• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfim për ikjen e Dasha Drndiç, miken e mirë të shqiptarëve

by Ben Andoni
09/06/2018 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Dasha Drndiç është një autore shumë e njohur kroate, që ndërroi jetë pak ditë më parë. Kishte fituar njohje ndërkombëtare dhe dyshuesit, bashkëkohësit  tanë, mund ta kontrollojnë via-internet të gjithë famën e saj ndërkombëtare. Pak vite më parë qëndroi në residencën për shkrimtarët ballkanikë në Tiranë dhe la për kryeqytetin një cikël shumë të bukur reportazhesh, të cilat do të jenë në Panairin e Librit, që zhvillohet në Nëntor.

Por jo vetëm kaq. Ajo u mundua të dhuronte një pjesë të librave të saj për Bibliotekën e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë. Në fakt, burokracia e mundi përpjekjen dhe dëshirën e Drndiç. Nuk dilte njëri të mbulonte shpenzimet nga pala shqiptare kurse shkolla e kish të pamundur t’i tërhiqte sepse duheshin mbushur shumë procedura. Në fakt, ata as nuk e njihnin. Kjo përpjekje e bukur mbeti udhës si shumë të tera syresh, që i drejtohen vendit tonë.

“Poeteka” i botoi romanin e saj të njohur “Sonneschein”, që në shqip erdhi me dëshirën e saj me titullin-epigram “Fëmijët e urrejtjes dhe dashurisë” për shkak se përbënte disi një gjë të pakuptueshme për publikun shqiptar, që nuk është në masë gjermanofil. Në këtë libër ka një seksion ku Shqipëria përfutet në rrjedhën e ngjarjeve të personazhit kryesor, ashtu si te “Belladona”, por edhe këto elementë nuk bënë që libri të përcillej gjerësisht ashtu si po ndodh me shumë libra të njohur në Shqipëri, vendin që sot vuan nga të gjitha, por më së shumti me gjërat që e lidhin me kulturën.

Aftësia e Dashës ishte për t’u futur thellë në të kaluarën e fshehtë që ruajnë dokumentet, kujtimet, mëndje e që sot janë të komprometuara nga ana morale dhe nga të gjitha elementët e tjera, por edhe me atë qëmtimin e zërave të viktimave krejt të humbura. Në të gjallë ajo e zgjidhi me një përmasë logjike që i shkonte formës: ajo  mbledh një mori jetësh, rregullon këtë grumbull të së kaluarës, dhe krijon një seri të papërcaktuar të ngjarjeve, ku jetohet. “Unë kam gërmuar të gjitha varret e imagjinatës dhe kërkesës time të zjarrtë … Kam rrotulluar shumë gjëra nëpër një seri të tërë të ruajtur të gjërave, por pa mundur të gjej një gjurmë logjike”, thotë diku me gojën e një personazhi.

Drndic nuk u ndal vetëm këtu por i zbukuroi romanet e saj të vlerësuara sot ndërkombëtarisht me elementë dokumentarë që e provojnë Holokaustin nga disa kënde. Ajo jep jetët reale të njerëzve që bënë Aushvicin, fotografitë reale të tyre, skicat biografike, transkriptet biografike, listat e stërgjata emërore, dëshmitë dhe elementë të ndryshëm përshkrimorë.

“Ajo që lidhet me shkatërrimin ekziston edhe kur nuk ndodh më, sepse kthehet disi dhe vazhdimisht përsëritet në kujtesë, sepse nëpërmjet kujtesës ajo rikthehet përsëri”, shkruan në librat e saj. Ashtu, si ndodh me autorët kërkues ndaj kohës së tyre, ajo mbetej e trishtuar për lexuesin që nuk lexon më ajo, ndaj ajo përdorte gjithçka që ai të futej në hullinë e leximit. Dukej sikur po e merrte për dore. “Lexuesi që ka humbur aftësinë për të imagjinuar të kuptojë fjalët dhe mundësitë e menjëherta, të cilat janë gjithnjë e më pak të njohura. Procesi të menduarit është thjeshtësuar turpshëm”, pohonte diku . Dhe, në përpjekjen e saj Dasha besonte se i kishte ardhur fundit të përpjekjes së saj që t’i shpjegonte lexuesit deri në detaje për librat e personazhet e saj mes tyre.

Në Shqipëri në kërkimin e saj për trashëgiminë e komunizmit ajo do të hasej me shumë personazhe. Maks Velon do ta përshkonte në mënyrë jashtëzakonisht poetike si askush tjetër dhe me adhurimin e një jete, të mbijetuar. Do të njihte realisht njerëzit si Maksi, që  kishin vuajtur dhe ata që me sintaksa të fryra i thoshin se gjërat janë të eksagjeruara! Këtyre të fundit arriti t’ua plaste hapur. Jo komunizmi ishte i pamëshirë. Mos e mbroni!

Dasha shikonte ngulmshëm detajin, sepse përmes detajit ajo nuk mendonte se po bënte një akt masohizmi por ishte një element që ajo e përdorte si një kapacitet për të parë, këqyrur, dëgjuar dhe ndjerë. Pa detaje, sipas saj, do kishe një material të tharë.

Duhet të kini kurajë për të kaluarën tuaj dhe ta dashuroni atë, u shprehej ajo dëgjuesve shqiptarë, që më shumë se për të njohur mënyrën dhe teknikat e romanit të kujtesës i kërkonin t’u thoshte gjëra për kotësinë sllave, nga ato të ngjashmet me të cilën është e mbytur jeta jonë.

Dasha u gjend shumë afër në përkthimin e librit të saj në shqip dhe shkruesi (përkthyesi), ruan kujtimet më të mira për një mike të madhe të shqiptarëve por edhe një shkrimtare që të mësonte sesi të mos humbje në zgafellet e kujtesës dhe problemet e përkthimit.

Gjithsesi, një ditë drita me të cilën po përshkonte këto tunele, po i venitej prej sëmundjes së rëndë.  Më 5 qershor, ajo e thirri për apelin e fundit, atë që do e përcillte në parajsë. (Homo Albanicus)

Next Post
VIDEO/ Aksident i frikshëm në autostradë, dëshmitarët: Drejtuesi i mjetit humbi shumë gjak

E rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje tregtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In