadiumin e Olimpiakosit 51. Në mbrëmje, ai ka dhënë një shpjegim të ngjarjes në “SuperSport”. Fillimisht mbrojtësi ka treguar ndjesinë e tij për golin e realizuar, kjo edhe për faktin se ka qenë një gol i shënuar ndaj një skuadre me emër si Olimpiakos.
“Është shumë e rëndë sishme për mua që të shënoj përballë një skuadre të tillë. Së pari për vetë emrin se kush është ajo skuadër, por edhe për mua personalisht është diçka pozitive. Është një gol që më duhej dhe erdhi pikërisht në një moment shumë të nevojshëm. Pas shumë problemesh gjatë verës për gjetjen e skuadrës, edhe për shkak të dëmtimit, tashmë mendova se ai gol do të mund të më sillte edhe qetësinë, por, me sa shoh, nuk paska qenë e shkruar”, deklaron Lila.