• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfehet Orialda: Njohja në arrati me një djalë dhe idea e videove në YouTube

by Java News
21/08/2015 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjendur e vetme, mes të panjohurve dhe e mbyllur mes katër mureve të dhomës së paraburgimit, Orialda Kajtazi kërkon mes lotëve mëshirë nga gjykata. Ajo shprehet e penduar për të gjitha veprimet e pamenduara që, sipas saj, janë deri diku normale për një 17-vjeçare. Nga qelia ajo tregon se si është ndjerë gjatë një muaji arratie, së bashku me motrën e vogël dhe si i kalonte ditët në qytetin bregdetar të Vlorës. Orialda tregon se ky muaj për të ka qenë si një periudhë pushimesh, ku mund të bënte çfarë kishte dëshirë, mirëpo ditët e fundit ndjeu mungesën e familjes dhe u pendua për gjithçka kishte bërë, sidomos për vënien e zjarrit në shtëpi dhe për videot e hedhura në “youtube”.

Orialda, cila ka qenë arsyeja e gjithë kësaj aventure që more me motrën e vogël?

Nuk e di t’iu them me siguri se cila ka qenë arsyeja e veprimeve tona. Jam ende shumë e turbullt për gjithçka që ka ndodhur. Ne u mërzitëm shumë nga jeta në shtëpi dhe nga sjellja e prindërve dhe e motrës së madhe ndaj nesh. Në një farë mënyre kjo ishte si një revoltë e jona ndaj tyre.

Nëse do ta ktheje kohën pas, do të bëje të njëjtat veprime?

Jo. Nuk do të ikja nga shtëpia. Kur të ktheheshin nga spitali prindërit dhe motra do të flisja me ta dhe do të përpiqesha t’i bëja të kuptonin se po silleshin shumë ashpër me ne.

Për çfarë gjëje je penduar më shumë?

Më shumë jam penduar që kam djegur shtëpinë. Nuk duhet ta bëja, sepse shtëpia është gjithçka që ka familja ime. Nuk e di si më humbi arsyeja që bëra një veprim të tillë. Tjetër gjë për të cilën jam penduar shumë është hedhja e videove në “youtube” dhe fjalët që kam thënë për familjarët. Disa nuk janë të vërteta. Unë i kam ekzagjeruar. Nuk duhet ta kisha hedhur atë video në internet sepse, jo vetëm prindërit që i lëndova, por lëndova edhe njerëzit e afërt që nuk kishin asnjë lidhje me inatin që kisha unë me familjen time. Më shumë keq më ka ardhur për familjen e dajës. Duke lexuar në medie lajme të pavërteta lidhur me ikjen tonë, ne donim të nxirrnim një video që të thoshim të vërtetën. Pastaj fjala solli fjalën dhe u publikuan ato video.

Çfarë bëtë ju përgjatë një muaji kur prindërit dhe policia iu kërkonte?

Nisi si një aventurë. Nuk na mësoi askush dhe nuk na ndihmoi askush. Dolëm nga shtëpia me motrën vetëm me dy valixhe me rroba. Morëm në shtëpi 240 mijë lekë dhe 400 euro. Qëndruam në një hotel në Durrës dhe pas 3 ditësh morëm një taksi dhe u nisëm për në Vlorë. Aty gjetëm një shtëpi me qira. Pronarit i dhamë edhe lekë paradhënie. Lekët i shpenzuam për të blerë rroba për shtëpinë, si edhe sende të nevojshme për kuzhinën. Blemë edhe rroba dhe aksesorë për vete.

Si ishte një ditë e jotja në arrati?

Isha e lirë të bëja çfarë kisha dëshirë. Shkoja në plazh, dilja për kafe, bashkë me Klevisën. Në plazh njoha edhe një shok me të cilin ndenja 5 ditë. Unë dhe Klevisa ia kalonim bukur, sepse shkonim ku kishim dëshirë, pa i thënë askujt. Ndiheshim të lira për të bërë gjithçka, sepse nuk na njihte njeri dhe nuk kishim prej kujt të fshiheshim. Kur ndryshuam edhe look, ishim edhe më të qeta. Lajmet i ndiqnim pak ose aspak. Por kur të gjitha mediet po shkruanin për ne, u shqetësuam.

Çfarë të mungonte më shumë në ato ditë?

Asgjë. Në ato momente unë isha e turbullt dhe nuk ndjeja mungesën e asgjëje. Mirëpo ditët e fundit fillova të ndiej se më mungonte familja, pavarësisht se me ata kisha shumë konflikte.

Para dy ditësh të kanë vizituar prindërit, si është tani marrëdhënia mes jush?

Po përpiqemi që të krijojmë një raport të mirë mes nesh. Sapo i takova, unë iu kërkova falje për veprimet e nxituara që kam bërë. Ata më thanë se më kishin falur dhe se do të më ndihmojnë dhe do të më përkrahin që unë të dal nga burgu. Ata më premtuan se kur unë të kthehem në shtëpi, gjërat do të ndryshojnë dhe ata nuk do të jenë më aq të rreptë ndaj meje. Unë u kërkova që ata të marrin në shtëpi edhe Klevisën. Kam folur edhe vetë me të dhe pres që sot të ma sjellin këtu që ta takoj.

Si e parashikon të ardhmen tënde kur të dalësh prej këtu?

Do të kthehem në familje. Të ardhmen time e shikoj gjithmonë të lidhur me Klevisën, motrën e vogël. E di që ajo nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, por unë do ta bind që ajo të kthehet. Do të bëhem krahu i saj i djathtë dhe nuk do ta braktis kurrë.

Next Post

Goditi gruan në kokë, pranga kavajasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In