Ditën e djeshme mediat botërore publikuan lajmin për një ngjarje të trishtë në Pakistan, ku një 15 vjeçar, preu dorën e tij dhe më pas ja solli në pjatë imamit të xhamisë, nga frika se ai mos e akuzonte për blasfemi. Historia e trishtë erdhi si pasojë e një keqkuptimi që kishte ndodhur teksa imami kishte thënë që ai që nuk besonte në mësimet e profetit Muhamed të ngrinte dorën, fjali të cilën djali vogël e kishte keqkuptuar, e pa dashje kishte ngritur dorën.
Në atë moment, përpara më shumë se 100 njerëzve që ndodheshin në xhami, imami e ka akuzuar adoleshentin për blasfemi dhe për nevojën emergjente që ai të “lante” mëkatin e tij.
Kështu i riu i është drejtuar shtëpisë së tij, dhe ka prerë dorë me një kosë.
Pavarësisht këtij akti ekstrem, djaloshi në një prononcim për korrespondentin e BBC-së atje tha se ai nuk ndihet i penduar për veprimin e tij.
“Pse duhet të ndiej dhimbje apo problem në prerjen e një dore që u ngrit kundër profetit të shenjtë?”- pyet djaloshi.
Blasfemia është një akuzë e rëndë dhe një çështje mjaft serioze në Pakistan, pasi prej vitesh shumë njerëz kanë vrarë “heretikë: me akuzën e sharjes dhe ofendimit ndaj islamit.
Faktikisht ligji nuk e përkufizon “blasfeminë” në formën e tij penale, por ama thuhet se masa për të është vdekja, pavarësisht faktit se asnjë lloj sentence e tillë nuk është dhënë ndonjëherë.