• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëfehet striptistja: Njerëzit e njohur hedhin lekun “lum”, klientët na japin kokainë

by A R
28/11/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drogë, prostitucion dhe para në lokalet e natës. Shumë vajza të reja vendosin të punojnë në këto lokale, dhe motivi që ato përmendin shpeshherë si arsye, janë kushtet e vështira ekonomike dhe tundimi nga paratë e shumta

Për gazetën “Shekulli”, A M., 24 vjeçe, tregon historinë e saj se si ka nisur të punojë në lokalet e natës.Ajo thotë se është shkëputur nga qyteti i saj i lindjes, duke ardhur në Tiranë për të punuar si balerinë në lokalet e natës.

Sipas saj, çdo vajzë që ka pranuar të punojë në këto lokale si balerinë, është tunduar nga paratë që fiton, siç edhe ka ndodhur me të tetë vite më parë.

Sa kohe ke qe punon ne lokalet e nates?
Ka disa kohë që unë punoj në lokale. Kam filluar punë që kur isha 16 vjeçe, ndërsa tani jam 24 vjeçe.
Jam e vetëdijshme që ajo nuk është një punë e denjë për vajzat, por në këtë vend ku ne jetojmë nuk kemi zgjidhje të tjera. Duke u hasur në vështirësi, drejtohemi të punojnë nëpër lokalet e natës.

Çfare ke bere fillimisht kur ke shkuar në lokalet e natës?
Kam qenë shumë e vogël në atë kohë dhe nuk e dija fare se çfarë ishte puna. Në qytetin tim të lindjes, dëgjoja shoqërinë që flisnin për lokalet e natës ku luhej edhe muzikë nga këngëtarë të ndryshëm.
Unë ndodhesha gjithmonë në kushte të vështira ekonomike, pasi familja nuk kishte asnjë të ardhur. Unë isha e zhvilluar me trup dhe kisha tipare të lezetshme.

Teksa fillova të shoqërohesha me shoqëri tjetër, pasi ishte koha kur sapo kisha filluar gjimnazin, më vinin në mendje shumë ide se si mund të fitoja para.

Një natë kam dalë me disa shoqe dhe shokë, aty ka ndodhur propozimi i parë për të filluar punë në Tiranë.

U shtanga menjëherë, pasi nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë. Nuk arrija ta kuptoja ende. Por diçka më bëri të ktheja kokën pas dhe të telefonoja punëmarrësit, shuma e parasë që unë do të fitoja.

Si erdhi ky propozim për punë?
Shoqëria me të cilën unë ndodhesha atë natë, njihnin menaxherin e lokalit të natës. Afrohet në mesin tonë dhe më drejtohet mua. Nuk përdori asnjë mashtrim, apo të bënte “kthesa” në muhabet. Ma tha hapur fare, që kemi nevojë për balerina tek një lokal nate në Tiranë. I thashë që nuk jam për atë punë, pasi isha shumë e vogël. Ai vijoi me muhabetin e tij dhe, në fund më tha që do kesh fitime të mëdha parash. Pas një javë mendimesh, u tundova nga paratë dhe vendosa ta provoja njëherë këtë punë, në një kohë kur se dija çfarë ishte.

Çfarë ndodhi më pas. Si shkove në Tiranë?
Telefonova personin që më tha për punë dhe erdhi ai më mori. Më dërgoi në Tiranë, në një lokal ku kishte edhe disa vajza të tjera profesioniste balerina. Unë e hutuar, fillova të bisedoja me balerinat e tjera të lokalit dhe u kërkova të më mësonin ndonjë gjë për punën. Ato më thoshin që nuk ishte fare e vështirë. Në këto momente kisha shumë frikë, pasi nuk e dija ç’po bëja.

Po familja jote, ishte në dijeni të vendimit që ti kishe marrë?
Absolutisht, ata nuk dinin asgjë ditët e para, pasi unë u thash që do të shkoja tek një shoqja ime se kishte mamanë sëmurë në Tiranë. Prindërit e kanë vuajtur shumë këtë pjesë, për shkak se vriste dhe vret shumë mentaliteti. Por u tundova nga paratë që unë s’i kisha parë asnjëherë me sy. Familja e ka marrë vesh disa muaj më vonë, pasi unë ia tregova vet duke i thënë që nuk kthehem më tek ju.

Si është një ditë e zakonshme pune në lokalet e natës?
Të bëhet rutinë puna. Është si të jesh në një punë të zakonshme, por ne jemi të një versioni tjetër. Punën e fillojmë orët e vona të natës, pas orës 23:00. Unë kam ndërruar disa lokale dhe ka disa balerina që punojnë. Mbulohesh nga paratë, pasi vijnë njerëz shumë të pasur dhe që nuk e kanë problem lekun. Ata e përdorin për kënaqësinë e tyre. Një person i thjeshtë mund të hedhë rreth 50 euro për ne, ndërsa ka pasur raste që kanë hedhur edhe 500 euro.

Si i ndani paratë me pronarët e lokaleve. Është e vërtetë që ata ju shfrytëzojnë për prostitucion apo t’ju mbajmë pa dëshirë?
Ka pas shumë raste që balerinat mbahen pa dëshirë nga pronarët e tyre. Nëse një vajzë nuk dëshiron më të punojë, është e lirë të shkojë. Në fund të fundit ajo do bëjë një punë që e ka zgjedhur vetë. Ndërsa ka edhe raste që shfrytëzojnë për prostitucion. Unë njoh vajza që janë përdorur edhe për këtë pjesë dhe, këtu përdoret edhe presioni. Zakonisht presioni përdoret tek vajzat e reja sepse, ato e bëjnë punën me frikë apo me dyshime. Lokalet e natës tani zëre se të gjithë për prostitucion mbahen, pasi këtu ka përfitime të shumta. Vijnë njerëz të njohur që futen dhe nuk e vrasin mendjen për lekun, vetëm emri mos t’u dalë.

Po lëndë narkotike ke marrë ndonjëherë gjatë punës?
Po… Është shumë e vështirë ta refuzosh këtë pjesë. Kur një vajzë është duke kërcyer, i thërret një klient që të shkojë afër tij. Kur shkon aty, ai i kërkon që të pijë bashkë me të dhe të jep lekët. Në shumicën e rasteve je e detyruar të konsumosh.

Çfarë lloji përdoret më tepër?
Kam ndërruar disa vende dhe më shumë përdoret kokaina.

Si janë marrëdhëniet e tua me familjen?
Familja e pranoi me vështirësi shumë të madhe. Pas shumë vuajtjesh dhe qëndrimi larg tyre, unë arrita t’i bindja se për çfarë kisha zgjedhur të bëja atë punë. Ata i vret shumë paragjykimi dhe kanë shumë të drejtë. Unë tashmë kam nisur të ndjek edhe shkollën, dhe të marr një tjetër drejtim në jetën time. Jo gjithë kohën unë do të punoj si balerinë në klubet e natës. Ajo është një punë që ka para të madhe por nuk është e denjë. Aty fiton, por përbuzesh shumë. Dëgjon lloj-lloj njeriu që çfarë nuk thotë, por balerinat janë të detyruara t’i durojnë./a.m.

Next Post
Lady Gaga habit me mesazhin e “ngrohtë” për Kanye West

Lady Gaga habit me mesazhin e “ngrohtë” për Kanye West

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

March 10, 2026
VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

VIDEO / Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Na kanë imponuar një skemë banale që…

March 10, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

Mbipopullimi i burgjeve, ish-prokurori Karanxha: Ndërhyrja e Gjykatës së Lartë duhet përgëzuar!

March 10, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In