• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dossier/Historia e Legjionit të huaj – ushtarëve që s’kanë ç’të humbin

by Ylli Dylgjeri
20/01/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është një ndër repartet ushtarake më të frikshme në botë, dhe natyrisht ndër më elitaret. Bëhet fjalë për Legjionin e Huaj francez. Historia nis në një mënyrë krejt të veçantë: Luigj Filipi i Francës në 1831 rekruton gjithë të huaj që dëshirojnë të luftojnë për Francën dhe i dërgon në luftën e Algjerisë. Legjioni i sapolindur sillet në mënyrë ekzemplare, aq sa vlerësohet me shumë dekorata të larta. Legjionarët nuk kanë asgjë për të humbur.

Mund vetëm të shpresojnë edhe aty ku nuk ka shpresë. Luftojnë kudo, nga Krimea në Meksiksë, pa iu dridhur qerpiku. Legjionarët e impenjuar në Meksikë sulmohen nga çdo anë. 3 mijë meksikanë kundër 62 legjionarëve të vendosur për të mos u dorëzuar. “Komandanti Danjou bie i plagosur, duke hequr krahun artificial që e plagosi në një luftë katër vjet më parë, Pas tij bie edhe zv/komandanti Vilain. Vetëm katër persona mbijetojnë. Trupat meksikane të impresionuar nga rezitenca e legjionarëve u bëjnë nderimin më të madh”, tregon një ish-luftëtar i Legjionit. Çdo vit, në 30 prill, legjionarët mbajnë një paradën në varrin e kapitetin Danjou.

Homazh ndaj simbolit të legjionarëve dhe rezistencës së tyre.

Kalojnë dy Luftëra Botërore dhe Legjioni është gjithmonë në radhë të parë dhe gjithmonë i njëjti: mjeti i atyre që kërkojnë aventurën dhe atyre që duan të provojnë veten. Dikush i shtyrë nga motive ideologjike ose i çuar kundër dëshirës së tij. Nga Legjioni kanë kaluar shumë njerëz, princi Pjetër i Serbisë, shkrimtari Ernst Junger etj. Legjioni i ka pritur të gjithë duke i trajtuar njëlloj. Sapo kalohen muret e Aubagne, nisin testet fizike, të inteligjencës dhe psikologjike. Objektivi është eleminimi i të dobëtëve, sidomos mendërisht.

Trupi luan rol të vogël në Legjion, është forca mendore ajo që bën diferencën. Mendja e ftohtë dhe vullneti i hekurt. Rend dhe pastërti: janë këto dy rregullat bazë të Legjionit. “Çdo gjë duhet të ishte perfekte. Çdo mëngjes laheshim, rruheshim, rregullonim shtretërit dhe gjithçka. Çdo gjë bëhej nën një presion të madh. Instruktorët na bërtisnin në fytyrë. Por pikërisht kjo është sfida: të jesh i përgatitur për të vepruar në çdo situatë”, kujton britaniku Tony Sloane, ish-legjionar. Stërvitja bazë zgjat katër muaj. Më pas nis specializmi. Stërvitja vazhdon deri sa ushtari të ketë forcë për të qëndruar në këmbë. Kryhet në kushte ekstreme. Për më tepër ushtarët nuk kanë masa mbrojtëse. Kanë himnin e tyre dhe japin jetën për njëri-tjetrin. “Legjionari shkon kudo ku ka luftë dhe nuk kundërshton asnjëherë”, është rregulli bazë i tyre. “Legjionarët janë bij të Francës, jo për gjakun e marrë, por për gjakun e derdhur”, shkruhet në një pllakatë të madhe të Legjionit të Huaj/GazetaTema.

Next Post

Gjendet i vdekur në qeli pedofili i foshnjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In