• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfehet Rudina: Si ishte Azem Hajdari baba

by A R
26/09/2017 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për emisionin “Kolaudim” në IN Tv, Rudina Hajdari është rrëfyer për babain e saj Azem Hajdari.
Deputetja e PD, ka rrëfyer marrëdhëniet që kishte Azemi me familjarët e tjerë.

“Unë jam rritur në këtë shtëpi. Mbaj mend qe me babain loznim shpesh por dhe dilnim shëtitje nga Liqeni Artificial”, tha Rudina Hajdari.

“Ai gjithnjë e gjente kohën për ne. Na kushtonte shumë kohë”, theksoi ajo. Edhe pse ishin kohë te vështira për vendin, e po ashtu dhe për vetë Azem Hajdarin, Rudina na rrëfen se në shtëpi gjithmonë kishte hare, dhe problemet ishin jashtë portës së tyre.

“Në asnjë moment problemet e politikes nuk ishin pjesë e diskutimeve në familje, edhe pse vendi po kalonte momente shumë të vështira babai nuk na fliste asnjë moment për to”, pohoi deputetja e re e PD-së.

 Rudina, si vajza e madhe e familjes, sot kujton gjithnjë këshillat e babait. “Shkolla ishte këshilla kryesor. Mbaj mend që gjithnjë na kërkonte të lexonim, të mësonim shumë në shkollë e veçanërisht të mësonim gjuhë të huaja”, tha ajo.

Në 12 shtator Rudina Hajdari foli për herë të parë në Kuvend, si deputetja më e re e PD-së, datë e cila përkoi edhe me 19-vjetorin e vrasjes së babait të saj. Por si e ka përjetuar Rudina, momentin kur fjalimi i saj i parë në Kuvend u duartrokit nga të djathtë e të majtë?

“Fjalimi ishte në një ditë të veçantë për familjen time. Ishte në 19 vjetorin e babait dhe kjo e shtoi edhe më shumë peshën e emocioneve. Ashtu si babai im, i cili vendoste interesat e vendit në plan të parë, edhe unë mendoja që të përcillja një mesazh bashkimi”, pohoi Rudina./a.m.

Next Post
Institucioni i rëndësishëm shqiptar bie pre e hakerave

Mashtrimi kompjuterik, si u grabit shqiptari nga francezi 62-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com