• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi i 22-vjeçares që denoncoi bashkëjetuesin për pedofili: Familjarët e tij më kërcënojnë

by Java News
08/09/2023 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi për dhunë në familje i një 22-vjeçari nga efektivët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë zbuloi një tjetër skandal. Policia ka dyshime se i riu i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11 vjeçe.

Report Tv ka arritur të sigurojë dëshminë e gruas e cila denoncoi në polici bashkëjetuesin, me profesion ushtarak,

Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushaj, gruaja thotë se kërcënohet nga të afërmit e bashkëjetuesit që të tërheqë denoncimin për Ramis H.që ndodhet në paraburgim prej 6 shtatorit.

Ajo kërkon urdhër mbrojtje pasi ndihet e këcënuar për jetën e saj dhe vajzën.

Si u njoh me Ramis H.?

E reja strehohej në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijeve pasi ishte larguar nga bashkëjetuesi i saj italian i cili e dhunonte dhe e keqtrajtonte edhe pse ishte shtatzënë.

Më pas erdhi njohja me bashkëjetuesin e denoncuar

 “Kam qenë në qendër se kam bashkëjetuar me një italian.  Isha 5 muajshe. E njoha në punë. Ai më lidhte, më dhunonte, derisa nuk e durova dot më dhe bëra denoncimin  në policinë e Durrësit. Kërkova urdhër mbrojtje por nuk më dhanë por më dërguan në Qendër Mbrojtje në Tiranë kur gocën e kisha 2 javëshe.  Qëndrova 1.5 vjet. Aty erdhi një gocë nga Mallakastra e cila qëndroi për 6 muaj dhe më foli për kunatin, vëllanë e burrit.

Në fillim hezitova, se kisha frikë pasi kisha kaluar shumë dhunë, por më pas mendova mos ishte njeri i mirë që unë të kem në krah, sepse unë s’kam njeri,  jam e vetme. Ramiz H. e takova në lokal. Njohja zgjati 1 muaj. Pranova të dilja nga Qendra dhe të bashkëjetoja me të me të gjithë gocën. U soll shumë mirë. Gocën e mbante. Fliste me cupën e tezes. Unë dyshova diçka e më thoshte jo. Por më vonë kuptova se ai kishte shkuar me cupën e tezes.

Në polici e akuzoi për ngacmim seksual të një të miture 11 vjeçe.

“E zbulova me mesazhe e video. Ishin banale. Ngjarjen ia tregova kunatit i cili më tha të mbyll gojën. I thashë nuk mund të rri urtë pasi unë kam vajzë dhe nuk kam besim tek ai”

Çfarë ndodhi më pas?

“U bë më i dhunshëm. Më kërcënonte me jetë. Më kapi për fyti” tregon gruaja duke shtuar se kjo e nxiti të denonconte në polici në komisariatin nr 6 ndërkohë familjarët e tij kërkojnë që të tërheqë denoncimit.

“Njerëzit e tij më thonë hiq denoncimin se do të kesh pasoja. Më merr i vëllai e më thotë tërhiq denoncimin”

Gruaja dyshon dhe për raste të tjera abuzimi nga bashkëjetuesi.

“Po ka qenë dhe një tjetër. Ma thanë njerëzit e afërt të tij. Por nuk kam fakte”

E reja kërkon urdhër mbrojtje pasi ka frikë nga familjarët e bashkëjetuesit ndërkohë që frika më e madhe e saj është se s’do të rrijë rrugëve.

Nënë e një vajze të mitur bën një apel për ndihmë, pasi jeton në kushte të vështira ekonomike.

 “Jam vetëm me vajzë. Ju lutem më ndihmoni” thotë gruaja në apelin e saj.

 

Next Post
Peleshi pret ministrin e ri të Mbrojtjes në Kosovë në vizitën e tij të parë zyrtare

Peleshi pret ministrin e ri të Mbrojtjes në Kosovë në vizitën e tij të parë zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In