• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëfen i biri: Si u vra Fehmi Agani?

by Java News
06/05/2019 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mentori, djali i Fehmi Aganit, rrëfen momentet e fundit me babanë që ia vrau Serbia

Ka ardhur për të bërë homazhe pranë varrit të babait, të cilin Serbia ia ekzekutoi në vitin 1999.

Mentori, djali i Fehmi Aganit, thotë se e di kush janë vrasësit e babait të tij, të cilët dy dekada më parë e morën për ekzekutim.

Edhe më tutje, të freskëta i ka kujtimet se si ia morën babanë në praninë e tij.

Në kohën kur po tentonin të largoheshin për në Maqedoni në 6 majin e 99-s, një ushtar i ish-Jugosllavisë e ndaloi profesorin, Fehmi Agani, raporton KTV.

Dy ditë me radhë, Mentori së bashku me nënën, nuk kanë ditur asgjë për fatin e Aganit, derisa më në fund, në radio e kuptuan se ai ishte vrarë, kinse nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Por, realiteti, sipas Aganit, ishte krejtësisht ndryshe.

Kjo, pasi që një dëshmitar e ka parë nga larg momentin dhe mënyrën se si është ekzekutuar babai i tij, në hyrje të Lipjanit.

Fehmi Agani, i cili llogaritet si truri i lëvizjes paqësore në Kosovë, sipas djalit të tij, u ekzekutua nga strukturat më të larta serbe të asaj kohe, pa i përmbushur dy projektet e paralajmëruara në Kosovën e lirë.

Dy libra që do të trajtonin dy çështje thelbësore për fillimin e demokratizimit të jetës në Kosovë, i mbetën në gjysmë.

Djali i tij thotë se me vrasjen politike të babait, Serbia mori një përgjigje. (Koha)

Next Post
Sarandë/Ja kush është futbollisti i ndaluar për trafik droge

Sarandë/Ja kush është futbollisti i ndaluar për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com