• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet Totti: Në vitin 2003 isha pranë Realit, familja ime më kërkoi të luaja me Lazion

by Java News
20/05/2020 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Francesco Totti, legjenda e Romës dhe ish-futbollisti i Kombëtares italiane është rikthyer edhe një herë të flasë për karrierën e tij të gjatë, edhe pse ai bëri emër vetëm me një klub si Roma, Totti ka qenë një nga ato futbollistë që të gjithë e donin për shkak të aftësisë që zotëronte. Legjenda verdhekuqe u tërhoq nga futbolli aktiv në sezonin 2016-2017, duke arritur që në të gjithë karrierën e tij të shënonte 307 gola në 785 paraqitje në “Qytetin e Përjetshëm”. Megjithatë 43 vjeçari është rikthyer pas në kohë, pikërisht në fillimet e karrierës së tij.

““Nëna ime ishte tifoze e Lazios për shkak të gjyshes sime. Unë po luaja për Lodigiani dhe vëllai im Riccardo më thirri së bashku me prindërit e për të folur për dy opsionet që më ishin ofruar. Unë nuk kisha dyshime, babi dhe vëllai im ishin tifozë të Romës”, zbuloi Totti për revistën spanjolle Liberto.

“Unë  zgjodha Romën, por familja ime do të donte që të  kisha zgjedhur Lazion, sepse do të më kishin paguar më mirë. Fatmirësisht,  mora vendimin e duhur”, shtoi ai.

Por, Totti tregon gjithashtu se si në vitin 2003 ishte shumë pranë kalimit te skuadra e Real Madrid, por që çdo gjë u prish në sekondat e fundit.

“Në vitin 2003, kisha edhe një vit kontratë me klubin e Romës dhe kisha disa probleme me presidentin e asaj kohe. Real Madrid më ofroi një shumë të lartë, rreth 20 apo 25 milionë euro, plus disa para për Romën, 80% isha i sigurt se do të largohesha, sepse s’po kaloja momente të mira në Romë”, tregoi ai.

“Ma ofruan numrin 10, sepse Figon po e shisnin te Inter. Do të isha futbollisti më i paguar pas Raulit, kapitenit. Mendova gjatë për këtë ofertë. Ilary, bashkëshortja ime (para se të martoheshim) më tha se do ta linte punën për të më ndjekur mua me në Madrid”, shtoi ai.

“Në fund presidenti i Romës Sensi foli me mua dhe sqaruam gjithçka dhe unë qëndrova. Vendimi erdhi nga zemra, ku familja, miqtë dhe Roma kanë shumë rëndësi”, përfundoi ai.

g.kosovari

Next Post
‘A u pjek rrushi? Si sinjalizonin anëtarët e bandës njëri-tjetrin për policinë. Në pranga vëllai i bashkisë Fushë-Arrëz

'A u pjek rrushi? Si sinjalizonin anëtarët e bandës njëri-tjetrin për policinë. Në pranga vëllai i bashkisë Fushë-Arrëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

Prezantohen nismat e reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE, Pirdeni: Prioritet, investimi te kapitali njerëzor

July 6, 2026
A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?

A është anarkia e popullit që propozon protesta, më e mirë se Shqipëria e sotme?

July 6, 2026
Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

July 6, 2026
Ligji “Antimafia” ndez debate në Komisionin e Ligjeve, dyshime se pasuritë e sekuestruara u kthehen personave të goditur

Ligji “Antimafia” ndez debate në Komisionin e Ligjeve, dyshime se pasuritë e sekuestruara u kthehen personave të goditur

July 6, 2026
Degradimi i sotëm i përfaqësimit partiak dhe kurimi i domosdoshëm i parlamentarizmit

Degradimi i sotëm i përfaqësimit partiak dhe kurimi i domosdoshëm i parlamentarizmit

July 6, 2026
Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

Protesta degjeneroi në akte dhune, Meçe: Financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” jashtë Shqipërisë

July 6, 2026
“SHBA vrau babain tonë”, mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

“SHBA vrau babain tonë”, mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

July 6, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Ata që duan të fshehin Berishën në protestë

July 6, 2026
Protesta hyn në ditën e 37-ë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta hyn në ditën e 37-ë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

July 6, 2026
Polemikat për të kuqin e Balogun/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino flet për telefonatën me Trump! (Deklarata e plotë)

Polemikat për të kuqin e Balogun/ Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino flet për telefonatën me Trump! (Deklarata e plotë)

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In