• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i administratorit të PS në Dibër: Më masakruan me dorezë hekuri

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku administratori i Njësisë Administrative Tomin,Nuri Meda pretendon se është dhunuar nga një eksponent i Partisë Demokratike,  në një intervistë për Report Tv ka thënë se personi që e ka dhunuar është Dritan Selishta, ku me doreza hekuri e ka qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit, ndërkohë që i ka kafshuar edhe gishtin.

Në intervistën e dhënë, ai ka thënë se ka qenë duke pirë kafe në një lokal, kur dikush e ka njoftuar se disa persona po shpërndanin para për blerje votash e kur ai ka shkuar në Pilafe ka takuar Selishtën me të cilin fillimisht ka debatuar, por më pas janë konfliktuar.

Meda ka shtuar se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia, por kjo e fundit nuk ka ndërhyrë si duhet, pasi i ka ikur edhe dhunuesi, ndërkohë që shton se ka qenë policia ajo që e ka çuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

I pyetur për akuzat e Partisë Demokratike se ai ka bërë blerje votash, Meda shton se kanë qenë demokratët ata që janë zënë prej tij duke shpërndarë para në këmbim të votave.

“Isha me ca shokë duke pi kafe në një lokal, më njoftuan që PD po shpërndan ca lekë në Pilafe, lajmërova policinë dhe me disa shokë shkova atje dhe gjeta një makinë në mes të fshatit. Aty ishin disa persona, dhe iu them se ça bëjnë, ata më thanë se ca të keqe ka. Iu thashë se me njoftuan që po shpërndani lekë, ikni në shtëpinë tuaj e unë në timen. Erdhën disa persona të tjerë dhe tentuan që të më qëllonin dhe iu thashë mos e bëni se njihemi e jemi krushq. Më rrahën dhe më qëlluan, në atë moment ishte në vendin e ngjarjes. Policia po të donte do e kapte, por nuk e kapi. Më qëlloi me doreza hekuri në pjesë të ndryshme, sidomos në sy dhe tani e kam të qepur. Policia ma solli në spital. Gjatë rrugës deputetët e PD nuk hapnin rrugën dhe mezi kam shkuar në spital. Unë kam dëshmitar që më kanë lajmëruar dhe makinën e atyre shokëve e kam qenë në bilardo, unë shkova nuk më gjetën mua ata. Unë jam administrator dhe dua që të mos ndodhin të tilla fenomene, ata duan të bëjnë shamata”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjte ku u dhunua barbarisht Administratori i Komunës Tomin, Nuri Meda.

Sipas shtabit elektoral të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama, militantë të Partisë Demokratike kanë dhunuar barbarisht administratorin e komunës Tomin, Nuri Meda në një kohë kur ai ishte në kryerje të detyrës së tij. Dhunimi është kryer në kohën kur disa eksponentë të Partisë Demokratike me në krye Dritan Selishtën dhe grupin e koordinuar nga Agron Kuliçi ishin në veprim duke shpërndarë para për të blerë vota. Të kapur në flagrancë ata kanë goditur barbarisht administratorin e komunës Tomin.

Por ndryshe nga sa njoftoi PS, sipas PD, Nuri Meda u kap duke blerë vota. PD nuk mohoi dhunën ndaj Administratorit Meda, pasi në asnjë rast nuk e përgënjeshtroi ngjarjen. PD deklaron se Nuri Meda dhe Robert Aga jane kallëzuar penalisht ne prokurori për blerje votash.

ma.me

Next Post
Tahiri: Ekipi për Asociacionin nuk ka autorizim për ta hartuar Statutin

Tahiri: Ekipi për Asociacionin nuk ka autorizim për ta hartuar Statutin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In