• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi

by Monika Stafa
14/01/2023 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Monika Stafa

Në vitin 1978, Shqipëria ishte një vend që jetonte me ideologji, tipike për shoqëritë me ndërgjegje kolektive; dhe jo me ide, që janë tipike për shoqëritë e lira me njeriun në qendër, me individin që projekton botë të re.

Shqipëria ishte e izoluar, e varfër dhe ku pasionet e të rinjve jo pak herë merrnin fund shpejt si tek romani “Lulet e mollës” i shkrimtarit britanik John Galsworthy, shkruar në vitin 1916.

Ai as që e kish cuar ndërmend se në një vend si Shqipëria, vajzat pinin helm kur nuk ishin të lira të dashuronin djalin që donin. Ndoshta ato kishin të drejtë. Jeta ishte e zymtë dhe s’kishin c’bënin tjetër. Shekspiri kish prodhuar histori të ngjashme, por se do të pillte një regjim diktatorial të tilla sublimime, kush e mendonte?!

Të rinjtë sot këtë panoramë nuk e kuptojnë dot. Ndaj shumëve nga ne apo më të rritur, u del detyrë të rrëfejnë.

Po si nis rrëfimi?

Gratë ndryshuan papritur shëmtuar. Gati në mënyrë të pabesueshme, ato nga të ëmbla nëpër foto, të bukura dhe elegante, u bënë të ashpra, të ftohta dhe u humbi kurmi femëror. Nga fustanet dekolte kaluan tek kostumet me funde të gjatë ose bluza të mbërthyera deri në fyt. Kulmi ishte kur flokët i prenë shkurt. Dhe papritur lulet e mollës i zhdukën nga tryezat e punës. Aromat e tyre i mbanin fshehur poshtë mbulesave gjatë netëve të bardha.

Gratë dhe burrat nuk kishin shumë ndryshim nga njëri -tjetri dhe paaftësia për të gjetur rrugë të reja tundimi, e bënte jetën të mërzitshme. Ajo nuk ishte e lehtë për askënd, por si në të gjitha kohërat, edhe më e vështirë ishte për gruan. Dhe nëse do të ishe grua e një klase tjetër (të përndjekurish politik), do të ishte akoma dhe më keq. Liria ishte e pamundur për t’u arritur, sepse për shoqërinë kjo klasë ishte thjesht një numër.

Një grua e asaj klase nuk kishte të drejtë të kishte ëndrra apo dhe ambicje. Për të kërkuar një të ardhme shumë prej tyre do duhej të ruanin plot sekrete, të udhëtonin larg e kudo; ndërsa të tjerave u duhej të përballeshin me norma të një shoqërie të prapambetur dhe shoviniste, pavarësisht se gëzonin një status në shoqëri.

Në fund, të gjitha ato, me ngjyrime politike apo jo, kuptuan se dëshironin të njëjtën gjë: të ishin të lira… Dhe nëse, për të qenë të lira, do duhej të shkelnin ligjin, ato e treguan se ishin të gatshme ta bënin, pavarësisht cmimit.

Në dy dekadat e fundme çështja e dekomunistizimit të Shqipërisë është shtruar në një mënyrë të paktë formalisht europiane, si të vendoset një rrjetë ndalimi dhe ndërprerje për çdo prani të mundshme të pushteteve të padukshëm me burim prej totalitarizmit. U duk se nuk do të kishte më fushata politike me kundërvënien tradicionale “komunistë – antikomunistë”. U krijua njëfarë bindjeje që ndarja prej së kaluarës, mirë apo keq, me mjete të ligjshme apo me presion popullor, po zgjidhej jashtë debateve me karakter ideologjik. Mirëpo ndodhi që gjithçka u kthye në pikën e fillimit.

Ndodhi ajo që Marksi dhe Engelsi, në “Manifestin e partisë komuniste”, e patën quajtur “një fantazmë që i vërtitet Europës” – fantazma e komunizmit. Me anë të gogolit komunist njerëzve mund t’u mbyllet goja dhe t’u ndalohen pyetjet. Vazhdon edhe sot.

Kjo do të thotë se e shkuara ende nuk shihet si histori, por si ideologji.

Po pse? Cfarë na mungon?

Nëpër rrugët e Romës, në ditët e nxehta të verës, njeriu mund të ndalet pranë çezmave antike, që kanë duruar edhe zemërimin e Neronit, përveç luftërave e kryengritjeve, fushatave dhe inkuizicioneve. Kanë dymijë vjet që u shërbejnë njerëzve. Dhe kjo quhet trashëgimi. Në jetën e shqiptarëve më shumë trashëgohen gërmadha dhe shenja të kujtesës historike, se kujtesa historike vetë. Ajo orale akoma dhe më keq.

Në literaturën kristiane rrëfimi na ndihmon të kuptojmë se jemi mëkatarë po aq sa kushdo tjetër. Duke na ardhur keq për mëkatet tona ne kërkojmë falje për të bërë një jetë më të shenjtë në dritën hyjnore të Zotit. Rrëfimi na ndihmon të kultivohemi emocionalisht dhe shpirtërisht, duke na mësuar sesi të pranojmë dhe të mësojmë nga gabimet tona.

Ka momente në jetë kur koha duket se qëndron në vend. Çastet kur i kujtojmë vetëm në një sekondë. Të harrojmë apo të kujtojmë…

Kujt nuk i ka ndodhur kështu? Ta harrosh të kaluarën tënde përgjithmonë. Ta fshish atë në një cast të vetëm. Po si mund të jesh kaq naiv e të besosh se mund t’ia dalësh? Kjo nuk ndodh. Asnjëherë. Sepse gjithmonë vjen dikush, aty, pranë teje si një shenjë për të ta kujtuar atë.

Ndaj dhe ne rrëfejmë. Jo për vete, por për kohën dhe asaj që quhet kujtesë kombëtare.

Librat të mësojnë të harrosh, ngjarjet dhe personazhet brenda shtjellës së përmbajtjes kanë fuqinë të të japin besimin të shkëputesh nga cdo gjë që ty të duket sikur nuk e harron dot. Ne e dimë se është gjithmonë mirë të kujdesesh për veten, të shmangësh miqësitë e tepërta, të braktisësh kujtimet që të lëndojnë apo dhe të harrosh gjithcka.

Por që të harrosh nuk është ngaherë e lehtë. Ndonjëherë jeta na ndjek dhe asaj nuk mund t’i shpëtojmë dot. E vërteta është se ne jemi kujtimet tona dhe secili prej tyre, në të mirë e në të keq, na bën njeriun që jemi.

Çfarëdo që të bëjmë, sado të luftojmë të ndryshojmë jetën tonë, pamjen apo dhe emrin, janë kujtimet ato që mbeten gjithmonë tek ne. Dhe ato më të rëndësishmet nuk mund t’i harrojmë kurrë.

Librat e fundit të autorëve shqiptare, si A. Markarian, L. Rama, R. Petro, që nuk ka pak kohë që i kam lexuar janë një dëshmi e patjetërsueshme e një jete në kërkim të lirisë. E kjo nuk mund të mohohet. Në fëmijërinë mes kukullave plot ngjyra, atje ku mamat e tyre nuk visheshin më bukur, në gjimnaze ku jeta plot humor ngaste lirinë, apo dhe në biblioteka ku pavarësisht syrit të ashpër të bibliotekares, pritja e bukur e shokut e shenjtëronte këtë vend sikur të ishe në një kishë.

Sa e thjeshtë do të ishte sikur të jetonim cdo ditë duke mos menduar për të kaluarën, të tashmen apo dhe të ardhmen; thjesht të jetojmë të lumtur castin, të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur ata që na rrinë rrotull e të harrojmë gjithçka na ka plagosur në jetë. Sepse, përkundër asaj që thonë, e kaluara jonë e përbashkët, nuk ka qenë për të gjithë aq e mirë…

Ndaj gjithmonë duhet të mendojmë se nëse nuk e rrëfejmë dëmin që na është bërë, e shkuara bëhet në mënyrë të patjetërsueshme e tashmja jonë, duke na zënë sërish në një kurth të cilit nuk mund t’i ikësh dot. Por njeriu është mekanizuar të jetojë të tashmen dhe të besojë në të ardhmen.

E dimë apo jo që kjo nuk është e lehtë, por kush e tha se jeta është?

Një ditë pas plagosjes së Dashamir Muçajt në Fier, Policia ka gjetur armën dhe mjetin, por jo autorin. Mjeti është gjetur në fshatin Patos dhe gjatë kontrollit në makinë është gjetur arma tip pistoletë më të cilën Altin Nika, plagosi Dashamir Muçën. Ka dyshime se autori, mund të jetë larguar drejt Vlorës. Nikaj dyshohet se është i përfshirë në aktivitete kriminale pasi mban 3 identitete. Policia ka arrestuar sot Bejo Hoxhajn, personin që ndihmoi në largimin e Altin Nikës. Sipas forcave blu, 49-vjeçari ka ndihmuar personin që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri një person, të largohej nga zona. Hoxhaj do të akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Policia ka marrë një sërë dëshmish në lidhje me të dy personat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe një sërë pamjesh filmike, të cilat pretendohet të hedhin dritë mbi atë moment. Po ashtu janë marrë dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve, ndërkohë që deri orëve të vona të së djeshmes Policia nuk ka mundur dot të marrë një dëshmi konkrete nga personi i plagosur. Ngjarja pranë parukerisë në pronësi të të plagosurit në të cilën punonte bashkëshortja e tij. Muça vazhdon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën.

Next Post
VIDEO/ Jo vetëm protestë nga fansat, Luizi shfaqet në mes të ndeshjes në stadium: Ti je Luani

VIDEO/ Jo vetëm protestë nga fansat, Luizi shfaqet në mes të ndeshjes në stadium: Ti je Luani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In