• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëfehet Jonida Maliqi: Ja pse nuk këndoj në pub-e

by
01/08/2015 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëfehet Jonida Maliqi: Ja pse nuk këndoj në pub-e

Duket sikur po të shkru ajmë se Jonida është e talentuar, e bukur, shkëlqen gjithmonë, por biem në përsëritje. Mirëpo edhe kësaj here këto fjalë duhen shënuar pasi këngëtarja prej vitesh vazhdon t’i gëzojë këto cilësi, duke mos e lëshuar majën e klasifikimit. Ndërkohë në një intervistë për “Bluetooth” ajo ka listën e saj të këngëtarëve që i konsideron “on the top”. Jonida Maliqi sapo ka publikuar këngën e saj më të re “Jam bërë si ti” një dedikim dashurie, shoqëruar me një video për të cilën është punuar shumë, e me shumë dashuri.

Vjen kësaj here në bashkëpunim me kantautorin Flori Mumajesi, dhe në rrëfimin e saj na tregon arsyet se pse e zgjodhi, planet për gushtin e për shtatorin dhe detaje nga jeta e saj personale… Jonida ke zgjedhur të sjellësh këngën tënde më të re në kulmin e verës. Kështu rastisi apo ishte e planifikuar? Në fakt kam më shumë se gjashtë muaj që po punoj për këtë këngë dhe sigurisht e kisha planifikuar për të qenë pjesë e këtij sezoni veror.

Po ashtu ke zgjedhur të bashkëpunosh me kantautorin Flori Mumajesi, pse? Sepse e vlerësoj shumë si kompozitor dhe më në fund u bëmë mbarë që të punonim së bashku meqenëse njihemi prej më shumë se 15 vitesh. Më në fund e gjetëm kohën për njëri-tjetrin dhe krijuam këtë material që e kemi punuar me shumë dashuri.

Për çfarë flet kënga jote? Si kush je bërë ti? Mendoj që është evidente. Kënga flet për dashurinë. Si ai… Dimë që xhirimet e klipit janë bërë në Greqi, pse jo në vendin tonë? Sepse vendi ynë është konsumuar masivisht nga klipet dhe pse jo mendova që të kontribuoja disi për krizën që po kalon Greqia (qesh). Si shkuan xhirimet? Sa zgjatën ato dhe sa ka nga dora e mendja e Jonidës në këtë video? Nuk parapëlqej të shprehem për vetveten megjithatë jam shumë e lumtur që të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë klip kanë punuar me shumë energji dhe dashuri. Xhirimet zgjatën plot tre ditë të cilat do të mbeten të paharrueshme për ne, jo vetëm kundrejt lodhjes, por edhe kënaqësisë që na dhuroi ky material. I gjithë stafi ishte i unifikuar. Kur kam dëgjuar këngën për herë të parë jam përlotur masivisht dhe e kam ditur që në momentin e parë së çfarë kërkoja nga video. Shfrytëzoj rastin për të falënderuar regjisorin Jotti Ejilli, i cili iu bashkëngjit më së miri idesë time dhe kisha besim të plotë që do të dilte një pune ashtu sikurse e dëshiroja. Sigurisht kjo edhe falë pjesës teknike të “Kinostudio Dardan”. Sa ka kushtuar ky videoklip, do të na e tregosh? Ju e dini fare mirë se asnjëherë gjatë karrierës sime nuk kam preferuar të tregoj shifra. Sigurisht që jetojmë në epokën e showbiz-it, por për sa kohë të drejtat ekskluzive të të gjithë materialit i kam unë, kjo çështje mbetet shumë personale.

Veç këngës tënde, cilën këngë vlerëson si prodhimin më të mirë muzikor të kësaj vere, se kemi pasur shumë sivjet? Nuk do të doja të specifikoja ndonjë këngë në veçanti, por e kam shprehur gjithnjë që këngëtaret e mia të preferuara mbeten Dafina Zeqiri, Elvana Gjata dhe së fundmi Era Istrefi të cilat janë “on the top” në tregun muzikor shqiptar. Kjo nuk do të thotë që jam feministe sepse parapëlqej edhe këngëtarë meshkuj ku pa kurrfarë hipokrizie përmend autorin e këngës time Flori Mumajesin, Ledri Vulën, si dhe Alban Ramosajn. Kolegët e tu përgjithësisht nxjerrin këngë të reja në verë që të kenë sa më shumë koncerte. Ti je këngëtare që nuk këndon në koncerte. Pse? E kam thënë se unë jam pjesë e koncerteve dhe festivaleve, por nuk këndoj nëpër diskoteka apo ‘clube’ sepse kështu ka qenë rrugëtimi i karrierës sime artistike. Është zgjedhja ime pa paragjykuar askënd sepse unë i vlerësoj shumë njerëzit kur punojnë fort.

Merr ftesa për të kënduar në lokale? Si i refuzon? Shumë rrallë sepse që në moshën 15-vjeçare vendosa të mos debutoja dhe refuzimi ka ardhur shumë organik. Parapëlqej t’i shijoj kolegët e mi si publik nëpër club-e sidomos gjatë sezonit të verës. Ky ka qenë një kufizim që ja ke vendosur vetes ti, apo edhe një dëshirë e bashkëshortit? Fillimisht ka qenë një kufizim që nuk ma kanë lejuar prindërit dhe më pas ka qenë vendimmarrja ime. Sigurisht duke marrë në konsideratë edhe repertorin tim ku të pakta kanë qenë këngët super ritmike.

Ai e ka parë klipin e ri? E pëlqeu? Sigurisht! Ka qenë ndër të parët që jo vetëm e ka parë, por edhe e ka realizuar nëpërmjet “Kinostudio Dardan” klipin e kësaj kënge. Kush kujdeset për djalin tuaj kur ti je e angazhuar me punë? Fatmirësisht i ka gjyshërit ende në formë. Dhe babai e bën me kënaqësi rolin e tij kur mami duhet të lëvizë për punë. Nuk besoj se keni interes të dini se sa teta kujdesen për tim bir. Ku do e kalosh muajin gusht? Në Jug të Shqipërisë ashtu sikurse kam bërë dhjetëvjeçarin e fundit. Kemi parë foto të tuat në det, dhe ke një trup të shkëlqyer, meritë e sportit, dietës? Ndaje me ne sekretin… Të dyja së bashku. Një punë intensive dhe e lodhshme gjatë sezonit të dimrit. Por nuk ka munguar gjatë dy muajve të fundit, ajo që e bëj prej pesë vitesh tashmë, LPG masazh anticelulit dhe fatmirësisht rezultatet janë të dukshme. Pasi edhe mosha bën të veten…

Ndonjë ndërhyrje estetike ke bërë? Si mendon ti??? Jonida një tjetër pasion i yti është edhe televizioni, ke ndonjë plan për në ekran nga shtatori? Mirëpres ofertat që nuk kanë munguar kurrë në çdo fillim sezoni. Po ndonjë plan për t’i dhuruar Danit një motër apo vëlla ka? Asnjëherë nuk i kam parapëlqyer planet.

Interviste e marre nga BalkanWeb

Next Post

Dializa, Beqaj: Konçesioni është garë ndërkombëtare, deklarata e sotme e PD është cinike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In