• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet shqiptari që i mbijetoi sulmit terrorist në Kabul: Eksplozivi ishte aq i fortë sa …

by Java News
06/10/2019 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilaz Duli dhe miku i tij nga Bangladeshi kishin marrë pak ajër të pastër te hyrja e hotelit në natën e acartë të 20 janarit 2018, në hotelin më të madh të Kabulit, kryeqytet i Afganistanit.

Bashkë do të ktheheshin në holl, ku po shpiheshin pasdarke shtetas të dhjetëra shteteve që ishin pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare në Kabul.

Pas përshëndetjes me mikun nga shteti aziatik që do të futej në ashensor, Duli do të bënte edhe disa hapa me telefonin në dorë në drejtim të recepsionit.

“Aty interneti ishte shumë më i fortë se në pjesët e tjera të hotelit”, nis rrëfimin Ilaz Duli në kafenenë e bijve të tij, “Stories”, në Prishtinë.

“Kam biseduar me familjen katër-pesë minuta dhe ka qenë ora tetë e tridhjetë apo tridhjetepesë kur e kam ndërprerë”, thekson Duli, duke kujtuar pastaj fjalët e fundit që ua kishte thënë anëtarëve të familjes. “Sot është e shtunë, të premten e javës së ardhshme vij në Kosovë, do të thotë pas gjashtë ditësh mbërrij dhe dikush del e më merr si zakonisht në aeroport”.

“.. sikurse NATO-ja kur ka bombarduar”

Por derisa Duli po fliste brenda me familjen në Prishtinë, gjashtë militantë talebanë kishin kaluar murin e lartë prej katër metrash të hotelit “Interkontinental” në Kabul dhe kishin mbërritur para dy gardianëve të armatosur të hyrjes. Kështu u ishin shmangur kontrolleve të pesë rampave.

“Por në momentin që e kam kryer bisedën dhe e kam vendosur telefonin në xhep, hapin e parë që e kam bërë për të shkuar te ashensori, i pari prej gjashtë talebanëve ka hedhur veten në erë për ta thyer kordonin dhe ka vrarë dy gardianët”.

Përnjëherë fuqia e shpërthimit do t’ia kujtonte Dulit bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në luftën e Kosovës. “Eksplozivi ka qenë aq i fortë, sikurse NATO-ja kur ka bombarduar. Nuk e kam pasur larg as dhjetë metra”, tregon ai. /l.m

Next Post
Nëse jeni të rinj dhe keni thinja, bëni një vizitë te mjeku, ja nga se shkaktohen

Nëse jeni të rinj dhe keni thinja, bëni një vizitë te mjeku, ja nga se shkaktohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

VIDEO/ Incident në Paris, një gardist humb ndjenjat para Macronit, presidenti i vjen në ndihmë

November 12, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Emigracioni i parregullt në rënie në BE, por shtohen kalimet në itinerarin Shqipëri-Greqi

November 12, 2026
Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

Kandidati i vdekur kryeson garën elektorale në Kaliforni

November 12, 2026
Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

Sot takimi Putin-Witkoff-Kushner në Moskë, pas negociatave pa marrëveshje në Abu Dhabi

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In