• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfehet piloti shqiptar: Ju tregoj “prishjen” e qetësisë së Ramës dhe ndalimi nga policia

by
12/08/2015 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëfehet piloti shqiptar: Ju tregoj  “prishjen” e qetësisë së Ramës dhe ndalimi nga policia

Piloti shqiptar që shoqëronte atë gjerman, mbi të cilin u diskutua gjatë rreth prishjes së qetësisë së kryeministrit dhe më pas arrestiit të tij ka dhënë një intervistë për GSH për të shpjeguar ngjarjen.

Ai shprehet se nuk ka pasur një arrestim të tyre, por një kontroll nga policia dhe se janë mbjtur për rreth 4 orë nën kontroll. Duke qartësuar rregullinë në dokumentacion, piloti shqiptar thotë se ata nuk e dinin se në Dhërmi po pushonte kryeministri.

A mund të na shpjegoni se si është e vërteta e historisë që ju keni fluturuar me helikopter mbi Dhërmi, aty ku pushonte edhe kryeministri?

Unë dua ta nis nga fillimi këtë histori, sepse dua të sqaroj përmes gazetës suaj se ne nuk e dinim fare se kush pushonte në Dhërmi, prandaj nuk kishim dijeni as për kryeministrin. Dua të them se unë jam përfaqësuesi i kompanisë së helikopterëve “Viva Air Albania”, e cila prej kohësh bashkëpunon me kompaninë tjetër gjermane, “Aeroheli Internacional” dhe qendrën tonë e kemi në Arbanë. Prej një viti piloti gjerman është pjesë e ekipit tonë dhe kemi udhëtuar disa herë bashkë, pasi helikopterët tanë përdoren për emergjencat civile, për turizëm, apo edhe për udhëtime kur porositen nga persona të caktuar. Madje, ne jemi edhe pjesë e emergjencave europiane dhe kemi qenë edhe në Serbi apo Bosnje në rastet e përmbytjeve dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme të kësaj natyre. Por, që të kthehemi tek ajo që ka ndodhur. Unë kam qenë bashkë me pilotin gjerman në helikopterin që u tha se prishëm qetësinë e kryeministrit dhe familjes së tij në Dhërmi, por që e vërteta nuk është aspak kështu.

Ju fluturuat mbi Dhërmi dhe konkretisht mbi zonën ku pushon familja e kryeministrit?

Ditën e premte kemi marrë lejen për të fluturuar në Korfuz, pasi ashtu e kishim planifikuar ditën e shtunë. Çdo gjë ditën e premte ishte në rregull, i bënë kontroll helikopterit, lejes sonë dhe na thanë se s’kishim asnjë problem. Pas kësaj, të shtunën ne jemi nisur nga Rinasi në drejtim të Korfuzit, pasi do shkonim në një ishull dhe gjatë kësaj kohe kemi folur çdo 10 minuta me kullën e vrojtimit në Rinas. Por, kur shkuam në Llogara, na thanë se do të lidheshim me kullën e vrojtimit të Korfuzit, sepse kishim hyrë në territorin e tyre dhe nga ana e Korfuzit na u tha që të bënim një orbitë rrotulluese mbi Dhërmi, duke u shkëputur nga toka 500 këmbë, derisa të na jepnin direktivën nëse do lëviznim majtas apo djathtas. Pasi bëmë vetëm një rrotullim mbi Dhërmi, pa e ditur se kush pushonte aty, morëm direktivën për t’u nisur. Kur u kthyem të dielën në Rinas, na bënë kontroll me policë dhe qen në helikopter, ndërsa mua dhe pilotin gjerman na futën në dhoma më vete, na kyçën dhe na kanë mbajtur aty nga ora 12 deri në orën 16:30 minuta.

Next Post

Hiqet tregu i rrobave të përdorura, Bashkia e Tiranës kthen sheshin e Brryllit në park

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Qeveria shtyn afatin për stacionet e plazhit! Kontratat do të lidhen deri në fund të qershorit

May 18, 2026
Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!

Tensione në Budapest, presidenti sfidon kërkesën e kryeministrit të ri: Nuk e jap dorëheqjen!

May 18, 2026
Rama njofton platformën e re e-Albania: Përdorim më i lehtë edhe për PAK…

Rama njofton platformën e re e-Albania: Përdorim më i lehtë edhe për PAK…

May 18, 2026
Gratë me kallashnikovë në xhami! Çmenduri në TV e Iranit, moderatori qëllon me armë live

Gratë me kallashnikovë në xhami! Çmenduri në TV e Iranit, moderatori qëllon me armë live

May 18, 2026
10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

May 18, 2026
“Times Kuwait”: Shqipëria po kthehet në destinacionin tërheqës për turistët dhe investitorët nga Gjiri

“Times Kuwait”: Shqipëria po kthehet në destinacionin tërheqës për turistët dhe investitorët nga Gjiri

May 18, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Nga puna, te surprizat dhe dashuria, si nis java për 12 shenjat? Horoskopi nga Jorgo Pulla

May 18, 2026
Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton dhunën e kolonëve: Në shënjestër Smotrich dhe Ben-Gvir

Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton dhunën e kolonëve: Në shënjestër Smotrich dhe Ben-Gvir

May 18, 2026
DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

DETAJE / Rama vizitë zyrtare në Korenë e Jugut. Në fokus partneriteti dhe investimet

May 18, 2026
“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In