• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i aktores së njohur: Ju tregoj Fadil Hasën e Durrësit

by Java News
29/07/2018 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikur të kishte diçka për t’i thënë akotes Aishe Stari, aty për aty, nxitimthi, në rrugë, do të duheshin të paktën 2 orë. Nuk kishte makinë, kalimtarë e zog që nuk ndalej për ta përshëndetur. Aishja vazhdonte të kishte në Durrës lavdinë që kishin dikur aktorët në Tiranë, përpara se indiferentizmi të çonte në punë të tij.

Në kafene fliste me të kamerieri 18-vjeçar dhe gjithë moshatarët që nuk ishin fare klientë, por zgjasnin dorën nga përtej luleve. Aishja jetonte mirë me këtë, madje, i kishte pëlqyer gjithmonë Durrësi, pikërisht për këtë, sepse e kishte dashur dhe trajtuar mirë gjithmonë. Ajo nuk kishte asgjë për t’u ankuar, as nga ‘ajo’ kohë e as nga kjo. Për sa kohë politika qëndron larg saj, gjërat shkojnë mirë.4587

Në kafenenë që jemi ulur, deri pak ditë më parë, Aishe Stari ulej edhe me një nga kolegët e saj më të vjetër, atë që kishte njohur që nga kohërat e gjimnazit, gati 60 vite shkuar, Fadil Hasën. Edhe pse prej vitesh i paangazhuar në teatër, sa herë që takoheshin, Ishja, siç e thërrasin të gjithë, vazhdonte të këmbëngulte se duhet të kthehej, të angazhohej. “Ai nuk e bëri asnjëherë, ishte i vendosur”. Kemi ardhur të flasim për të, dhe Ishja, si rrallë kolegë të saj, ishte e vërtetë në të gjithë ato që thoshte, pa zbukurime dhe stërhollime të panevojshme…

 

Pse ishte shkëputur Fadil Hasa nga skena?

 

Çfarë ndodhi me të? Fadilin nuk e largoi njeri nga skena, deshi dhe u largua vetë. Prej vitesh mbajti një qëndrim partiak dhe mendoj që bëri gabim. Ai apo kushdo tjetër mund të jenë të lirë të zgjedhin kahun e tyre në politikë, por nuk kanë pse e lënë të ndikojë në profesionin e tyre. Politikan mund të bëhet kushdo sot, artist jo. Kur humbi PD, dha dorëheqjen, ‘nuk dal më në skenë’, tha, dhe ashtu bëri. Sa herë i kam thënë të kthehej, nuk bindej.

 

Keni folur më vonë, ishte penduar?

Jo, nuk ishte penduar.

 

Mendoni që ishte i lodhur nga skena?

Ne edhe mund të lodhemi me skenën, por edhe çlodhemi shpejt. Ndryshe nga të gjitha punët e tjera, ne duhet të vëmë dhe pasionin dhe nëse bën diçka për t’iu dhënë kënaqësi të tjerëve dhe ia del, i harron të gjitha. Pastaj, nuk është pak të të shohin të gjithë qytetarët si pjesëtarë të familjes së tyre. Dashurinë që më japin mua qytetarët e Durrësit, nuk ka të paguar, ndihem shpesh në vështirësi. E shprehin të gjitha moshat, nga më i vogli. Më bën përshtypje me komplimentet e të rinjve, që mendoj se as më kanë parë… Ata nuk më kanë njohur mua në rini e megjithatë më thonë që ke qenë gjithnjë e bukur. Unë mendoj që më thonë kështu, sepse më duan, edhe Fadilin e donin e, megjithatë, ai nuk veproi ndryshe.

 

Disa aktorë të tjerë janë përfshirë në politikë, kanë ikur e janë rikthyer. Keni folur me të, pse ishte kaq i prerë?

 

Unë nuk e kam pyetur hollësisht, sepse unë nuk jam fare e dhënë në biseda partish.

 

Ai ishte i angazhuar në vazhdimësi?

Kohët e fundit jo, ishte i tërhequr, ra në një gjendje qetësie, gjatë së cilës nuk merrej më me asgjë

 

Megjithatë ai vazhdonte kalonte këtej apo jo?

Gjithë ditën këtu rrinte, janë dy kafene këtu shkonte o të njëra, ose te tjetra, takoheshim e pinim kafe shpesh bashkë. Ne njihemi që kur është harruar. Kemi qenë shokë shkolle në gjimnaz, pastaj punuam bashkë një jetë të tërë dhe puna jonë është ndryshe nga të gjitha të tjerat, të lidh e bën bashkë më shumë. Pas shkollës, Fadili shkoi në Bashkimin Sovjetik për inxhinieri navale dhe pasi u kthye, u vendos në punë në por

 

Në sa shfaqje keni qenë bashkë?

Në të gjitha shfaqjet. Estrada në të tillë mënyrë funksionon, ne kemi qenë të gjithë në të gjitha shfaqjet. Organikën e ka pasur të ngushtë, ne aktivizoheshim të gjithë dhe kjo mirë na ka bërët. Prej aty u përfshi si amator në Estradë dhe më pas u vendos përfundimisht…(Panorama)

Next Post
Antropologjia/Nga magjitë seksuale te lugetërit, ritet e vjetra shqiptare

Antropologjia/Nga magjitë seksuale te lugetërit, ritet e vjetra shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In