• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Abazoviç: Jam nën kallash prej 3 vitesh. Kam krijuar shumë armiq në Mal të Zi prej …!

by Java News
20/09/2023 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç thotë se goditja e kontrabandës së cigareve ka sjellë kosto për të, pasi ka krijuar shumë armiq në Mal të Zi.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazoviç u shpreh se prej 3 vitesh ndodhet nën ‘kallash mediatik’, sepse ka shumë akuza dhe propagandë.

“Unë kam krijuar shumë armiq në Malin në Zi. Një lob jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm financiarisht, që bënë një fushatë kundër meje, qysh në fillim. Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik, shumë ka akuza, një propagandë, por jam ende i befasuar sa njerëzit janë mirënjohës për disa gjëra që janë bërë. Njerëzit gëzohen që ka ende njerëz të guximshëm në skenën politike, që nuk bien nën ndikim dhe janë të gatshëm të marrin atë risk për vete” deklaroi ai.

Abazoviç shtoi se marrëdhëniet me presidentin e ri, Jakov Milatoviç i ka shumë të mirë, dhe Mali i Zi orientohet drejt Perëndimit.

“Kemi patur tre zgjedhje në Mal të Zi. Kemi ardhur në një nivel që procesi realizohet si në Evropën Perëndimore, pa asnjë tension dhe kjo është meritë e qeverisë. Me Presidentin e ri raportet i kam shumë mirë. Kryesorja ka qenë mos kemi mosmarrëveshje sa i takon vlerave. Kur e mbajmë orientimin perëndimor të Malit të Zi, jemi në rregull. Tani për tani, Presidenti plotësisht është në atë drejtim. Dakord jam me ju se jetojmë në treva ku ka ndryshime, ku emocionet ndonjëherë tejkalojnë racionalitetin, por mendoj se flamurin e politikës perëndimore, ende e mbaj në partinë time dhe ne do mundohemi që sa më shumë të jetë ajo Aleancë që do shtyjë Malin e Zi drejt BE,” tha ai.

Sipas tij, shqiptarët në Malin e Zi nuk kanë qenë kurrë më mirë se sa tani.

“Po kurrë më mirë shqiptarët nuk kanë qenë sa janë tani. Pas 45 vitesh kemi kthyer trevat familjeve shqiptare, kemi nisur një cikël investimesh, kemi nënshkruar një marrëveshje historike për ndërtimin e urës mbi Bunë bashkë me qeverinë e Shqipërisë. Kemi ndryshuar perceptimin dhe një distancë etnike ndaj shqiptarëve, që ose është eleminuar ose është në një mundësi shumë të vogël. Të gjithë shqiptarët në Mal të Zi të integrohen pa asnjë diskriminim,” -vijoi më tej Abazoviç, ndërsa shtoi se edhe shqiptarët e Tuzit kanë patur një derë të hapur të qeverisë”, theksoi ai./m.j

Next Post
Rama takon Scholz në New York

Rama takon Scholz në New York

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In