• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëfehet i mbijetuari nga sulmi i Hamasit: Një makinë me terroristë tentoi të futej në lagje

by A M
11/10/2023 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shay Golani ishte duke fjetur, kur të shtunën në agim, u zgjua nga alarmi i aplikacionit telefonik që paralajmëron banorët e Izraelit për sulmet me reketa. Ai jeton në jug të Izraelit, në kufi me Gazën, një territor i kontrolluar nga grupi i Hamasit. Vendbanimet izraelite janë të rrethuara me gardhe sigurie dhe sirenat që paralajmërojnë rrezikun nga raketat, nuk janë të pazakonshme. Por, për banorët e Zikimit, një vendbanim buzë detit, strehimi në dhomën bunker – dëshmi e konfliktit të gjatë ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve – kësaj radhe nuk do të mjaftonte.

“Dhjetë sekonda pas alarmit, dëgjuam zhurmën e raketave që po hynin në Izrael. Veç tyre, dëgjuam shumë të shtëna armësh dhe të tilla nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë gjatë një sulmi të tillë. Gjithmonë sulmohemi me raketa, por jo kështu. Shumë raketa hynë brenda vendbanimit tonë. Celularët u ndërprenë, nuk kishim qasje dhe nuk po e kuptonim se çfarë po ndodhte jashtë. Kishte shumë të shtëna dhe tani e kam kuptuar se ata (militantët e Hamasit) po përpiqeshin të depërtonin përmes detit, jo vetëm nga toka, por ishin zbrapsur nga flota detare izraelit. Një makinë me terroristë provoi të hynte në lagjen tonë,” thotë zoti Golani.

Sulmi i grupit militant Hamas filloi të shtunën herët me lëshimin e rreth 2000 raketave dhe depërtimin e fortifikimit që ndan Gazën me Izraelin. Mijëra militantë të armatosur, u sulën drejt vendbanimeve izraelite, duke vrarë dhe rrëmbyer familje të tëra, të moshuar e fëmijë dhe të rinj që po festonin në një festival të muzikës aty pranë. Pesë ditë pas sulmit të Hamasit, autoritetet izraelite njoftojnë për 1200 civilë izraelitë të vrarë, përfshirë edhe raportet fillestare nga Izraeli që flisnin për 40 foshnje të gjetura në vendbanimin Kfar Aza. Ndërkohë, Izraeli ka deklaruar gjendje lufte dhe ka filluar sulme të pandërprera ajrore ndaj Gazës, një vendbanim palestinez, me një dendësi të madhe popullsie, ku tani raportohet për 1055 të vdekur, përfshirë familje e fëmijë.

Ditën e sulmit, me të dëgjuar alarmin, Shay Golani, u strehua së bashku me dy binjaket 3 vjeçare dhe bashkëshorten, në dhomën bunker të shtëpisë.

“Një bombë e madhe ra pranë shtëpisë, duke e dredhur të tërën. Pas 10-15 minutash, dëgjova zëra që po vinin nga jashtë dhomës së blinduar. Aty nuk kemi dritare për të parë se çfarë po ndodhte jashtë. Dritarja është e mbyllur me hekur dhe askush nuk mund ta hapë nga jashtë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur aty. Pas pak, provova të dalë për të parë se ç’po ndodhte. E pashë që dera e shtëpisë ishte hapur dhe shkova në gjunj për ta mbyllur, sepse nuk doja që të më shihnin nga jashtë. E mbylla dhe u ktheva në dhomën e blinduar. E mbajta dorezën e derës për 20 minuta që askush të mos të mund ta hapte,” thotë ai.

Zoti Golani thotë se ai dhe familja e tij ishin me fat.

“Në vendbanimin tonë, kemi një njësit special të përbërë nga vetë banorët, qytetarë të zakonshëm, shtetas izraelitë të pajisur me armë. Ata na kanë mbajtur të gjallë. Militantët provuan të gjuajnë me raketa RPG brenda vendbanimit tonë dhe të depërtojnë brenda me makinë. Por, me shumë fat, patrulla arriti t’i zbrapsë. Ne nuk na është lejuar të dalim nga dhoma e blinduar deri në orën 8 të mbrëmjes, rreth 14 orë pasi filloi sulmi. Atëherë i morëm të gjitha gjërat që arritëm t’i mbledhim dhe u larguam nga shtëpia,” thotë ai.

Ai thotë se që nga kur është larguar, ka kuptuar dëmet që janë shkaktuar nga sulmi i Hamasit në vendbanimin e tij. Por, ai thotë, se në krahasim me komunitetet e tjera përgjatë Rripit të Gazës, ku kishin depërtuar militantët e armatosur, banorët e Zikimit kanë arritur të shpëtojnë.

“Ata nuk luftuan me ushtarë. Hamasi është njësoj si ISIS-i. Nuk kanë mëshirë. Janë vrasës. Kanë rrëmbyer foshnje. I kanë vrarë prindërit në sytë e fëmijëve. Tmerri ndodhi në Izrael,” tha zoti Golani.

Kjo është hera e gjashtë që zoti Golani braktis shtëpinë e tij. Tani, i strehuar në një vendbanim tjetër në brendësi të Izraelit me pjesëtarë të komunitetit të tij, ai thotë se nuk është i sigurtë nëse do të kthehet më në shtëpinë e tij.

“Kam jetuar në Rripin e Gazës për gjashtë vjet dhe jemi përballur me Hamasin; në të kaluarën na kanë sulmuar disa herë dhe ne jemi përgjigjur disa herë, por jo në një shkallë të këtillë. Është çmenduri. Vranë fëmijët dhe familjet tona. Çdo ditë dëgjoj për një të njohur të vrarë, apo për fatin e të cilit nuk dihet. Dhe mendoj se qeveria izraelite nuk ka bërë sa duhet për të na mbrojtur. Nuk mendoj se jemi të sigurtë të kthehemi në shtëpi…,” thotë ai.

Ai e ka të pamundur të parashikojë të ardhmen pas shkallës së sulmit të së shtunës.

“Në Gaza ka njerëz të mirë, njerëz që vinë në Izrael për të punuar dhe ata mund të jenë fqinj të mirë. Por edhe ata po vuajnë nga regjimi i Hamasit. Hamasi merr shumë para nga shumë shtete të botës dhe i investon për të siguruar raketa më të mira, për të ndërtuar tunele për t’u futur në Izrael dhe për të vrarë njerëz, jo për të mbështetur banorët e Gazës,” thotë zoti Golani.

/a.d

Next Post
Trysni nga senatori amerikan, Pekini dënon sulmet e Hamasit

Trysni nga senatori amerikan, Pekini dënon sulmet e Hamasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In