• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet vëllai i Ballistit: Çfarë i thashë kur ngriti flamurin në Serbi

by Java News
19/09/2017 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, rrëfen momentet kur ka mësuar arrestimin e vëllait të tij në Kroaci, dhe shqetësimet e familjarëve për fatin e tij. Kur shënohen 100 ditë nga arrestimi i Ballistit, vëllai i tij Kujtimi, tregon në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “News24”, herën e fundit që e ka takuar.

Ai thotë se nëse vëllai i tij do të ekstradohet në Serbi, shqetësimet e tyre janë të madha, pasi kanë frikë për jetën e tij.

“Ai erdhi në vendin tonë, pasi ndërroi jetë babai, në mënyrë që të kapte varrimin. Mori një letër në konsullatën në Milano në atë kohë, në mënyrë që të udhëtonte drejt Shqipërisë. Por ai kishte problemin e pasaportës, pasi e kishin ndaluar autoritetet tona. Por ai udhëtoi me dokumentet italiane, bashkë me vëllain tjetër. Më datë 12 qershor ata janë kapur 2 km afër fshatit Grudë, nga patrullat e policisë kroate. Dhe menjëherë iu ka përmendur fjala ekstradim.

Për gati 4 orë nuk patëm asnjë kontakt me të, dhe pasi morëm lajmin u nisëm direkt. Isha gjysmë i gëzuar me thënë të drejtën, se të paktën mësova që janë gjallë. Duke qenë se nuk patëm kontakt me ta për disa orë, kjo ishte gjysma e së keqes. Së dyti menduam që ndodhen në një shtet europian. Fillimisht kontaktuam me bashkëshorten e Ismailit. Bashkë me gruan e tij, sapo erdhi në Shqipëri, pajtuam një avokat. Unë kam qenë shpesh në Kroaci për ta takuar, pasi vëllait tjetër i është ndaluar hyrja në Kroaci për dy vite.

Hera e fundit që e kam takuar ka qenë para 2 javësh. Ndërsa para disa ditësh e ka takuar djali im.
Edhe kur ngriti flamurin në stadiumin e Beogradit unë u shqetësova. I thashë se ai kishte familje, kishte fëmijë, dhe kjo gjë mund të përbënte rrezik për jetën e tij. Mund të mos kthehej i gjallë nga Serbia”, u shpreh Kujtimi, vëllai i Ismail Morinës.

a.ç

 

 

 

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Shpërthen Topalli: Basha shiti zgjedhjet e 25 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

Lufta e topit/ UEFA, CONCACAF dhe AFC, kundër Infantino-s: Besim i tradhtuar nga mashtrimi!

August 10, 2026
Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

August 10, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

August 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 11 Gusht 2026

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com