Ish-zv.kryeprokurori Shkëlqim Hajdari teksa komento deklaratën e ish-i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell se Thaçi u arrestua rrugës kur do të kryente një marrëveshje me Serbinë për mbylljen e Gjykatës Speciale.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Hajdaraj tha se deklarata e Grenell duhet të hetohet, pasi është rrëqethëse. Sipas tij nëse është e vërtetë kjo gjë, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Deklaratat e zotit Grenell kanë nevojë për hetim. Deklarata e tij është rrëqethëse. Në deklaratën e tij publike, si thotë se; arrestimi i Thaccit është bërë rrugës për të bërë marrëveshjen me palën serbe. Kjo është shumë e rëndë. Nëse faktohen këto deklarata, atëherë kjo gjykatë nuk mund të quhet më. Nëse provohen ato se çfarë thotë zoti Grenell, ata njerëz kanë peshë penale, përgjegjësi penale.”, theksoi ai.
Hajdaraj u ndal dhe te arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj me urdhër të Gjykatës Speciale.
“Do të presim 48 orë nëse do të jepet apo jo ekstradimi. Ky është rasti i parë që Gjykata e Hagës, me mbulim Kosovën, që kërkon ekstradim të një shtetasi shqiptar. Ka pak kakofoni. Për mendimin tim, kjo gjykatë nuk ka pengesë që ne të pranojmë ekstradimin e një qytetari shqiptar. Rasti i Goxhajt është specifik. Ai është artrikuluar me 3-4 intervista, duke dhënë opinione për prokurorinë speciale dhe mendime për dëshmitarë konkret që janë të përfshirë në gjyqin e Hagës.
Ndaj mbi këtë bazë është lëshuar arresti, për shantazhim të dëshmitarëve. Kjo është e diskutueshme nëse ekziston apo jo në radhë të parë. Deri tani për opinionin publik, Goxhaj nuk kërkohet të ekstradohet për krime lufte. Mundet që personi në fjalë të ketë arsye personale për të mos qenë në arrest në burg, përgjegjësi për fëmijë të mitur. Po si mund të sillet Shqipëria? Të japë ekstradimin apo mos ta japë? Janë disa kritere. Nëse nuk jepet ekstradimi, duhet të kërkojmë një masë tjetër, siç është ‘arresti i shtëpisë’, procedurë normale. Mund të na vijnë mandate arreste edhe për publicistë, analistë, se kështu shkoi puna e gjykatës.”, tha ai./m.j