• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfimi dramatik i 57-vjeçares: Burri dhe nusja e djalit më rrihnin me gurë, flija në kasolle

by Java News
27/10/2017 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e pazakontë është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’.

Zenepe Bici, 57-vjeçarja nga Dragostunja e Librazhit, rrëfen sot vuajtjet e saj, që nga divorci pa dijeninë e saj nga bashkëshorti me të cilin ka 4 fëmijë, si dhe konfliktet për pronësinë, shkruan ‘BalkanWeb’. Zenepja tregon se bashkë me Ahmet Kullin jetonin me djalin e tyre Xhonin, i cili pas martesës dhe sjelljes në jetë të një djali është larguar dhe jeton si emigrant në Angli. Mes të tjerash ajo denoncon në studio se si dhunohej nga burri dhe nusja e djalit, pasi sipas tyre ata nuk e donin në shtëpi.

“Kam jetuar me hallë, por skam pasur probleme me burrin. Dua drejtësi. Djali donte të ikte në Angli. Por nuk kishim para. Nusja tha; kam unë para. Kur nisën debatet më 18 prill në 2015 më ka gjuajtur me gur burri. Kam ikur në Librazhd me shapkat e banjës, me rroba të grisura. Më nxirin jashtë, flija në kasollen e shtëpisë. Burri me nusen time rrinin bashkë, hanin e pinin, mua më përzinin. Pas sherrit për para, burri i thoshte djalit; ke fisin tënd atje. O Kopil i Zenepes. Në fillim me nusen e djalit shkoja shumë mirë. Kur iku Xhoni nisën sherret. E mbaja nusen shumë mirë. Nisi burri të më bërtiste. Ne në traditë e kemi që burri i merr paratë, s’del gruaja para tij. Djali atij i ka sjell 6 mijë euro. S’kam parë ndonjë pisllëk me ta. Ata hanë bashkë, rrinë bashkë. Ata më kanë rrahur të dy. Më përzunë nga shtëpia. Ulesha të haja groshë, ajo mbushte dy pjata, për mua jo. Këta hanin bashkë dhe flinin më vete. Pak kohë më vonë, nusja bëri denoncim të rremë sikur e kisha dhunuar. Mori urdhër-mbrojtje”, tha Zenepja, shkruan ‘BalkanWeb’.

SI NISI KONFLIKTI

Zenepja tregon se pasi djali kishte ikur në Angli, aty kishin nisur debatet mes tyre. Sipas saj, çifti i ri filloi të debatonte fillimisht për shkak të disa parave qe Xhoni i kishte marrë tek familjaret e nuses. Çudia më e madhe ndodhi më pas në qëndrimet mes palëve, babai i tij Ahmeti është pranë nuses, aktualisht jeton me të dhe sipas Zenepes të dy bëhen bashkë për ta dhunuar dhe për ta përzënë nga banesa. Ajo ka marrë madje disa urdhra-mbrojtje në gjykatë ndërsa thotë se përpara shtëpisë kanë vendosur edhe një rrjete që të mos e lejojnë te hyje ne banese.

Nga ana tjetër edhe nusja e ka denoncuar vjehrrën për dhune dhe ka marre urdhër mbrojtje ndaj saj. Ndërkohë edhe pse kane kaluar disa vite qe i shoqi ndodhet ne Angli ajo ka bere një denoncim për dhune edhe ndaj tij. Beteja ne gjykate vazhdon me denoncime te vazhdueshme nga te dyja palët jo vetëm për dhune, por edhe për ndarjen e pasurisë te cilën Zenepja thotë se padrejtësisht dhe nëpërmjet falsifikimit te dokumenteve Ahmeti ka vendosur t’ja jap nuses. Zenepe Bici thotë se ka vendosur ta beje kete ceshtje publike dhe nuk kerkon asgje tjeter pervecse drejtesi per te dhe Xhonin.

Next Post
Hetimi i grupeve kriminale, ministria e Brendshme thirrje për ekspertë

Hetimi i grupeve kriminale, ministria e Brendshme thirrje për ekspertë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In