• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfen nga burgu Enertila: Kush t’i jep 60 milionë pa të njohur? Ja ku mashtron Barush Ahmeti

by Java News
01/10/2017 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
​Enertila Beqja, e cila akuzohet për mashtrimin me 60 milionë lekë të vjetër, mohon të ketë pasur lidhje me Barush Ahmetin. 27- vjeçarja reagoi nga ambientet e paraburgimit ku ndodhet prej pak ditësh, ku theksoi se është viktimë në këtë ngjarje të sajuar nga Barush Ahmeti për arsye, sipas saj, të paqarta. Enertila mohon të ketë pasur njohje virtuale dhe reale me 30- vjeçarin, ndërsa deklaron se ka vetëm një llogari “Facebook”- u.
“Së pari dua të them se e gjithë kjo ngjarje nuk ka asgjë të vërtetë brenda saj. Barushi, të cilin nuk e njoh as virtualisht dhe as realisht, po sajon një ngjarje që nuk ka aspak kuptim. Gënjeshtrat e tij duken sheshit. Kush është ai person që të sjell 60 milionë lekë pa të njohur?! Nuk arrij ta kuptoj se si e beson Policia dhe Prokuroria, të cilat në vend ta arrestojnë atë për mashtrim, më mbajnë në burg mua që s’kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Më vjen shumë keq, pasi kjo ngjarje që s’duhet të kishte të bënte fare me mua, ka shqetësuar në radhë të parë mua, të afërmit e mi, si dhe të fejuarin që është në Itali. Kërkoj nga Policia dhe Prokuroria hetim të hollësishëm, në mënyrë që të dalë e vërteta në shesh”, u shpreh 27- vjeçarja.
Ajo theksoi se është abuzuar maksimalisht me identitetin e saj.
“Jam bërë pjesë e një ngjarjeje shumë të shëmtuar. Më vjen shumë keq. Më kanë bërë hienë, ndërkohë që unë s’kam lidhje fare. Flitet e stërflitet se unë paskam pasur probleme psikologjike. Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe këtë e vërtetojnë të gjithë banorët e fshatit dhe të afërmit e mi që më njohim. Sikur paskam 30 adresa ‘Facebook’-u. Në fakt kam vetëm një adresë dhe ajo është me emrin Enertila Stafa, në profilin e të cilin jam unë dhe nëna ime, Emineja. Unë jam një vajzë e fejuar dhe gjykojeni vetë se çfarë mund të mendojë i fejuari im që ndodhet në Itali. Po abuzohet me mua se jam njeri pa krah… Nuk më ngelet gjë tjetër, veçse t’u lë Zotin të gjithëve, që nga Barushi e deri tek ata që më mbajnë të mbyllur këtu në burg”.
Në shtëpinë e Enertila Beqjat gjithçka është kthyer përmbys. Ajo që habit është dhoma e saj. Veç krevatit dopio të saj, ku nuk mungojnë as arushët mbi të, 27- vjeçarja ka vënë edhe një krevat për bebe. Edhe në momentin e arrestimit ajo ka pretenduar se ishte shtatzënë. Ndërkaq, dyer të hapura, mobilie të kthyera përmbys është panorama e shtëpisë. Të vetmit që s’janë bllokuar nga Policia janë dy qentë e dhuruar nga Barushi. Mobiliet e tjera janë të gjitha të bllokuara, bashkë me dy dhomat e ndërtuara së fundmi./panorama
ma.me
Next Post
Ministrja Xhaçka: FA kontribut për shkollat në fshatrat e thella, jo vetëm ura e rrugë

Ministrja Xhaçka: FA kontribut për shkollat në fshatrat e thella, jo vetëm ura e rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com