• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi/ Historia e dhimbshme e një të riu me nënën e sëmurë, të braktisur nga i ati

by A R
19/01/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e dhimbshme e një 20-vjeçari nga Fieri, i braktisur nga babai dhe që ka jetuar vetëm me nënën të sëmurë mendore, pasi gjykata në fillim të viteve ’90-të ka vendosur t’ia japë asaj kujdestarinë e Ermalit, atëherë foshnje, u rrëfye sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ndërsa motrën e tij e mori i ati që emigroi në Itali, Ermal Ramaj tregoi mes lotësh gjithë peripecitë që i është dashur të kalojë në jetë. Ai thotë se problemi i tij më i madh është nëna, e cila shfaq shpeshherë shenja dhune, ndërsa nga babai ka pak kujtime.

I rritur nga një nënë e sëmurë, sakrificat e Ermalit që fëmijë kanë qenë të paimagjinueshme për moshatarët e tij. “Kam ndejtur edhe 3 ditë pa ngrënë”,- rrëfen ai.

“Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di, përpiqem përditë, mundohem që të ndjehet mirë. Çdo përpjekje, çdo lëvizje që bëj, e bëj për të”,- thotë mes lotësh Ermali.

Më pas tregon se që 10 vjeç ka braktisur shkollën për të punuar. “Mblidhja kanoçe dhe bidonë që 10 vjeç, për të siguruar bukën e gojës”,- tregon Ermali më tej.

Këtë gjë e tregojnë duart e tij me kallo, por siç thotë edhe vetë: ‘kur je me dy klasë shkollë çfarë pune mund të bësh”.

Megjithatë, Ermali thotë se forcën për të përballuar jetën e vështirë e ka gjetur tek besimi në zot. “Fal namaz 5 herë në ditë. Vëllezërit myslimanë në Durrës më kanë ndihmuar edhe për punë në një piceri, ku punova prej disa kohësh”, rrëfen ai më tej.

Por si e mban mend ai babain dhe motrën? “Që nga 2010 nuk e kam takuar dhe parë më, ia kam harruar edhe numrin. Nuk po gjej dot as motrën në Facebook. Më ka ndihmuar disa herë me lekë, nga 100 euro. I kam thënë se mbase kur të bëhem me lekë, kur të kem rrogë, do t’i kthej, më ka thënë që s’është nevoja. Për nënën nuk është interesuar, për mua thoshte të vazhdoj shkollën, por i thosha se unë duhet të punoj që të fitoj bukën e gojës”.

Sipas Ermalit, martesa e të atit në 2008 dhe krijimi i një familje tjetër në Itali i ka larguar edhe më shumë.

Ai apeloi sot nga studio e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 që të paktën nënës së tij ti kthehet pensioni i invaliditetit, të cilin ia kanë hequr padrejtësisht./a.m.

20-vjecari20-vjecari-220-vjecariiii-e1484826926304i-biri-ne-zemer

Next Post

Vjedhja në BSH/ Apeli lë në fuqi dënimin për Bitrajn dhe Bruzian, Fullani doli "pa lagur"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

Evropa, destinacioni kryesor turistik në botë! Ja ku po qëndrojnë më gjatë të huajt

May 17, 2026
Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

May 17, 2026
Si u shfaq Ebola për herë të parë dhe pse vazhdon të rikthehet

Si u shfaq Ebola për herë të parë dhe pse vazhdon të rikthehet

May 17, 2026
Ukraina nis sulmin më të madh ndaj Moskës, Rusia kundërpërgjigjet me 287 sulme ajrore

Ukraina nis sulmin më të madh ndaj Moskës, Rusia kundërpërgjigjet me 287 sulme ajrore

May 17, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

“Terminal, Vini re!” mbyll Javën e Europës, Gonzato: Shqiptarët po kontribuojnë në vend

May 17, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Netanyahu paralajmëron tensione me Iranin, sot bisedë me Trump, Izraeli “gati për çdo skenar”

May 17, 2026
“Shqipja është identiteti ynë”, Bebe Rexha ngre zërin për shqiptarët në RMV

“Shqipja është identiteti ynë”, Bebe Rexha ngre zërin për shqiptarët në RMV

May 17, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një mikro-analizë e kursit të shkëmbimit valutor

May 17, 2026
Nga argjendaria e Kamzës u grabitën rreth 900 mijë lekë bizhu, del foto e autorëve

Nga argjendaria e Kamzës u grabitën rreth 900 mijë lekë bizhu, del foto e autorëve

May 17, 2026
Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In